LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Conference League/ Roma e nis me fitore, ja të gjitha rezultatet e sfidave

16 Shtator 2021, 21:00, Sport CNA
Conference League/ Roma e nis me fitore, ja të gjitha rezultatet e sfidave

Janë mbyllur 5 ndeshjet e luajtura mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës ku bie në sy fitorja e thellë 5-1 e Romës ndaj rivalëve të CSKA-së së Sofies. Skuadra e Murinjos u shtang pasi pësoi gol që në minutën e 10-të, por verdhekuqtë reaguan menjëherë duke përmbysur gjithçka në pjesën e pare me Pelegrinin dhe El Sharauin.

Pjesa e dytë foli po për Romën që shënoi dhe tre herë të tjerae me Pelegrinin, Mançinin dhe Abraham. Një nisje me këmbën e mbarë për Murinjon i cili merr fitoren e parë në këtë kompeticonit, kur verdhekuqtë shikohen si favoritët kryesorë. Në sfidat e tjera, Partizani i Beogradit fitoi në transfertë 0-2 kundër Anorthosis, Bodo/Glim triumfoi në shtëpi 3-1 përballë Zorias, CFR Kluzh u mposht 1-0 nga JAblonec ndërsa AZ Alkmar nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Randersin.

REZULTATET

Grupi B

Anorthosis-Partizan Beograd 0-2

Gomes 42? , 68?

Grupi C

Bodo/Glimt-Zoria 3-1

Saltnes 48? , Sobaken 49?, Pelegrino 60? / Gromov 90+1? 

Roma-CSKA Sofies 5-1

Pelegrini 25?, 62? El Sharaui 38? , Mançini 82?, Abraham 84?/ Karej 10?

Grupi D

Jablonec-CFR Kluzh 1-0

Pilar 51? 

Randers-AZ Alkmar 2-2

Piesinger 27? , Graves 68? / Klasie 24? , Pavlidis 34? 

Lajmet e fundit nga