Connect with Us

Nga Kodi Rrugor, tek ndryshimet në polici dhe SHÇBA/ Çuçi prezanton risitë e mandatit të tretë

Politikë

Nga Kodi Rrugor, tek ndryshimet në polici dhe SHÇBA/ Çuçi prezanton risitë e mandatit të tretë

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot risitë që pritet të sjellë mandati i tretë qeverisës i socialistëve, në Policinë e Shtetit, por edhe në institucione të tjera në varësi të ministrisë së Brendshme.

Si element kryesor ristrukturimi do të jetë dhe futja e teknologjisë së fundit.

Do fusim dhe përdorimin e teknologjisë dhe pajisje super inteligjentë për të kontrolluar territorin, në mënyrë që asnjë centimetër e Shqipërisë të mos dhunohet, sikurse është bërë rëndom.

Policia do jetë forca e vetme për evidentimin e cdo paligjshmërie”-tha Çuçi.

Sa i takon masave për parandalimin e aksidenetev rrugore, Çuçi tha se “Do fillojmë rishikimin e legjislacionit, do ketë përforcime me masa ndëshkuese në Kodin Rrugor, por edhe dixhitalizimin e mjeteve. Do vendosen kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Gjithashtu ministri tha se “Do vazhdojë reformimi me parimin “ndiq paranë”.  Do rishohim strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të rritur kapacitetet investiguese.

Do të synojmë që të transformojmë SHCBA në një agjenci të mbykqyrjes policore dhe brenda këtij viti do sjellim në parlament legjislacionin sipas atyre sistemeve më të avancuara perëndimore.

Më tej, ai deklaroi se do ulet edhe mosha mesatare të punonjësve të Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mban në gojë gratë e botës si “k”, kur ke plot “ k” brenda familjes”/ Deklarata e fortë e Murrizit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Agron  Gjekmarkaj sot në Kuvend.

Ky i fundit i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të largojë nga administrata dhe Akademia e Shkencave punonjësit që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Murrizi shkruan se një kërkesë të tillë Gjekmarkaj duhet ta bënte në Grupin Parlamentar të PD. Sipas tij nëse 140 deputetëve do i kërkohej të shkojnë të marin çertifikatën e pastërtisë së figurës, 30 prej tyre nuk do kishin këllqe.

Ky shtet prej 31 vitesh postkomunizëm është drejtuar vetëm nga ish komunistë, bijtë e tyre dhe ish spiunë të sigurimit. 234 janë në policinë e Shtetit, 73 në SHISH, të tjerë në ushtri e ministri shton Murrizi.

“E pershendes deklaraten e deputetit Gjekmarkaj sot ne Kuvend ku i kerkoi Rames te largoj ish sigurimsat dhe spiunet e tyre nga akademia e shkencave dhe nga administrata e Shteterore

Por do ishte mire qe nje kerkese te tille ta bente ne grupin parlamentar te PD, kerkese te cilen une e kam bere disa here ne vitin 2017 e qe Basha heshte sepse shihte fytyra te nxira e te verdha ne salle

Kembengul Agron dhe do te shohesh qe pothuajse ne çdo qark ke deputet qe kane perveç emrit qe Ti ju therret, edhe emra me iniciale nga ata qe ka botuar dje gazeta afer qeverise

Te rrekomandoj ti hedhesh nje sy librit te Aleksander Meksit “ DHJETOR 90” dhe do shikosh se ish funksionare te ppsh, te rinise komuniste, te frontit demokratik, etj i ke aty ne krahun Tend ne salle e rrotull Teje ne çdo institucion te ketij Vendi

Kerkojua te 140 deputeteve te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures Agron dhe do shohesh qe rreth 30 “ cope” deputet nuk kane kellqe te shkojne

Kerkoja Bashes Agron qe tua kerkoj Deputeteve te PD dhe do te shohesh qe mbi 17 “ cope” nuk kane kellqe



LEXO EDHE:  Kultivimi i kanabisit/ Arrestohet një person në Berat, procedohen dhe dy kryepleq

LEXO EDHE:  Foto+Video-Zbardhen emrat e të plagosurve në Shkodër/ Si ndodhi ngjarja

Do te thote ndonje mender demutkrat ne komente qe pse thua qe ka spiune ne PD e jo ne PS

Ne PS e kane per nder kush ka qene sigurims e spiune sigurimi se nostalgjia per rregjimin dhe origjina nga vijne, i ben krenare pse kane qene sigurimsa e ish spiune sigurimi

Po ne PD pse duhet te kete akoma sigurimsa, ish spiune sigurimi, ish komuniste dhe ish funksionare te ppsh e te rinise, frontit, bashkimeve profesionale etj , sot 31 vite neokomunizem????

Sa per ne Shtet ke plot Agron se ky Shtet prej 31 vitesh postkomunizem eshte drejtuar vetem nga ish komuniste, bijte e tyre dhe ish spiune te sigurimit

Ke plot 234 ne policine e Shtetit, ke 73 ne shish, ke ne ushtri, ke tek dsik, ke ne çdo ministri

Madje edhe ai qe leshon çertifikaten e sigurise per Ty Agron apo per çdo Deputet, Minister, President etj, per te gjithe pushtetin gjygjesor per trupin diplomatik Shqiptare e per çdo funksionare te ketij shteti eshte nje ish sigurims nga nahia Jote Agron dhe quhet Mark Ndreca

Prandaj qe te jesh korrekt ne kerkesen tende sot ndaj Rames, duhet qe mese pari te luftosh qe ti largosh nga PD, nga kryesia e PD nga keshilli kombetar, nga grupi yt parlamentare, nga drejtues te degeve te PD e pastaj te gjithe se bashku te luftojme qe te kemi nje Qeveri dhe nje administrate Shteterore pa ish komuniste, pa ish sigurimsa e pa ish spiune sigurmi

Se ndryshe i bie qe te mbash me goje grate e botes si “ k” kur ke plot “ k” brenda familjes“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.



Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE