LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Von der Leyen viziton Tiranën më 28 shtator/ "Anëtarësimin e Ballkanit ia kemi detyrim të rinjve"

15 Shtator 2021, 17:03, Aktualitet CNA
Von der Leyen viziton Tiranën më 28 shtator/

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi u bë me dije nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili tha se Presidentja e KE-së pritet të mbërrijë në vendin tonë më 28 shtator.

“Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!”, shkruan Soreca.

Gjatë fjalimit vjetor në seancë plenare të Parlamentin Europian, Von der Leyen është ndalur te perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor dhe ka komunikuar se do të vizitojë këtë muaj vendet e rajonit.

 ?Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Ne ia kemi detyrim të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane. Ndaj, ne po rrisim mbështetjen tonë për planin ekonomik dhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor me një të tretën e prodhimit kombëtar bruto të rajonit. Investimi në Ballkanin Perëndimor është investim për Bashkimin Europian? deklaroi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga