Connect with Us

Hidh një h’app… telefono +355696796000 dhe shkarko aplikacionin !

Aktualitet

Hidh një h’app… telefono +355696796000 dhe shkarko aplikacionin !

Publikuar

-

Në media vazhdojnë të raportohen raste vrasjesh e dhune ndaj grave e vajzave.

Ndaj nëpër rrugët e qyteteve rikthehen tubimet masive e në rrjetet sociale po përcillen çdo herë e më fort mesazhe dhe thirrje për t’u marrë masa dhe inciativa konkrete për ta luftuar këtë fenomen.

Vodafone Albania, si një prej kompanive me kontribut të lartë në kauzat sociale në vend, ka vënë në dispozicion teknologjinë si mjet për të çuar ndihmën, këshillimin dhe informacionin kudo nëpër Shqipëri. Nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania, Vodafone ka prezantuar së fundmi edhe në Shqipëri një aplikacion, informues dhe këshillues virtual për çështjet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

“Hidh një h’app! është thirrja që Fondacioni Vodafone Albania i bën kujtdo për të shkarkuar aplikacionin dhe marrë informacion si mund të ndihmojnë veten apo të afërm e të njohur, për të dalë nga marrëdhëniet abuzive.

Aplikacioni, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye sigurie, ndahet në dy kategori: informues dhe këshillues, për personin që mund të jetë subjekt dhune dhe për këdo që dëshiron të ndihmojë një të afërm që mund të ndodhet në një situatë dhune. Aplikacioni përmban një udhëzues me informacion të plotë për rastet e dhunës, hapat që duhen ndjekur për të dalë nga situata, numrat e shërbimeve të specializuara që mundësojnë mbështetje, si dhe qendrat, OJF-të e këshillimit, strehimit dhe integrimit në shoqëri, për viktimat e dhunës, në të  gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  WhatsApp vjen me një risi/ Pagesa dixhitale nëpërmjet aplikacionit

Aplikacioni i zhvilluar nga Hestia dhe Fondacioni Vodafone gjeti mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Policisë së Shtetit dhe UN Ëomen Shqipëri. Grupi i punës me pjesëmarrjen e këtyre institucioneve mundësoi përmbajtjen e këtij aplikacioni për t’i hapur rrugë këshillimit dhe mbështetjes edhe virtualisht për këdo.

Një pyetësor i shkurtër brenda aplikacionit ndihmon përdoruesit të vlerësojnë sigurinë e marrëdhënies në të cilën ata janë përfshirë. Gjithashtu, aplikacioni përmban informacion në lidhje me forma të ndryshme të abuzimit në një marrëdhënie,  format e dhunës ne familje dhe asaj me baze gjinore, mekanizmat e mbështetjes në dispozicion për këdo që do të dalë nga një situatë dhune apo nga një marrëdhënie abuzive, si dhe për këdo që do të mbështesë, ndihmojë dhe informojë një mik, shok a të afërm që ndodhet në një situatë të vështirë.

Aplikacioni është falas dhe i disponueshëm në anglisht dhe shqip në App Store dhe Google Play Store.

Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin +355696796000 ose të dërgojnë një email në [email protected] për t’u informuar mbi emrin e aplikacionit dhe funksionalitetin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

I doli në krah Berishës/ Basha ‘hakmerret’ ndaj Martin Henze

Publikuar

-

Nga

Këshilltari gjerman pranë selisë së PD, Martin Henze është pozicionuar hapur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha kohët e fundit. Ndërsa nuk kanë munguar dhe thirrjet e tij ndaj Bashës se duhet të japë dorëheqjen.

Basha duket se ka vendosur të ‘hakmerret” dhe jo me kundëragumente, por duke e bllokuar në Twitter.



Këtë e ka konfirmuar vetë Henze në rrjetet sociale ku shkruan Basha duhet t’u thotë lamtumirë demokratëve.

LEXO EDHE:  Snapchat bën lëvizje të zgjuar/ Do zbukurojë story-n me GIFT-s

LEXO EDHE:  Snapchat bën lëvizje të zgjuar/ Do zbukurojë story-n me GIFT-s

“Shumë mahnitëse, Lulzim Basha më bllokoi. Ky Lulzim Basha, i cili pretendon se është demokrat dhe që për fat të keq, e ka vendosur veten jashtë ligjit, i thotë lamtumirë demokratëve. Kjo gjithashtu duhet t’u japë anëtarëve të Partisë Demokratike në Shqipëri ‘ushqim’ për t’u menduar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mbajeni në kafaz dhe hidhjani sa me larg çelësin”/ Gjergj Leka ‘shpërthen’ ndaj Thoma Gëllçit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive.

Me një postim në rrjetet sociale Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të mos e lirojë nga burgu.



Në fund, Leka thotë se ish-drejtorin e RTSH e zunë hakat e të ndjerit Kosta Grillo, të cilin e pushoi nga puna.

LEXO EDHE:  Tik Tok “gëzon” fansat/ Ja ndryshimi i fundit i aplikacionit

LEXO EDHE:  Truku që ju ndihmon të modifikoni shkrimin tuaj në WhatsApp

“Te dashur miq gjykatës, miq te muzikes e te se vërtetës…..Këtë maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg çelësin! Do t’ju jete mirënjohës arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyrësirë mbi ndyrësirat. E zunë haqet e Kosta Grillos  qe e pushoi nga puna legeni”, shkruan Gjergj Leka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministri miliarder i Çekisë humbet zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri miliarder i Çekisë, Andrej Babis dhe partia e tij në pushtet ANO kanë humbur zgjedhjet tregojnë të dhënat e rezultateve të para.

Televizioni publik në bazë të të dhënave parashikon se dy koalicionet opozitare kanë marrë 108 nga 200 vendet në Parlament.

Të dy koalicionet kanë bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me Babis.

ANO ka marrë rreth 27.2% të votave ndërsa liberalët në opozitë kanë siguruar 27.7% si dhe koalicioni tjetër opozitar Pirstan ka marrë 15.5%.

LEXO EDHE:  Tik Tok “gëzon” fansat/ Ja ndryshimi i fundit i aplikacionit

LEXO EDHE:  Si të riktheni fotot tuaja të fshira në Instagram?



Nëse dy koalicionet e opozitës nuk bashkëpunojnë me Babis atëherë matematikisht ai nuk mund të qëndrojnë pushtet.

Ai erdhi në pushtet në dhjetor 2017 duke u zotuar për rritje e pagave dhe pensioneve dhe kritikoi BE për emigracionin.

Kundërshtarët e tij thonë se ka rritur borxhin publik dhe ka pasur konflikt interesi me detyrën.

Dokumentet e fundit të Pandora Papers tregojnë se Babis ka blerë një vilë 12 milionë paund në Francë pa e deklaruar./euronews

LEXO TE PLOTE