Connect with Us

“Jemi takuar me Sabrinën, pimë kafe”/ Elton Meta zbulon çfarë biseduan para vrasjes

Kronika

“Jemi takuar me Sabrinën, pimë kafe”/ Elton Meta zbulon çfarë biseduan para vrasjes

Publikuar

-

cna lajme kronike

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të gjera në Tiranë dhe në Fier.

CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta, të shkruara nga burgu.

Meta shkruan se sapo është liruar nga spitali i Zaharisë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe familjarë të saj.

Më tej ai thotë se takimet me të kanë vazhduar, derisa ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij ku ka kërkuar edhe ndihmë.

“Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj. Edhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten në lokalet e Fierit, kemi pirë kafe dhe kemi folur pa asnjë problem. Në datën 1 dhe  2 gusht, ish-bashkëshortja ka marrë leje nga puna dhe kemi shkuar në hotel tek “Vila Boçi”, ku për dy orë kemi ndenjur bashkë dhe kemi kryer marrëdhënie seksuale. Rreth orës 13:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar te shtëpia.

Ai thotë se takimet mes tyre kanë qenë të përditshme dhe fshehtas babait të 23-vjeçares.

Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni. Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar.

LEXO EDHE:  Rrugës në fshatin e Fierit i del pronari/ Banorët ngrihen në protestë

Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Fillova t’i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë. Z. Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t’i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën”, shkruan ai.

Kujtojmë se ky i fundit qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, në shtëpinë e saj, në sy të prindërve./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen disa persona me precedentë penal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Nga grupi hetimor bëhet me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Po ashtu, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për fax neës se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

LEXO EDHE:  Foto fakt skandal ne Fier/ Armando Subashi mer bangat e shkollave për zyrat elektorale

LEXO EDHE:  Rrugës në fshatin e Fierit i del pronari/ Banorët ngrihen në protestë



Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë zjarri një 44 vjeçar/ Arrestohet autori në Durrës

Publikuar

-

Nga

shkoder

Një 24 vjeçar me iniciale L. K është arrestuar nga policia në Durrës pasi ka plagosur me armë zjarri për motive të dobta  shtetasin T. P., 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i plotë nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Del fotoja/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua me kallashnikov

Publikuar

-

Nga

Del fotoja e 57 vjeçarit Demir Backa, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me kallashnikov në Fier.

Backa ishte një emër i njohur në Fier, pasi kishte edhe një lokal në qendër të qytetit. 57-vjeçari ditën e sotme në orën 15:00 do të përcillet për në banesën e fundit.

Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.

LEXO EDHE:  Shpërndante kokainë me qese ilaçesh/ Arrestohet 55-vjeçari në Fier

LEXO EDHE:  Skandali i liceut të Fierit/ "Stop" zbardh mesazhet hot të mësuesit me nxënësen



Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE