Connect with Us

“Ballkani i hapur”/ Basha i kërkon “llogari” Ramës

Politikë

“Ballkani i hapur”/ Basha i kërkon “llogari” Ramës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur edhe tek nisma për “Ballkanin e Hapur”.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke e pyetur se çfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania.

Basha shprehu mbështetjen e tij për Procesin e Berlinit dhe se e udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te ky proces, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion, te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për t’i dhënë Kosovës vendin që i takon.

“E vetmja ku dua të ndalem tek ai që ju quani program, është iniciativa e Novisadit. Çfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe që ka mbështetjen politike e financiare të BE-së, vendeve kryesore anëtare të Unionit e që mbledh së bashku të gjitha vendet e Ballkanit, dhe çfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciative paralele të krijuar në Novisad e si autoritetin më të lartë ka Vucic.

Përgjigjja është e thjeshtë. Juve nuk ju intereson aspak procesi dhe rezultati i bashkëpunimit rajonal por vetëm kapardisja si udhëheqës rajonalë para popujve që i keni lënë në baltë prej korrupsionit dhe lidhjeve tuaja me krimin e organizuar.

Proceset e suksesshme janë gjithmonë të gjata e të vështira, por autokratët e të korruptuarit kanë vetëm hallin e kohës së tyre politike, jo të njerëzve.

E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion – por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot – dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për ti dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në çdo marrëveshje e dokument.
Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend veç për sulmet që ti i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit siç ndodhi 2 ditë më parë.

Pas çdo resme që Vucic bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Presheves përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, siç ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile. E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet nga liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë.

Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sic janë per Vucicin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti.

Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën”, deklaroi Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon “hallin e madh” të Bashës/ Ja pse mblodhi Kuvendin Kombëtar

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, ku shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në “Real Story” Nishani theksoi se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha.



“Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh.  Është momenti i një bashkimi i madh. Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat  e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka 85 mijë përkrahës më shumë se Basha”/ Analisti: Foltorja i shtoi popullaritetin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti i sondazheve, Eduart Zaloshnja, ka krahasuar dy sondazhet e bëra nga Euronews dhe Javanews për ish-kryemistrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një lidhje për Abc News, ai ka deklaruar se Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.



“Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Dita e Verës/ Basha uron shqiptarët me verore dhe lule

LEXO EDHE:  "Urgjent një plan për pandeminë!"/ Basha: Kryeministri t'i lerë pushimet luksoze

Analisti i sondazheve u shpreh se 47% e elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet.

“Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë…Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47% e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Guri i themelit është Berisha”/ Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata në një lidhje me emisionin “Opinion” ka komentuar situatën brenda partisë.

Ai tha se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.

Ndër të tjera Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.



 “Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë.

Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE