LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Inter dhe Milan e pësojnë që në ndeshjen e parë, surprizojnë PSG-ja dhe Atletiko Madrid (REZULTATET)

15 Shtator 2021, 20:55, Sport CNA
VIDEO/ Inter dhe Milan e pësojnë që në ndeshjen e parë,

Liverpool ka arritur të fitojë me shifrat 3-2 supersfidën e sotme ndaj Milanit, pas një ndeshje të jashtëzakonshme, më e bukura e mbrëmjes së sotme dhe jo vetëm.

Liverpool shënoi i pari me autogolin e Tomorit pas vetëm 9 minutash dhe Milani përmbysi brenda të parës me Rebic (42?) dhe Brahim Diaz (44?), pasi Salah kishte humbur penallti.

Në të dytën ishte radha e përmbysjes për Liverpool, që shënoi me Salah (48?) dhe Henderson (69?), duke vulosur shifrat 3-2. Ndërkohë, doza më të vogla spektakli kishte në ?San Siro?, aty ku Real Madrid fitoi me shifrat 0-1.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar, me dy skuadrat që dominuan në disa fraksione njëra-tjetrën. Real Madrid shtoi marshet në fund dhe gjeti golin me talentin Rodrygo, që mbylli me sukses një aksion shumë të bukur në minutën e 90.

Suprizën e madhe sot e ka bërë Clubb Brugge, që barazoi 1-1 ndaj PSG, që në fushë kishte Messi-Neymar-Mbappe, por pa efekt. Herrera (15?) kaloi shpejt në avantazh parizienët, por belgët barazuan ?flakë? me Hans Vanaken (27?).

Më pas nuk kishte më gola dhe gjithçka u mbyll në barazim. Manchester City dhe Leipzig dhuruan festival golash sonte, duke shënuar 9 të tillë, me ndeshjen, që u mbyll me shifrat 6-3 për skuadrën e Guardiolës. Leipzig ishte gjithë kohës në ndjekje, por kampionët e Anglisë ishin ?anormalë? sonte.

Edhe Ajax ishte spektakolar sonte. Djemtë e Ten Haag tundën rrjetën plot pesë herë në Lisbonë ndaj Sporting, duke triumfuar 5-1. Porto dhe Atletico Madrid morën nga një pikë, pas barazimit 0-0.

Lajmet e fundit nga