Connect with Us

VIDEO/ Sheriff Tiraspol shkruan historinë, Dortmund shumë i fortë për Besiktas. Ja rezultatet dhe golat

Sport

VIDEO/ Sheriff Tiraspol shkruan historinë, Dortmund shumë i fortë për Besiktas. Ja rezultatet dhe golat

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të Champions League për ditën e sotme të vlefshme për raundin e parë të grupeve.  Borusia Dortmund ka bërë detyrën duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Besiktas.

Skuadra gjermane mbylli llogarit që në pjesën me talentin Bellingham shënoi golin e parë në minutën e 20-të. Mesfushori gjuajti saktë brenda zonës duke mposhtur portierin vendas, ndërsa Haaland në fundin e pjesës së parë dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë, vendasit gjetën golin me Montero, por pa evituar dot humbjen dhe Dortmund mori 3 pikët e para në Champions.

 

Në sfidën tjetër, Sheriff Tiraspol ka shkruajtur historinë. Skuadra moldave ka fituar 2-0 ndaj Shakhtar dhe ka marrë fitoren e parë në historinë e saj në Champions League.

Në minutën e 16-të, Traore shënoi një supergol me rrovashat duke i dhënë epërsiënë Sheriffit në pjesën e pare, ndërsa në pjesën e dytë Yansane vendosi përfundimisht ndeshjen në 2-0 duke i dhënë 3 pikë Sheriffit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Liverpool-Milan, më e veçantë se Inter-Real”, Uvil Zajmi: Kënaqem kur e shikoj Juventusin duke humbur

Publikuar

-

Nga

Duke folur për ndeshjet e ditës së sotme në Champions League, Uvil Zajmi, ndonëse mbështet Interin, pranon se ndeshja Liverpool-Milan, është më e veçantë se ajo mes Interit dhe Real Madrid. Në emisionin “Sport Zone”, publicisti i njohur, foli gjithashtu edhe për Juventusin, ku u shpreh se kënaqet kur i sheh ata duke humbur, pasi kjo nuk ndodh shpesh.

“Interi është një skuadër e transformuar, por unë shikoj një skuadër të transformuar. Skuadra tani është më e hapur, luan futboll. Vjet të gjithë prisnim Lukakun, çdo top shkonte aty. Nuk është e lehtë pas një viti të vështirë. Largimi i lojtarëve të Interit u tha se u bë për mungesë financiare. Na kishin munguar lojtarët si Hakimi. Kurioziteti i madh tani është për PSG.



Është një Champions League me pikëpyetje të madhe. Liverpool-Milan është një ndeshje më e veçantë se Inter-Real. Janë dy skuadra me histori të madhe. Luajnë për herë të parë në “Anfield”.

Juventusi? Unë kënaqem kur Juventusi humbet, pasi nuk humbasin shpesh. Iku lojtari që shënonte gati 20 gola në sezon. Allegri e njeh mirë skuadrën. Nuk është e lehtë në këto skuadra, kur në çdo moment kërkohet rezultati. Te Juventusi ka qenë problematikë marrja e një trajneri. Morën Sarrin, jo në sistemin juventin. Juventusi nuk është shquar për spektakël. Milani do lojë të bukur. Interi skuadër që me lojtarë argjentinas ecin përpara. Viti i Pirlos ishte eksperimental. Për fitoren e mbrëmshme thanë se u rikthye një Juventus i vogël.”, u shpreh Zajmi.

LEXO TE PLOTE

Sport

E vendos FSHF-ja, dy stadiume të tjera me impiante ndriçimi

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në fillim të mbledhjes që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, anëtarët e KE-së miratuan rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më 24 maj 2021.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KE-së diskutuan disa pika të rendit të ditës, si dhe janë miratuar disa prej tyre, ku një prej tyre është projekti i 100 Fushave, një nga projektet më të mëdha të FSHF-së, që konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.



Gjithashtu, me unanimitet të plotë u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ E mbani mend si Bale turpëroi mbrojtësin e Barcelonës? E përsërit Ernest Muçi në “Europa League”! Talenti shqiptar i jep fitoren Legias

Publikuar

-

Nga

Legia e Varshavës ka fituar në transfertë ndaj Spartak Moskë në shifrat 0-1. Në pjesën e dytë janë aktivizuar dy futbollistët shqiptarë si Lirim Kastrati dhe Ernest Muçi. Për talentin e Tiranës kishte më pak kohë në dizpozicion pasi u fut vetëm në minutën e 83, por sërish i tregoi aftësitë e tij në Europa League.



Muçi ka lënë pas kundërshtarin në driblim duke dalë nga vija e fushës, për të kujtuar veprimin e Gareth Bale në ndeshjen me Barcelonën. Pasimi për te Lirim Kastrati ishte i mrekullueshëm pasi u gjend me portën e boshatisur dhe duhej të dërgonte vetëm topin në rrjetë.

LEXO TE PLOTE