Connect with Us

Ky ishte arbitri shqiptar që vendosi drejtësi në ndeshjen e Champions League

Sport

Ky ishte arbitri shqiptar që vendosi drejtësi në ndeshjen e Champions League

Publikuar

-

Një gjyqtar shqiptar bëri hapin e madh në karrierën e tij duke gjykuar një ndeshje të Uefa Champions League. Bekim Zogaj, me prejardhje nga Kosova dhe me nënshtetësi zvicerane, ishte asistent i gjyqtarit kryesor Scharer në sfidën mes Club Brugge e PSG, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Kjo ndeshje ishtë mjaft e rëndësishme për gjyqtarin shqiptar, pasi në këtë sfidë ishin yje si Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe. Bekim Zogaj është një nga gjyqtarët më të dalluar md origjinë shqiptare, teksa vitin e kaluar arbitroi rreth 60 ndeshje brenda një viti kalendarik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Plas te Legia me lojtarët shqiptarë/ Çelhaka dënohet se refuzon të luajë me të rinjtë, hiqet Kastrati se prish atmosferën

Publikuar

-

Nga

Transferimi i lojtarëve tanë në kampionatet europiane ka qenë gjithmonë një burim krenarie për tifozët shqiptarë. Rastet kur futbollistë të talentuar shqiptarë kanë bërë hapin cilësor në karrierën e tyre janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, por sa të aftë kanë qenë për ta rrëmbyer shansin e jetës me të dyja duart lë vend për diskutim. Shpesh herë kemi parë që transferime të tilla të rezultojnë thjesht një “flluskë”, e cila shpejt shpërbëhet.

Çelhaka ishte rasti më i freskët se si një talent mund të kapërcejë në arenën europine nga kampionati shqiptar. Ish-mesfushori i Tiranës u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Polonisë, Legias së Varshavës, por nuk kalojnë shumë javë për të lindur konfliktet e para.

 

Plas te Legia me lojtarët shqiptarë/ Çelhaka dënohet se refuzon të luajë me të rinjtë, trajneri i Legias heq dhe Kastratin se prish atmosferën

 0

Nga Halit Delibashi

Transferimi i lojtarëve tanë në kampionatet europiane ka qenë gjithmonë një burim krenarie për tifozët shqiptarë. Rastet kur futbollistë të talentuar shqiptarë kanë bërë hapin cilësor në karrierën e tyre janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, por sa të aftë kanë qenë për ta rrëmbyer shansin e jetës me të dyja duart lë vend për diskutim. Shpesh herë kemi parë që transferime të tilla të rezultojnë thjesht një “flluskë”, e cila shpejt shpërbëhet.



Çelhaka ishte rasti më i freskët se si një talent mund të kapërcejë në arenën europine nga kampionati shqiptar. Ish-mesfushori i Tiranës u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdha të Polonisë, Legias së Varshavës, por nuk kalojnë shumë javë për të lindur konfliktet e para.

Mungesa e emrit të tij dhe të Kastratit në listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes së të dielës ngritën shumë pikëpyetje dhe përgjigjen e jep “Meczyki.pl”. Jurgen Çelhaka është rebeluar përballë trajnerit, teksa ka thyer urdhërat e tij për t’ju bashkuar ekipit të dytë në ndeshjen që u luajt të shtunën. Një veprim i tillë ka lënë një shije të hidhur për Michnieëicz-in, i cili ka treguar menjëherë autoritetin e tij dhe e ka lënë 20-vjeçarin në shtëpi për takimin e radhës.

Situata në dhomën e zhveshjes te Legia duket të jetë e nxehtë, teksa përpos Çelhkaës, edhe Kastrati, Johansson e Rose nuk janë përfshirë në listën e trajnerit polak. Vendimi është marrë një ditë para ndeshjes, pasi siç raportohet nga burime brenda skuadrës, këta tre lojtarë prishin atmosferën në dhomën e zhveshjes dhe nuk luajnë për të njëjtin qëllim si klubi. Në këto kushte Michnieëicz ka parapëlqyerë të shkojë në stadium me vetëm 5 alternativa në stol, duke u dhënë kështu një “shuplakë” Kastratit, Çelhakës, Joahansson-it dhe Rose-t. A do të ketë përshkallëzim në Varshavë apo mësime të nxjerra prej mesazhit të trajnerit? Përgjigjen do e japë koha.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Moment i errët për mbrojtësin e kombëtares, ja çfarë bën Mourinho me të

Publikuar

-

Nga

Moment jo për Marash Kumbullën te Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po kalon periudhën e tij më të errët që kur është bërë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajsh. Për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në humbjen tenistike 6-1 ndaj Bodo Glimt në Conference League të enjten, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e trajnerit Jose Mourinho për supersfidën ndaj Napolit duke u dërguar në tribunë nga trajneri bashkë me emra të tjerë si Diaëara apo Borja Mayoral e Reynolds.



Ky sezon nuk po shkon aspak mirë për Kumbullën me Romën pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende ndërkohë që është aktivizuar vetëm në sfidat e grupeve të Conference League, por për shkak të asaj figure të keqe të Romës në Norvegji, Kumbulla ka qenë një nga 4 lojtarët që e kanë pësuar më keq nga trajneri Jose Mourinho dhe për të fituar sërish besimin e trajnerit të verdhekuqëve, mbrojtësi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë tashmë aq sa që tani kanë nisur të qarkullojnë hipotezat e para për një largim të shqiptarit në merkaton e janarit nga kryeqytetasit. Një sezon më parë me portugezin tjetër Paulo Fonseca në stol Kumbulla ishte një titullar fiks te Roma me 21-vjeçarin që u aktivizua në 28 ndeshje me verdhekuqtë në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola, një në Serie A dhe një tjetër në Europa League.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Edin Dzeko vendos rekord të ri me fanellën e Interit

Publikuar

-

Nga

Edin Xheko është padiskutim njeriu lider dhe golashënuesi i momentit te Interi i cili me golat dhe paraqitjet e tij ka ndihmuar zikaltërit në këtë fillim sezoni.

Së fundmi bomberi boshnjak ka realizuar edhe mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë ndaj Juventusit në stadiumin “Giuseppe Meazza” e cila përfundoi me rezultatin 1-1 dhe si gjithmonë me polemika.

Sipas faqes së njohur së statistikave, “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka realizuar 5 gola në 4 ndeshjet e tij të para në ndeshjet shtëpiake në këtë kampionat.



Në epokën e 3 pikëve vetëm dy lojtarë zikaltër kanë bërë më mirë: Mauro Ikardi në sezonin 2017/2018 dhe Marko Branka në sezonin 1995/1996 ku kanë realizuar 6 gola të dy.

Aktualisht numri 9 i Interit në 9 ndeshje në këtë sezon në Serinë A ka realizuar 7 gola në 9 ndeshje.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
VIDEO/ Spektakolar Muçi, talenti shqiptar realizon supergol me Legian

Kjo është padyshim java e golave shqiptarë, të atyre që pritet për shumë vite të jenë protagonistë në radhët e kuqezinjve. Pas Kolajt, Brojës dhe...

LAJM I FUNDIT/ Incidentet në “Air Albania” me Poloninë, vjen dënimi nga FIFA për Shqipërinë

Pas incidenteve të sfidës në Shqipëri-Poloni e cila u luajt në stadiumin “AIR Albania”, Komiteti Disiplinor në FIFA ka marrë vendimin se FSHF gjobitet me...