Connect with Us

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar

-

cna lajme rajon

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të enjten, në Shkup në kuadër të seancës së përbashkët, kanë nënshkruar 11 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi.

Të dyja vendet nënshkruan: Marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

LEXO EDHE:  Habit gazetari: Rama po i ngul gozhdën e fundit arkivolit ku mendon se ka futur Kosovën

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, e cila, siç kanë thënë nga qeveria në Shkup “konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushate e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Delegacioni i qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti në Shkup u prit me nderime të larta shtetërore./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës e cilësoi si një veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Në Prishtinë dhe tek një pjesë e komunitetit ndërkombëtar ngjalli reagimedeklarata e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili në thirrjen e tij për ndaljen e akteve të dhunshme në veri të Kosovës, u shpreh edhe mbi “veprimet e një anshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme”.

Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës. Ky aksion u shoqërua nga një rezistencë e ashpër e serbëve lokalë, ku si pasojë 8 policë dhe 10 qytetarë u lënduan, pati shkrepje armësh zjarri në drejtim të policisë, u përdor gazi lotsjellës dhe u sulmuan edhe mediet që raportonin nga vendi i ngjarjes.

Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Twitter.

Reagimi nga Kosova – Krimi nuk ka etni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj për aksionin e policisë kundër kontrabandës me mallra, tha se “krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar”.

Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e pakompromis. Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës. Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, shkroi Presidentja Osmani.



Edhe kabineti i kryeministrit Albin Kurti tha se “luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran”. “Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, shkroi Luan Dalipi shef i kabinetit të kryeministrit Kurti.

LEXO EDHE:  Kurti nuk ka dorëzuar ende detyrën/ Rama uron qeverinë e re të Kosovës: Shpresë pas një periudhe përpëlitjesh…

LEXO EDHE:  Marrëveshje Rama-Basha?/ Berisha: Si puthje me Judën

Ambasada amerikane: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve, mediave, qytetarëve

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë u rreshtua në anën e policisë së Kosovës dhe aksionit të tyre  kundër kontrabandës. Zëdhënësi i ambasadës, Eric Brassil, ka thënë se “ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve”. “SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit”, tha zëdhënësi Brassil.

Reagim më të ashpër në drejtim të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, e cila tha se “Borrell duhet të kritikojë shtetet, ku sundimi i ligjit nuk po implementohet”. “Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, shkroi Viola Von Cramon në Twitter.

Rohde: Jo krahasime me natën e kristaltë

Një krahasim i shefit të Listës Srpska Goran Rakiq i cili tha se në veri të Kosovës po ndodh si “Nata e kristaltë”, nxiti reagimin e menjëhershëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Përmes një shkrimi në Twitter, Rohde tha se “është i papranueshëm krahasimi i aksionit të policisë në veri me natën e kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. Mbroni Faktet”, shkroi ambasadori Rohde në Twitter. Situata në veri të Kosovës të enjten, një ditë pas aksionit të policisë kundër kontrabandimit me mallra paraqitet e qetë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat duke zbuluar se në 24 orët e fundit janë shënuar 31 raste të reja me coronavirus, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka patur asnjë viktimë.

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,332 mostrave. Në 24-orëshin e fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 150 pacientë. Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924.

LEXO EDHE:  Habit gazetari: Rama po i ngul gozhdën e fundit arkivolit ku mendon se ka futur Kosovën

LEXO EDHE:  Strategjia e Serbisë në luftën diplomatike ndaj Kosovës



Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit.

Deri të enjten, mbi 654,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen tensionet/ Tërhiqen bllokadat serbe në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Publikuar

-

Nga

Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri.

Deri më tani, sipas autoriteteve, janë lënduar dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq janë arrestuar ose ndaluar tetë persona. Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.



Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti demokrat paralajmëron një tjetër marrëveshje Basha-Rama

LEXO EDHE:  Kurti nuk ka dorëzuar ende detyrën/ Rama uron qeverinë e re të Kosovës: Shpresë pas një periudhe përpëlitjesh...

Aksioni në veri: Të lënduar, të arrestuar dhe barrikada

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla./rel

LEXO TE PLOTE