Connect with Us

Vaksinimi me detyrim/ “Call Center” mund të jetë sektori radhës

Aktualitet

Vaksinimi me detyrim/ “Call Center” mund të jetë sektori radhës

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Vaksinimi me detyrim kundër Covid-19 mund të shtrihet së shpejti edhe në sektorin Call-Center.

Sipas kryetarit të Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë, Ilir Xhemalaj, sinjalet që të cojnë drejt imunizimit të detyruar të punonjësve nuk mungojnë.

Për A2 ai thotë se kjo do të bënte që pas një viti e gjysmë pune nga shtëpia, rreth 22 mijë të punësuarit në këtë sektor mund të riktheheshin fizikisht në salla.

LEXO EDHE:  Hapja e kufinjve/ Rama për median franceze: Bëmë punë serioze

Për Xhemalajn, tashmë ka ardhur koha që punonjësit t’i rikthehen punës fizike në Call-Centera, por të punësuarit në këtë sektor mendojnë ndryshe.

Sipas të dhënave të pohuara edhe nga Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë, rreth 95% e punonjësve në sektorin Call-Center vijojnë të punojnë nga shtëpia.

Deri më tani vaksimini i detyruar aplikohet për grupet më të rriskuara: Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Duma kundër Berishës: E meritonte

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet të ketë pushime verore”/ Duma: Do bëjmë axhendën kundër Ramës

Nënkryetarja e PD, Grida Duma, i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha, i cili përjashtoi ish liderin historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, me një vendim përsonal, antistatuor dhe pa u konsultua me askënd.

Në një intervistë në ABC news, Duma vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën ka anuar drejt racionalitetit dhe jo drejt emocioneve, duke nënkuptuar që Berisha e meritonte një ‘goditje’ të tillë.

“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit.

LEXO EDHE:  Ngujimi në universitete/ Studentët: Nuk kemi kushtet optimale

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Kemi planifikuar të vaksinojmë 60-70% të popullatës



Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD.

Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrin grupi i dytë i afganëne në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme, arriti grupi i dytë prej 44 afganëve, përfshirë fëmijë, gra dhe burra.

Në aeroportin e Shkupit, ata u pritën nga përfaqësuesit e Kryqi të Kuq, të cilët i dërguan në një hotel ku edhe do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testeve PCR për COVID-19 ndërsa do tu ofrohet edhe mundësia e vaksinimit.

Afganët janë ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare, që kanë punuar në Afganistan deri para marrjes së pushtetit nga talibanët pas largimit të ushtarëve amerikan.

Në grupin e parë në Maqedoninë e Veriut kishin ardhur 149 persona, po ashtu ish-punonjës të organizatave ndërkombëtare së bashku me familjet e tyre.

Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.



Ata në Maqedoninë e Veriut do të kenë një qëndrim të përkohshëm derisa të sigurojnë një transferim në destinacionin përfundimtar.

Vendimi i qeverisë për të pranuar civilët afganë kishte shkaktuar reagime të shumta, në veçanti nga disa parti opozitare maqedonase, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit.

LEXO EDHE:  Këlliçi rendit arsyet/ Përse Shqipëria jeton në varfëri

LEXO EDHE:  Fakte/ Pse PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga gjithë rinia?

Por, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët, se Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga civilët afgan që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të frikës nga hakmarrja e talibanëve. Zaev ka thënë se me vendimin për strehimin e afganëve, vendi ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme.

Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban./ REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Seanca e radhës në Kuvend/ Duma: Nuk ka ulje në tryezë, PD do të përballet me qeverisjen

Publikuar

-

Nga

“Do shkojmë deri në Strasburg”/ Duma: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, tha se vendimi i Lulzim Bashës për largimin e liderit historik të së djathtës shqiptare, ishte racional, jo emocional.

“Një vendimmarrje e vështirë. Dini ju ndonjë vendim që i ka kënaqur të gjithë? Unë jam e bindur që këto tre muaj të vështirë kanë dhënë mundësinë që Basha ta filtrojë gjatë dhe nëse ka një gjë që është e sigurt, askush nuk prek dot vlerat e Berishës me asnjë gisht dhe nëse e ka filtruar gjatë dhe ka ardhur në këtë vendim ka anuar drejt racionalitetit dhe jo emocionalitetit” tha ajo.

Përsa i përket seanacës plenare që do të mbahet ditën e nesërme , Duma tha se PD do të përballet me qeverisjen.

LEXO EDHE:  “Mos na shkatërroni ëndrrat”/ Studentët e Durrësit i bashkohen protestës

LEXO EDHE:  Këlliçi rendit arsyet/ Përse Shqipëria jeton në varfëri



 “Nuk ishte bojkot. Është zero bojkot. PD do të përballet me qeverisjen dhe me opozitarizimin do të sigurojë që shqiptarët do të fillojnë të ndihen të mbrojtur. Nuk ka ulje në tryezë, diskutim, opozitariziëm dhe ka konstruktivizëm për cdo gjë që duhet përmirësuar”, tha Duma

Përsa i përket zërave që kërkojnë referendum, Duma tha se duhet të punohet për ribashkimin e PD-së në kohezion.

“Ne duhet të punojmë për bashkimin e PD-së në kohezion për një qartësim gradual që kjo është rruga që kjo parti duhet të ndërmarrë”, tha Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE