LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Apartamente dhuratë dhe i skeduar nga SHISH për afera/ 6 orët e tensionit për Dritan Ginën

16 Shtator 2021, 07:00, Vetingu CNA
Apartamente dhuratë dhe i skeduar nga SHISH për afera/ 6 orët e

Prokurori i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar nga biznesmeni Bujar Zhuri për gjobë-vënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, mund të ketë fatin e bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD. Pas dy muajsh përpjekje për të shmangur përballjen me Vetingun me anë të raporteve mjekësore dhe kërkesa për përjashtim të anëtarëve të trupit gjykues, Dritan Gina u paraqit dje në Komisionin e Vetingut, bashkë me avokatin e tij Eno Bushi, për t?u njohur me rezultatet e verifikimit të tij 20-mujor për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

Gina dhe Bushi kërkuan dhe tentuan edhe një herë për të shtyrë seancën dëgjimore të njohjes me konkluzionet e hetimit, përmes tre kërkesave për kryerjen e një hetimi të ri ndaj tij, duke e konsideruar hetimin aktual të nul, për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues Etleda Çiftja dhe përjashtimit të trupit gjykues në bllok.

Teksa trupi gjykues po hynte sërish në një kurth procedural, ndërhyri vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier, i cili tha se procesi nuk mund të vijohej në këtë mënyrë, duke shtyrë seancat njëra pas tjetrës. Buatier kërkoi të procedohej me leximin e konkluzioneve të dosjeve dhe ashtu u veprua.

Seanca dëgjimore zgjati rreth 6 orë dhe ashtu siç edhe parashikohej u karakterizua nga një klimë tensionuese, ngritje zëri, gjuhë të papërshtatshme dhe akuza. Teksa kundërshtonte procesin dhe rezultatet e hetimit, Gritan Ginës u tërhoq vërejtje nga trupi gjykues që të kishte kujdes me mënyrën e komunikimit.

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.

Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. ?Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç?të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua??, tha ia. 

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek ?Shkëmbi i Kavajës?, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se ?Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç?punë kam unë tani që më dalin probleme??. 

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t?u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

Prokuroi i Tiranës Dritan Gina arriti të shtynte rreth dy muaj përballjen me Komisionin e Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi fillimisht datën 16 korrik 2021për mbajtjen e seancës dëgjimore me Dritan Ginën, por ky i fundit paraqiti një raport sikur ishte sëmurë.  Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut caktoi datën 26 korrik për zhvillimin e seancës dëgjimore. Edhe kjo seancë u anulua dhe u shty në kohë, për shkak të disa kërkesave të prokurori Gina dhe avokati i tij Eno Bushi, për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.

Pas një lojë procedurale, Komisioni i Vetingut caktoi datën 3 shtator 2021 për për zhvillimin e seancës dëgjimore. Edhe seanca e 3 shtatorit dështoi, pasi këtë radhë ishe avokati i Ginës, Eno Bushi, i cili paraqiti një raport mjekësor sikur ishte sëmurë. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut caktoi datën 15 shtator 2021 për zhvillimin e seancës dëgjimore.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në korrik të vitit 2018, pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD. Vendimi për shkarkimin e saj u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në maj të vitit 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit i procedoi ata për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Megjithatë, më vonë ky hetim u mbyll pa rezultate./Shqiptarja.com

Lajmet e fundit nga