LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj i rrëmben fjalën Ahmetaj dhe ‘ngulet’ në foltore/ Ndërpritet sërish seanca

16 Shtator 2021, 15:21, Politikë CNA
Alibeaj i rrëmben fjalën Ahmetaj dhe ‘ngulet’ në

Ka degjeneruar në debate të forta, situata në Parlament.

Teksa Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alibeaj është ngritur për të folur duke protestuar se është radha e tij.

Ndërkaq Garda ka bllokuar foltoren. Pas debateve, dhe tërheqjes së Ahmetaj, Alibeaj ka marrë fjalën duke bllokuar foltoren dhe mos respektuar minutazhin e tij.

?Të paktën respekto rregulloren. Cfarë debati patëm dje në konferëncë.

Patëm durimin të dëgjojmë brocuklla nga mëngjesi në darkë.

Ne kemi gjithë dëshirën për të vendosur regulla në këtë Kuvend”, tha Alibeja.

Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi kërkoi nga Alibeja disa herë lirimin e foltores, ka njoftuar ndërprejn e seancës sërish./CNA.al

Lajmet e fundit nga