Connect with Us

Liga e Konferencës/ Sa shumë surpriza, triumfon vetëm 1 skuadër vendase. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Sport

Liga e Konferencës/ Sa shumë surpriza, triumfon vetëm 1 skuadër vendase. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Publikuar

-

U luajtën duke startuar nga ora 18:45, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës ku nuk munguan surprizat.

“Ligjin” mbrëmjen e sotme e bën skuadra udhëtuese, teksa 5 prej tyre arritën të triumfonin në transfertë, ndërkohë që vetëm Slavia e Pragës fitoi në shtëpi, duke mposhtur Union e Berlinit me rezultatin 3-1. Dy përballjet, Ren-Totenhem dhe Qarabag-Bazel u mbyllën na barazim. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET LIVE:

(GRUPI B) FLORA – GENT 0-1

Lemajiç 54

(GRUPI A) HJK HELSINKI – LASK LINZ 0-2

Maresiç 17′ , Monschein 89′ 

(GRUPI F) LINCOLN RED – PAOK  0-2

Akpom 45+2′ , Mitrita 56′ 

(GRUPI G) MURA – VITESHE 0-2

Tronstand 30′ , Darfalou 69′ 

(GRUPI H) KARABAK – BAZEL 0-0

(GRUPI G) REN – TOTENHEM 2-2

Tait 23′ , Laborde 72’/ Bade 11 (autogol), Hojberg 76′

(GRUPI E) SLAVIA PRAGA – UNION BERLIN 3-1

Bah 18′ , Kuçta 84′, Sçranz 88′ / Behrens 70′ 

(GRUPI F) SLOVAN BRATISLAVA – FC KOPENHAGEN 1-3

Henty 21′ / Uind 18′ , 68′ Stage 42′ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

E rrahën për një shall, tifozi i Manchester City-t përfundon në gjendje kome

Publikuar

-

Nga

Manchester City bëri detyrën, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën ndaj Club Brugge, por udhëtimi në Belgjikë ka rezultuar fatal për një nga tifozët e “sky blues”.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Guido De Paoë, i cili u dhunua barbarisht nga disa tifozë të Brugge, në një stacion shërbimi në qytetin belg dhe aktualisht ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.



Policia belge ka raportuar ngjarjen dhe ka thënë se për këtë rast janë vënë në pranga 5 persona, ndërsa djali i 63-vjeçarit anglez konfirmon se babai i tij është në gjendje kome në spitalin e qytetit.

Ndërkohë “Manchester Evening News” raporton se sherri mes palëve ka ndodhur për një shall, të cilin tifozët belgë ia morën anglezit 63-vjeçar për ta shkelur me këmbë, por ky i fundit kishte tentuar ta rimarrë sërish.

LEXO TE PLOTE

La Liga

FORMACIONET/ Barcelona do pikët e para në Champions, publikohen rreshtimet në Camp Nou

Publikuar

-

Nga

Barcelona përballet me Dynamo Kyeiv pas një ore, në ndeshjen qe vlen për grupet e Champions League. Katalanasit janë favorit absolut për të triumfuar, por futbolli ka treguar se ka surpriza.

Katalanasit nuk kanë bërë një nisje të mirë të edicionit në kompeticionin më të madh për klube, pasi nuk kanë grumbulluar akoma asnjë pikë. Djemtë e Koeman rënditen në vendin e fundit. Në krahun tjetër, Dyn.Kiev ka 1 pikë. Në këtë grup gjenden edhe Bayern Munchen me Benfica, skuadra këto që do sfidojnë njëra tjetrën.



 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Shkarkimi i Steve Bruce, ja kush pritet të marrë drejtimin e Newcastle

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak ditë pasi morën pronësinë e klubit dhe pasi i lanë Steve Bruce kënaqësinë e plotësimit të 1000 ndeshjeve si trajner i Newcastle, arabët e PIF kanë vendosur ta shkarkojnë teknikun 60-vjeçar anglez.

Në fakt bëhet fjalë për një vendim të paralajmëruar më herët në fakt, pasi edhe vetë tekniku anglez ishte njoftuar për diçka të tillë, ndërsa tani menjëherë kanë dalë në skenë emrat e favoritëve për t’u ulur në pankinën e “Magpies”.

Në Angli janë të bindur që pasuesi i Steve Bruce do të jetë Steven Gerrard, i cili aktualisht drejton skocezët e Rangers, por ishte të dielën në “St. James’s Park” për të ndjekur ndeshjen mes Newcastle dhe Tottenham.



Ndonëse vetë ish kapiteni i Liverpoolit u mundua të driblojë me diplomaci, duke thënë se ishte aty për respekt të Bruce, gjasat janë që në 48 orët e ardhshme të zyrtarizohet në pankinën e Neëcastle.

Së fundi ka dalë në skenë edhe emri i zviceranit Lucien Favre, i cili më herët ka qenë trajner i Borussias së Dortmundit, Nices, etj., dhe ka bërë shumë mirë, ndërsa aktualisht është i lirë që prej vjeshtës së vitit të kaluar.

Gerrard apo Favre, pak rëndësi ka. Drejtuesit e Newcastle po nxitojnë që të emërojnë trajnerin e ri brenda 48 orëve të ardhshme, me qëllim që skuadra të udhëtojë me timonierin e ri në transfertën londineze ndaj Crystal Palace.

LEXO TE PLOTE