Connect with Us

Vrasja e 23 vjeçares nga ish-bashkëshorti/ Klodiana Lala: Të shkunden institucionet

Kronika

Vrasja e 23 vjeçares nga ish-bashkëshorti/ Klodiana Lala: Të shkunden institucionet

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Vrasja e 23 vjeçares në qytetin e Fierit, nga ish bashkëshorti i saj Elton Meta ka ngjallur reagime të shumta.

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur akuza mbi institucionet, mbi mos-funksionimin e tyre në raste të tilla.

Sipas saj institucionet, vetëm me anë të disa “shkresave” lajnë duart nga përgjegjësitë.

Urdhrat e mbrojtjes janë fiktivë. Elton Meta është lënë i lirë për arsye shëndetësore nën kujdestarinë e babait , po mori armën dhe vrau ish –bashkëshorten”, ka thënë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Dhunuan me sende të forta 38-vjeçarin/ Arrestohet një person, dy të tjerë në kërkim

Sipas saj, kjo ngjarje dhe të tjera duhet t’i shkundin institucionet, dhe jo të vijojnë në të një linjë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia aksion “Blic”, kontrolle të befasishme makinave luksoze

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”,  në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, pikërisht aty ku u ekzekutuan disa ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Policia po ushtron kontrolle duke ndalur automjete që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit.



Ende nuk është raportuar për ndonjë person të shoqëruar.

LEXO EDHE:  Shkëmbim zjarri me policinë/ Ndërron jetë një person, një tjetër mbetet i plagosur

LEXO EDHE:  Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Topalli: Nuk janë incidente, por strategji dhe linjë konflikti

Kujtojmë se vrasja ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan sapo zbritën nga makina. Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vidhnin energjinë përmes lidhjeve të paligjshme/ Përfundojnë në pranga dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Skraparit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po vidhnin energji elektirke me leidhje të paligjshme.

Shtetasit F.SH, 65 vjeç dhe E.SH, 41 vjeç janë akuzuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike.”

“Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.



Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Kamionit i bllokohet timoni/ Përfundon në kanal

LEXO EDHE:  Fieri vatër e nxehtë/ Infektohen me Covid mjekë, infermierë e mësues

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët e pabindur, pezullon 24 leje drejtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Si pasojë janë pezulluar 24 leje drejtimi. Po ashtu gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.



“Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE