Connect with Us

Ndizet debati për përjashtimin e Berishës/ Demokratët e Durrësit njëzëri kundër Bashës

Politikë

Ndizet debati për përjashtimin e Berishës/ Demokratët e Durrësit njëzëri kundër Bashës

Publikuar

-

cna lajme politike

Largimi i ish kryeministrit, Sali Berishës nga grupi parlamentar ka ndezur një debat të fortë mes demokratëve, ndërkohë që ish-lideri historik i tyre ka paralajmëruar nisjen e takimeve me bazën e partisë.

Nga qendra debati është zhvendosur në bazë.

Në mbledhja e kryesisë së PD Durrës,  zhvilluar mbrëmjen e së martës, theksi i diskutimeve është përqendruar në vendimmarrjen e liderit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentare.

Vendimmarrja personale e Bashës për largimin e Berishës nuk është pritur mirë nga demokratët durrsakë, të cilët kërkojnë që vendime të këtij lloji të kalojnë përmes procedurave standarte të sanksionuara në statutin e partisë.

Ylli Kasa, kreu i grupseksionit të lagjes nr.4, ka thënë se folësit në mënyrë unanime kanë kërkuar që vendimet apo zgjedhjet të realizohen sipas mënyrave demokratike përmes statutit (këshill, referendum apo zgjedhje), nga anëtarësia e kësaj force politike nga qendra në bazë, shkruan “Durrësi lajm”.

LEXO EDHE:  “PS alternativa e punës, PD alternativa e paligjshmërisë”/ Gjylameti thirrje qytetarëve

“Të gjithë folësit konvergjuan në të njëjtin mendim: Vendimet të merren sipas statutit dhe me standarte demokratike, ose me këshill ose me referendum, nga qendra në bazë. Partia Demokratike ka djem, vajza, zonja e zotëri që e ndjejnë vërtetë këtë force politike. Gjë të cilin nuk e shohim tek lidershipi apo ndonjë në qytetin tim që ta ndjej me vendimet, veprimet apo me mosveprimet e tyre gjatë kësaj periudhe 8 vjeçare”, ka thënë Kasa.

Sipas të njëjtit, Basha kishte 8 vite kohe të mendonte e të vendoste mbi çështje madhore e të përcillte modelin e tij në bazë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf ka zhvilluar një takim në Selinë e LRE me Kryetarin e kësaj Partie z. Arian Galdini dhe me disa drejtuesit kryesorë të LRE.

LRE – Lëvizja e Re është tashmë prej 1 viti në skenën politike shqiptare si një parti e djathtë dhe opozitare.

Vetëm pak javë më parë, në dt 21 gusht, LRE – Lëvizja e Re organizoi Marshimin e Dinjitetit nga Sheshi Skënderbej në Sheshin Nënë Tereza e më pas përballë Kryeministrisë, ku morën pjesë mbi 400 qytetarë.

LEXO EDHE:  “Basha është mbyllur në zyrë”/ Kadilli shkon dhe e sfidon në selinë e PD

LEXO EDHE:  Tërmetet nuk ndalen/ Lëkundet sërish vendi



Vizita e Ambasadorit Gjerman Peter Zingraf në Selinë e LRE, vjen pak ditë pas vizitës së lamtumirës së Kancelares Merkel në Tiranë, e menjëherë pas zgjedhjeve në Gjermani.

LRE e drejtuar nga Arian Galdini është e deklaruar si një parti e djathtë dhe opozitare, qartësisht pro Perëndimore, pro Integrimit Europian dhe vendosmërisht pro Reformës në Drejtësi/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikanë në krah të saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën e kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15.00 dhe Kim do të jetë e shoqëruar nga disa zyrtarë të Kongresit Amerikan, si Robert Karem, senator Mc Connell. Paul Grove, Mike Levine, Alex Marc Farlane dhe Tobei Arai.

LEXO EDHE:  Do të futet PD sërish në çadër?/ Përgjigjet Edmond Spaho

LEXO EDHE:  Zbardhet aktekspertimi i “Babales”/ Bien poshtë pretendimet e opozitës



Nuk dihet tema e bisedës, por së fundmi është lakuar masivisht se Lulzim Basha e përjashtoi ish-kryeministritn Sali Berisha nga grupi parlamentar, në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj tij për çështjen e lobimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vrasja e nënkomisarit te larja e hesapeve/ Autorët në arrest shtëpie, por endeshin të lirë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Fatjon Palushi njëri nga autorët e plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Parkut të Autobuzave në Tiranë ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në momentin e ngjarjes.

Sipas ABC News, ai ishte arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve.  Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Fatjon Palushi

Por ky nuk është rast i parë kur personat e lënë nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” enden të lirë duke u përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.



Në 4 qershor Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij Kudrejt Saliaj në Tiranë. Autori shoqërohej nga e bija e cila dyshohet se i dha të atin armën me të cilën kreu krimin. Në atë kohë Dhurata Saliaj ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje. Ajo ishte në proces divorci me viktimën i cili e kishte kallëzuar të shoqen e akuzonte për dhunë në familje, shkruan ABC News.

LEXO EDHE:  “Stafet tona mjekësore heronjtë e vijës së parë”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci

LEXO EDHE:  Tërmetet nuk ndalen/ Lëkundet sërish vendi

Në qershor të këtij viti 26-vjeçari Fridman Xhaferraj u masakrua me sende të forta në kokë dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Në atë kohë i riu duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia kishte shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, “arrest në shtëpi”, por nuk e ka gjetur. I vëllai i viktimës u tha efektivëve se 26-vjeçari është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë. Xhaferraj dyshohet se u vra për larje hesapesh nga Lulzim Spahija dhe një tjetër person, me të cilët njihej më parë.

Fridman Xhaferraj

Në 28 shtator 21-vjeçari Aldi Rama vrau me armë zjarri nënkomisarin e policisë së Lezhës Saimir Hoxha teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. Hoxha e ndaloi Ramën për verifikim në zonën e Kune Vain në Lezhë ndërsa ky i fundit e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në pjesën e zemrës duke i marrë jetën. Rama ndodhej në arrest shtëpie prej muajt nëntor të vitit të kaluar pasi ishte ndaluar me lëndë narkotike.

LEXO TE PLOTE