Connect with Us

Berisha: Basha mashtroi për rezultatet zgjedhore

Politikë

Berisha: Basha mashtroi për rezultatet zgjedhore

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra kundër kreut të PD, Lulzim Basha në takimin e sotëm me demokratët.

Ai shprehet se Lulzim Basha është fajtori që PD ka humbur zgjedhjet radhazi.

Berisha tha se Basha ka mashtruar zgjedhësit duke thënë se i fitoi, por në të vërtetë në 2021, aleancë për aleancë, mori 74 mijë vota më pak se në 2013.

Vetëm 1/ 5 ka votuar për Lulzim Bashën.

Pra s’mund të them që ne fituam, pa lider, ndodhi kjo. Ishte humbja e dytë e madhe.  Humbe dy herë do ikësh.

Lulzim Basha luftoi për interesa të karriges së tij duke shkelmuar lumenjt e djersës të dhjetëra mijëra militantëve që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ky vuri përpara karrigen e tij, kemi fituar dhe u tha atyre duke i gënjyer.

Në 2021, aleancë për aleancë, mori 74 mijë vota më pak se në 2013  Kjo ishte goditja e dytë më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve. Kryetari ynë në vend që të merrej me këtë u mor me karrigen”, tha Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Iku siç donte vetë”/ Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur xhaxhain e tij.

Braçe shkruan se edhe sot, “ai iku siç donte vetë, pa i dhënë kërkujt nder në mundësinë ta kishin edhe me gjate; i la të gjithëmire e të plotësuar!”

Postimi i Braçes

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;



Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

LEXO EDHE:  Berisha “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën/ Sot lëvizja e radhës

LEXO EDHE:  Paloka tregon dy arsyet pse u bë “armëpushim” nga PD me Ramën

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderi 86 milionë lekë i “hëngri kokën”/ Ja kush janë 3 bashkëpunëtorët e Thoma Gëllçit

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur emrat e tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Mësohet se në pranga janë vendosur: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Tre zyrtarët nuk janë më pjesë e RTSH-së prej disa muajsh. Po ashtu edhe Thoma Gëllçi, i cili në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të cilën e mori në 6 maj 2016.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bandat e PS po grabisin ndihmat për të përmbyturit

LEXO EDHE:  Berisha “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën/ Sot lëvizja e radhës



Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Rama merr në mbrojtje Bashën: Kjo që po ndodh është e rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çanin ka komentuar takimet e liderit historik të PD, Sali Berisha.

Ashtu siç Berisha ka artikuluar, Rama i ka dalë në mbrojtje kreut të PD, ku tha se është e rëndë për vendin kjo që po ndodh me partinë e dytë, opozitën.



Sipas tij, është e shëmtuar dhe është për të ardhur keq për ata që e besojnë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Bandat e PS po grabisin ndihmat për të përmbyturit

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Berishës: Agron Xhafaj i dënuar edhe në ...

Së pari nuk mendoj se ka një interes të madh publik. Cirku pa pagesë me elefantë edhe me minj sjellë kreatorë. Përtej të tjerave realisht për vendin është e rëndë kjo që po ndodh më partinë e dytë, opozitën. Sa e shëmtuar edhe realisht për të ardhur keq për ata që e kanë besuar”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE