Connect with Us

Koeman në pikëpyetje, sfidat e tetorit vendimtare për holandezin

La Liga

Koeman në pikëpyetje, sfidat e tetorit vendimtare për holandezin

Publikuar

-

Besimi për punën e Ronald Koemanit te Barcelona është është ulur ndjeshëm pas disfatës së fundit në Champions, 0-3 nga Bayerni i Mynihut. Gazetat katalane, shumë pranë klubit “blaugrana” shkruajnë se për holandezin është përcaktuar një datë skadimi, kështu që rezultatet e muajit tetor do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas “Sport.es”, skuadra e Barcelonës është e ngurtë taktikisht dhe pa një plan B kur përballet me ekipet e nivelit më të lartë.

Nga ana tjetër, “El Mundo Deportivo” thekson se drejtuesit ende kanë besim te Koamen, por nëse rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme, 58-vjeçari duhet të hapë krahun. Rezultatet e takimeve të ardhshme në LaLiga përballë Granadas, Cadizit dhe Levantes marrin rëndësi të madhe para përplasjes së “Wanda Metropolitanos” me Atleticon, dhe sfidave me Valencian dhe Realin në “El Clasico”, që do të zhvillohen pas pauzës për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit.

Përveç kësaj serie sfidash në kampionat, në mes është ndeshja e Lisbonës, kundër Benficas, në Champions, vendimtare për të hedhur bazat për kalimin e Grupit.

Holandezi përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të dëmtimeve. Sipas tij disfata ndaj bavarezëve nuk mund të jetë etalon për gjendjen aktuale të skuadrës.

Mirëpo presidenti Joan Laporta mendon ndryshe. Videoja e tij e kësaj të mërkure, në të cilën u shfaq i “zemëruar”, nuk kishte asnjë referencë për trajnerin. Ai deklaroi se do të “rregullonte” situatën, por është e qartë se Koeman ndodhet përsëri në një pozitë të pakëndshme. Shkarkimi i tij, gjithsesi, do t’i kushtonte shtrenjtë Barçës, aq më tepër që në treg, përtej Xavit, nuk ka emra të besueshëm që mund ta zëvendësojnë. Nëse dëshiron ta përmbushë kontratën që ka me Barcelonën, Koeman duhet të ndryshojë imazhin e asaj skuadre humbëse që u pa përballë Bayernit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Fati bën Messin, Barcelona merr fitoren e radhës në kampionat

Publikuar

-

Nga

Barcelona rikthehet tek fitorja pas pushimit të Kombëtarve, duke mposhtur Valencian me rezultatin 3-1. Në minutën e 5-të, Gaya shtang katalanasit, duke rikthyer “hijen e zezë” të dy ndeshjeve të fundit. Megjithatë vetëm 8 minuta më vonë, Ansu Fati, i cili sonte ka qene fantastik, barazon shifrat në 1-1.



Në minutën e 41-të nga pika e bardhë e penalltis, Depay shënon golin e avantazhit. Pas shënimit të golit të dytë, katalanasit morën lojën në kontroll, duke ruajtur diatancën e sigurisë me kundërshtarin. Në minutën e 85-të, Coutinho shënonin golin e “knock out”-it për skuadrën e tij. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e 7-të në kampionat.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madrid dhe Atletico marrin lajmin e mirë, u shtyhen ndeshjet e LaLiga

Publikuar

-

Nga

Shtyhen dy ndeshje të LaLiga, pasi CAS i dha të drejtë FIFA-s për zgjatjen e pushimit ndërkombëtar. Spanjollët kishin dalë kundër, por janë dorëzuar në fund.

Në këto kushte LaLiga i kërkoi Këshillit të Lartë të Sporteve (CSD) të shtynte dy ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit.

Bëhet fjalë për duelet Real Madrid-Athletic Bilbao dhe Granada-Atletico Madrid, që ishin programuar të luheshin në fundjavë.



Reali dhe Atletico kanë lojtarë në kombëtaret e Amerikës Latinë, që kanë ndeshje deri më 15 tetor, ndërkohë që spanjollët kanë në program edhe ndeshje të Champions League më 19 tetor.

Ditët në vijim Laliga do të vendosë për datat dhe oraret e reja për dy duelet e shtyra.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Klubi i La Ligës “djeg” parashikimet, shkarkon trajnerin pas 8 ndeshjesh pa fitore

Publikuar

-

Nga

Starti tejet i dobët i kampionatit ka bërë që drejtuesit e Levantes të reflektojnë dhe të shkarkojnë trajnerin Paco Lopez, i cili është në krye të pankinës që prej vitit 2018.

Trajneri 54-vjeçar ka bërë mjaft mirë në sezonet paraardhëse, megjithatë këtë aktualin e nisi me katër barazime dhe po kaq humbje, teksa nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 8 ndeshjet e para të kampionatit.



Humbja e fundit e Levantes u regjistrua të shtunën në transfertën ndaj Mallorcës, teksa Lopes e lë klubin valencian në vendin e parafundit të renditjes dhe në orët e ardhshme pritet të mësohet edhe emri i trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën.

Shkarkimi i 54-vjeçarit spanjoll ishte disi i befasishëm dhe ka “djegur” parashikimet, që listonin si favorit holandezin e Barcelonës, si trajnerin e radhës që do të shkarkohej në La Liga.

LEXO TE PLOTE