LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli i fortë i Manastirliut/ “Vaksinim, Vaksinim”

16 Shtator 2021, 11:26, Politikë CNA
Apeli i fortë i Manastirliut/ “Vaksinim, Vaksinim”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Qeveria Shqiptare ka marrë masat për pandeminë Covid-19.

“Pandemia ka vënë në sfidë të madhe shëndetësore të gjitha vendet. Nëse nuk do ishte vënë fokusi në sektorin shëndetësor, përballja me pandeminë do të ishte katastrofike. Përballimi i situatës na dha shumë mësimë. 100 milionë euro do të jenë tek të gjithë skenarët e pandemisë, si plan përgjigjeje, për ditët në vazhdim” tha ministrja.

Më tej ministrja kërkoi angazhimin e të gjitha palëve.

“Angazhim i të gjitha palëve me vaksinimin. Qeveria arriti në kohë të shpëjtë arriti të mbulojë vaksinat. Sot jemi në ritme të mira të vaksinimit, dhe nëse do të ketë fjalë kyçe, ai është vaksimin, vaksinim, vaksinim”, tha ajo.

“Deri në dhjetor ne kuader te marëveshjeve qe po lidhim me Pfizer dhe në bashkepunim me partnerët kombëtarë do kemi 1.3 milion vaksina të reja. Per të garantuar hapjen e shkollave dhe universiteteve. Vaksina shpeton jete“, theksoi ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga