LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Durrës/ Shpërthen bombula e gazit, plagosen tre persona

16 Shtator 2021, 17:51, Kronika CNA
E rëndë në Durrës/ Shpërthen bombula e gazit, plagosen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Mësohet se një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Xhazotja duke lënë tre të plagosur.

Të plagosur janë shtetasit Qefajet Musai, Bukurie Maksuti.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe  B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lajmet e fundit nga