LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meksi: Nuk e diskutojmë qëndrimin në Superiore, ja objektivi i Skënderbeut

16 Shtator 2021, 12:19, Sport CNA
Meksi: Nuk e diskutojmë qëndrimin në Superiore, ja objektivi i

Humbja me Tiranën la një shije jo fort të mirë në kampin bardhekuq edhe për vetë faktin se korçarët ishin të përgatitur për të dalë me pikë nga kryeqyteti. Por të ndodhur në kushte të tilla, të gjithë e kanë mendjen te ndeshja e radhës ndaj Partizanit në shtëpi, ku Skënderbeu pret një tjetër rezultat nga ai i javës së parë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Jorgo Meksi, në intervistën për ?Panorama Sport? komenton humbjen me Tiranën, por edhe për përgatitjet dhe synimet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

Nga mënyra se si erdhi humbja ndaj Tiranës, ju ?djeg??

Normalisht që po, por nuk është se jemi duke e menduar më atë takim. Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe kishim punuar shumë për të bërë prezantimin e duhur në këtë takim dhe për të marrë më të mirën. Këtë e treguam në pjesën e parë të ndeshjes atje ku ishim të barabartë me kundërshtarin. Pësuam një gol të shpejtë dhe ditëm të reagonim në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar gjithçka. Edhe pjesa e dytë nisi mirë, por kartoni i kuq na prishi rrjedhën e lojës. Besoj se ishte diçka e nxituar që mund të evitohej nga arbitri, por atje ndryshoi shumë loja. E kishim të pamundur të përballonim Tiranën me dhjetë futbollistë dhe u pa në fushë një gjë e tillë.

Si e shikoni ndeshjen e radhës ndaj Partizanit?

Është një ndeshje e vështirë, siç do të jenë të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Do të mësohemi me sfida të tilla pasi të gjitha ekipet janë forcuar dhe duket se janë gati-gati në të njëjtin nivel. Partizani është një tjetër ekip si Tirana që ka objektiva madhorë për këtë sezon. Kjo bën që të angazhohemi më shumë. Luajmë në fushën tonë dhe kjo na favorizon, por duhet të bëjmë mirë edhe në lojë për të marrë rezultat.

Përballen dy ekipe që e kanë nisur me humbje sezonin. A e bën ky fakt edhe më të vështirë?

Edhe në kushte të tjera, besoj se do të ishte ndeshje delikate. Normalisht që kjo e vështirëson disi, pasi të dy skuadrat do ta kërkojnë kthesën. Ne do të hyjmë në fushë pa menduar se çfarë ka bërë kundërshtari, por do ta kemi mendjen vetëm tek ato që duhet të bëjmë ne për të marrë maksimumin nga ky takim.

Si e shikoni Skënderbeun e këtij sezoni?

Ndeshja e parë tregoi se kemi potencial. Do të shohim çdo kundërshtar në sy dhe të përballemi si të barabartë me çdokënd. Jemi më të plotë dhe me të gjitha pozicionet e dubluara. Kjo na bën që ta shohim me qetësi vijimësinë.

A do t?ia dalë Skënderbeu këtë sezon që ta sigurojë qëndrimin në Superiore pa vuajtje?

Normalisht që po, pasi kjo është diçka që ne nuk e mendojmë aspak. Nuk kemi objektiva afatgjatë. Për ne e rëndësishme është të marrim ndeshjet një e nga një dhe të mundohemi të fitojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Kjo do të ishte kryesorja, ndaj edhe ky është objektivi ynë. Objektiv kemi ndeshjen e radhës.

Lajmet e fundit nga