LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konkurenti i “Përputhen” dikur reper/ Mesazh ish menaxherit të tij

16 Shtator 2021, 13:39, Lifestyle CNA
Konkurenti i “Përputhen” dikur reper/ Mesazh ish menaxherit

Edicioni i tretë i “Përputhen” ka nisur dhe tashmë publiku është familjarizuar me formulën dhe personazhet e reja.

Djali Kosovar i rritur në Zvicër, Edi ishte një prej konkurentëve i cili ra në sy mënjëherë pas hyrjes në ?Përputhen?. I vetëcilësuar si ?princi? i familjes, duket se Edi, dikur ka qënë reper dhe pjesë e ?On Records?.

Këtë fakt e ka zbuluar vet Edi i cili së fundi ka postuar edhe një foto krahë menaxherit të famshëm të labelit ?On Records? Met Elshanit. Ky i fundit ka festuar dje ditëlindjen dhe Edi ka vendosur ta urojë në këtë mënyrë:

?Ka kohë që nuk jena ni, por bashkë kena kujtime tforta bashk, kështu që urime vëllai jem, të uroj tanat të mirat, shëndet, sukses dhe fat në jet. Edhe 100 të tjera bashk vëllai jem?, mbyll urimin Edi.

Ende nuk dihet se përse konkurrenti nuk e vazhdoi karrierën e nisur muzikore, megjithatë tashmë pjesë e ?Përputhen? Edi e ka të siguruar ?biletën? e famës./CNA.al

Lajmet e fundit nga