Connect with Us

Largimi i studentëve jashtë vendit/ Kushi zbulon planin për t’i rikthyer

Politikë

Largimi i studentëve jashtë vendit/ Kushi zbulon planin për t’i rikthyer

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se reforma e realizuar para 6 vitesh në arsimin e lartë nuk i ka dhënë akoma rezultatet.

Ministrja tha se ka shumë studentë që për këtë arsye, detyrohen të shkojnë në universitet evropinane.

Kushi deklaroi se do të ketë bashkëpunimi të ngushtë me universitete prestigjoze evropiane dhe ato publike shqiptare.

LEXO EDHE:  “Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë”/ Yuri Kim jep bursa dhe certifikata për studentët shqiptarë

“Do të nxiimin edhe hapjen e filialeve më të mira këtu në Shqipëri, rasti është Universitetti Teknik i Stambollit. Bashkëpunimi do të shtrihet në të gjitha projektet e jetës akademike. Ngritja e bordit të akredimit, ku kemi përfshirë profesorë shqiptarë dhe të huaj. Janë njerëz profesionistë dhe me integritete“, tha Kushi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-Berisha në Kukës/ Qindra demokratë mblidhen një orë para “Foltores”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Kukës për Foltoren e radhës.

Takimi pritet të nisë në orën 17:30 në Pallatin e Kulturës, ndërsa mësohet të tashmë Berisha është drejt mbërritjes.

Qindra demokratë  janë mbledhur para pallatit të Kulturës, ku po e presin me tupana.



LEXO EDHE:  Hapja e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit/ Manastirliu: Më e mira është përpara

Kjo është foltorja e 8 e ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa takimi në bastionin e demokratëve pritet të jetë i zjarrtë.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Asnjë tolerim për shitjen e barnave pa recetë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lajthitja e kreut të PD”/ TV Klan i përgjigjet Bashës: Shto orët e gjumit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot gjatë një deklarate për mediat ka sulmuar televizionin kombëtar Klan.

I pyetur nga gazetarja e politikës në Klan, në lidhje me vendimin e natës për shkarkimin e Flamur Nokës, nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Basha në vend që të përgjigjej, është hedhur në sulm.

Lulzim Basha: Njëherë dua Jona, që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’ju them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj edhe në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, cili shmang të vërtetën apo deformon të vërtetën”.

Por pyetjes po të gazetares së Televizionit Klan se cilat të vërteta kishim shmangur sipas tij, Basha i përgjigjet se:

Lulzim Basha: Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv dhe që të jesh objektiv do të thotë që të thuash të vërtetën”.

Por, pas kësaj deklarate të Lulzim Bashës, ka ardhur reagimi edhe nga Tv Klan, i cili e cilëson si një “lajthitje” deklaratën e kreut të PD dhe e keshillon të shtojë orët e gjumit dhe të dalë sa më pak në televizor.

LEXO EDHE:  “Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

LEXO EDHE:  Hapja e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit/ Manastirliu: Më e mira është përpara



Kaotik në përgjigjet e tij, kryedemokrati Basha edhe ankohet, por edhe nuk ankohet ndaj gazetarëve të Klanit. Meqë me ne të lajmeve nuk e paska inatin, ndoshta e ka me korrespondentët e Aldos së emisionit të mëngjesit, ose me këta të emisionit të gatimit për ndonjë recetë më të mirë se të tijat, ose larg qoftë me ata të Klanifornias që janë totalisht të pakontrollueshëm.

Kreu i PD, z. Basha, dukshëm duket që e ka humbur qetësinë nga zhvillimet e brendshme e sidomos që prej nisjes së Foltores me qytetarët nga Sali Berisha, por edhe nga përplasjet me deputetet e tjerë, ndaj të cilëve ka nisur të marrë dhe masa siç ishte rasti i Flamur Nokës dje, sepse dhe ky i fundit në fakt e bëri baltë duke folur pak si shumë kundër tij.

Qartazi kuptohet që stresi i është rritur në maksimum, por që ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë, ne të lajmeve të Klanit një këshillë mund t’i japim zotit Basha, të shtojë orët e gjumit dhe të dalë sa më pak në televizor…”-thuhet në reagimin e tv Klan./CNA.al

Basha sulmon TV Klan

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur Basha bën si opozitar/ Tallja me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i ndodhur në hall, i lodhur dhe i rraskapitur. Kjo duket nga qëndrimet dhe veprimet e tij. Del e përjashton njerëz, sulmon televizione, media dhe bën gjithçka që të duket sikur është në Opozitë.

Në fakt gjithë luftën e ka me veten. Luftën e ka me partinë e tij, megjithëse duhet ta bëjë me kundërshtarin.

E për të rracionalizuar disi goditjet apo për të treguar se ai është opozitar frontal kundër Edi Ramës, pasi tashmë të gjithë shqiptarët janë të bindur se Lulzim Basha është thjeshtë një vegël e kryeministrit në detyrë, ka nisur një lëvizje tjetër.

Luli ka filluar historitë me SPAK.

Sot ka çuar në SPAK ministren Balluku, duke pretenduar se ka zbuluar një skandal të madh.

Në fakt natyrshëm lindin disa pyetje. Kur është bërë ky tender? Sa kohë ka? Çfarë ka bërë Luli? Cilat janë denoncimet?

Të çosh ministren në SPAK për një tender që nuk ka asnjë lidhje, është qesharake. Është tallëse. Është si t’i hedhësh “hi syve” demokratëve. Pa nxjerrë asnjë provë, pa nxjerrë asnjë dokument, thjeshtë “po çojmë dikë në SPAK”.

Kjo është sa për të kaluar radhën. Është pikërisht Lulzim Basha, i cili thotë se SPAK nuk funksionon, se SPAK nuk bën detyrën, se SPAK ka lënë dosjen e inceneratorëve apo shumë dosje të tjera korruptive, për të cilat pretendon Opozita.



Atëherë pse duhet çuar në SPAK, ministrja Balluku?

E cila po ta shikosh hollë hollë, jo vetëm ajo në atë detyrë, por edhe cilido ministër të ishte, nuk ka të bëjë fare me akuzën që ka ngritur Luli dhe mënyren sesi e kanë bërë.

Kjo tregon qartazi se çuarja në SPAK e emrave të ndryshëm nga Qeveria, është thjeshtë një lëvizje me të cilën Lulzim Basha kërkon të mashtrojë demokratët. T’iu thotë se “unë jam një Opozitë, jam frontal, jam kundër Edi Ramës, jam kundër ministrave të tij”.

LEXO EDHE:  Zgjidhet kryetari i ri i PS në Elbasan

LEXO EDHE:  Kushi jep lajmin/ "Nga e hëna do të zhvillohet mësim normal, pa turne"

Por, në fakt SPAK më shumë sesa dosjet që I dërgon Lulzim Basha, duhet të marrë dhe të hetojë thjeshtë dhe vetëm dosjen e Lulit.

Pra, Lulzim Basha le të çojë dosje kot pa fund në SPAK, të cilat nuk zbardhen, nuk hetohen, nuk kanë prova, por janë thjeshtë lëvizje mashtruese.

SPAK duhet të hetojë një herë e mirë dosjen e Lulzim Bashës. Paralel me dosjet e tjera të qeveritarëve, pasi Luli është thjeshtë dhe vetëm ortaku i Edi Ramës. E ndoshta për të pasur një drejtësi më të mirë, do të duhej që të hetoheshin paralel Qeveria dhe Luli bashkë. Dosja e tij korruptive e një milion e 25 mijë dollarëve, të cilat janë me dokumente zyrtare të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Luli sot bëri lëvizjen e radhës. Na tha se ka çuar një ministër në SPAK, se po bën opozitë.

Nesër do çojë një tjetër emër, pasnesër një tjetër. Dhe paralel me ministrat që çon në SPAK do bëjë dhe përjashtimet nga partia e tij, të cilën po e lufton vetë, dhe duke harruar që nuk është në atë pozicion për të luftuar partinë e tij, por për të luftuar kundërshtarin politik. Të cilit në fakt po i shërben edhe me këto lëvizjet mashtruese, pasi nuk është luftë opozitare, të çosh në SPAK një ministër, për një tender ku ministri nuk ka asnjë lidhje. Dhe kjo duket qartazi se është thjeshtë një mashtrim i radhës nga Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE