Connect with Us

Vaksinimi i detyruar, nismë kundër-produktive dhe e paligjshme e Xho Bajdenit

Blog

Vaksinimi i detyruar, nismë kundër-produktive dhe e paligjshme e Xho Bajdenit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Nga Josh Blackman “Newsweek”

Me një të rënë të lapsit, administrata e Xho Bajden do të miratojë një vendim për vaksinimin e detyruar për 100 milionë amerikanëve. Shumë shpejt, punëtorët nga Bregu Perëndimor në atë Lindor do të përballen me një zgjedhje:të vaksinohen, t’i nënshtrohen testimit javor me paratë e tyre, ose ta humbasin vendin e punës.

Në kuadrin e masave në mbrojtje të shëndetit publik, urdhrat e Bajden mund të jenë shpëtimtare. Por ato bazohen tek një bazë ligjore jo shumë të qëndrueshme.

Historikisht, vaksinimi i detyruar është imponuar nga qeveritë e shteteve, dhe jo nga qeveria federale e SHBA.

Rregulloret e reja, e përmbysin edhe këtë veçori të strukturës sonë kushtetuese federaliste: Urdhrat e presidentit Bajden i tejkalojnë politikat shtetërore, që u garantojnë punonjësve të drejtën e zgjedhjes personale për t’u vaksinuar ose jo.

Për më tepër, presidenti amerikan veproi në mënyrë të njëanshme:Kongresi nuk e ka autorizuar shprehimisht këtë zgjerim gjithëpërfshirës të pushtetit të tij federal. Ndërkohë, për të justifikuar dekretin e tij, Bajden iu referua një ligji mbi sigurinë në vendin e punës të epokës Nikson.

Unë jam shumë dyshues nëse ky ligj gjysmëshekullor mund të mbështesë vendimin e Bajden për vaksinimin e detyrueshëm. Tek e fundit, masat e Bajden mund të jenë edhe kundër-produktive. Detyrimi i njerëzve që të vaksinohen, mund të forcojë hezitimin e qytetarëve ndaj vaksinave anti-Covid.

Imuniteti i tufës, nuk mund të arrihet përmes mentalitetit të tufës. Zgjedhja individuale, dhe jo vaksinimi i detyrueshëm, është rruga e vetme për të ecur përpara. Në republikën tonë, shtetet mbajnë përgjegjësinë kryesore për të mbrojtur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga ana tjetër qeveria federale, ka kompetenca më të kufizuara për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe për të rregulluar aktivitetet që prekin çështjet ndërshtetërore. Urdhrat gjithëpërfshirës të presidentit Bajden, e kthejnë përmbys federalizmin tonë.

Shtetet, dhe jo dega ekzekutive e qeverisë federale, janë institucionet sovrane përgjegjëse për miratimin e ligjeve që imponojnë vaksinimin e popullatës. Gjatë pandemisë aktuale, disa shtete kanë miratuar tashmë vendime të tilla. Shtetet e tjera, si Teksasi dhe Florida, e kanë ndaluar këtë gjë.

Unë e pranoj që disa njerëz mund të mos i pëlqejnë politikat e Teksasit dhe Floridës, por për mirë a keq, këto ankesa duhet të ndreqen nga kutia e votimit dhe jo nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, ekziston një problem edhe më i madh me diktatin e presidentit Bajden mbi këtë çështje.

Ai veproi në mënyrë të njëanshme. Kongresi nuk ka miratuar në asnjë rast një kërkesë për vaksinimin e detyrueshëm. Në fakt, politikanët në të dyja kampet kanë qëndruar jashtë kësaj çështje delikate. Atëherë, nga e mori presidenti Bajden fuqinë për këtë lloj vendimi?

Ai iu drejtua një “aleati” të pamundur. Në vitin 1970, presidenti Riçard Nikson miratoi Aktin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Ky ligj i nderuar, është përdorur prej kohësh për të ruajtur sigurinë në vendin e punës. Por tani, administrata Bajden po e ripërdor për të autorizuar një urdhër të papredeçentë federal për vaksinimin e detyrueshëm.

Derdhja e “verës së re” në këtë “shishe të vjetër”, do të rezultojë shumë problematike.

Urdhri nuk kërkon që punonjësit të mbajnë maska, që është lloji i masës tradicionale të sigurisë në vendin e punës, i cili i paraprinte pandemisë aktuale.

LEXO EDHE:  Liderët republikanë, që mund të sabotojnë garën e Donald Trumpit në nëntor

Përkundrazi, atyre u kërkohet që të marrin një vaksinë jashtë vendit të punës, ose të testohen çdo javë me paratë e tyre, që të dyja ndërhyrje të dhunshme në autonominë e trupit të njeriut.

Dhe dështimi për të bërë ndonjërën nga të dyja, do të çojë në pushimin nga puna të punonjësit.

Unë nuk kam gjetur ende ndonjë precedent historik për një rregullore të tillë, që parashikon pushimin nga puna të punonjësve në mbarë vendin. Gjykatat janë shpesh skeptike kur agjencitë qeveritare iu referohen ligjeve të vjetruara,me synimin adresimin me lehtësi të problemeve urgjente.

Kohët e fundit, Gjykata e Lartë e përdori këtë parim për të ndalur moratoriumin federal të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm. Gjatë pandemisë, Kongresi hoqi dorë nga një ndalim i përkohshëm nga dëbimet nga shtëpitë me qira të banorëve debitorë.

Në kundërpërgjigje, administrata e Bajden dhe administrata Trump para saj – vendosi një moratorium të ri.

Dega ekzekutive u mbështet tek një ligj federal që daton që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Por Gjykata e Lartë, zbuloi se ky ligj i kohës së presidentit Ruzvelt nuk mund të mbështeste një politikë kombëtare kaq ekspansive, siç e tha vetë kreu i saj  ndjerë Antonin Skalia:Kongresi nuk e fsheh dot elefantin në vrimën e miut!

Nëse Kongresi do të synonte t’i jepte pushtetit ekzekutiv mundësinë që të impononte një vaksinim të detyrueshëm në nivel kombëtar, ai do ta kishte bërë këtë, sidomos kur një mandat i tillë ndërhyn në sovranitetin e shteteve. Së fundmi, kjo lëvizje e Bajden mund të rezultojë kundër-produktive.

Unë kam frikë se urdhri për vaksinimin e detyrueshëm, do të ketë pasojën e padëshiruar të rritjes së hezitimit ndaj vaksinave. Siç e di çdo prind apo mësues, kur i urdhëron njerëzit që të bëjnë diçka, ata motivohen të bëjnë të kundërtën.

Disa punonjës do të paraqesin dëshmi të rreme të vaksinimit.

Të tjerët do të refuzojnë të vaksinohen dhe do t’i sfidojnë punëdhënësit që t’i pushojnë nga puna. Dhe shumë qeveri lokale, punëdhënës dhe punonjës do të shkojnë në gjykatë për ta pezulluar këtë urdhër.

Kjo masë e shëndetit publik do të mbetet gjyqeve për pjesën e mbetur të pandemisë. Normat e vaksinimit ka të ngjarë që në fillim të rriten, por në fund do të jenë më pak sesa synimi ynë. Në një botë ideale, ne tashmë do ta kishim arritur imunitetin e tufës, dhe do të kishim filluar rikthimin tek normaliteti. Por qeveria federale nuk duhet dhe nuk mundet që të ushtrojë të gjithë fuqinë e saj, për ta arritur atë qëllim të dëshiruar.

Shënim:Josh Blackman, është profesor i së drejtës kushtetuese në Kolegjin e Drejtësisë në Teksasin Jugor, dhe bashkautor i librit “Një hyrje në të Drejtën Kushtetuese:100 raste të Gjykatës Supreme, të cilat duhet t’i njohin që të gjithë”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Cila është e ardhmja e terrorizmit global?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Julio Rivera “News Max”

Presidenti Xho Bajden duket se po përjeton nga një krizë të madhe të përmuajshme, ndërkohë që ende nuk kanë kaluar as 8 muaj që nga marrja e detyrës. Shumë nga këto vështirësi janë shkaktuar nga veprimet e vetë shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Të gjithë mund ta mbani mend se si që në ditën e tij të parë në detyrë, ai firmosi një mori urdhrash ekzekutivë, të cilat e goditën pavarësisë energjitike të vendit, integritetin e kufirit tonë jugor me Meksikën,dhe rindërtuan pa arsye marrëdhëniet e prishura midis Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Këtu mund të përmendim edhe dështimet në ekonomi, që lidhen me të ashtuquajturin planin “Back Better” të administratës Bajden,apo sulmet e shumta kibernetike të kryera kundër kompanive të mëdha dhe që kanë një rëndësi strategjike, përfshirë atë mbi “Colonial Pipeline”, dhe një nga furnitorët kryesore të ushqim në SHBA, JBS.

Por, të gjitha këto dyshime të turpshme, të cilat normalisht do të mjaftonin për të fundosur çdo administratë, janë vërtet asgjë në krahasim me krizën humanitare të paparë që po ndodh në Afganistan, pasojë e qasjes miop edhe dëshpëruese të presidentit aktual, për të kërkuar atë që ai e konsideroi paraprakisht një fitore në prag të 20 vjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit, të cilat ndryshuan përgjithmonë SHBA-në dhe botën.

Ndonëse shumë nga analistët liberalë të establishmentit janë përpjekur ta shtrembërojnë realitetin, siç ndodhi për shembull me Daniel Smith, që tentoi ta kthejë këtë katastrofë të pafajshme në një skandal të Trump, shumica e amerikanëve nuk mashtrohen dhe e pranojnë se ky është një dështim i madh,dhe ku përgjegjësi ekskluzive ka administrata Bajden.

Kulmi i skandalit ditët e fundit ishte mesazhi kontradiktor në lidhje me statusin e amerikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre afganë.

Sidomos paaftësia e zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes Xhon Kirbi për t’iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë që iu bë disa javë më parë, që lidhet me numrin e amerikanëve ende të bllokuar pas linjave të armikut, krijoi një situatë që e portretizonte Amerikën si jo të gatshme për të qëndruar në krah të aleatëve të saj, apo edhe të siguronte transferimin e sigurt të qytetarëve të saj.

Këto zhvillime u kanë dhënë një mundësi armiqve të Amerikës, që të promovojnë idenë e rënies sonë si superfuqia më e madhe në botë. Për shembull, Kina, që është padyshim rivalja kryesore e Amerikës, shfrytëzoi menjëherë mundësinë që i dha ky moment i jashtëzakonshëm dobësie, për të përdorur median e saj të kontrolluar nga shteti dhe ndërmarrë një sulm të koordinuar kundër Shteteve të Bashkuara, teksa njëkohësisht po përpiqej që të frikësonte Tajvanin.

Ndërsa po bëhej më e qartë fotografia e vërtetë e asaj që po ndodhte në Afganistan, gazeta “Global Times” e kontrolluar nga Partia Komuniste Kineze, e quajti tërheqjen nga Afganistani “një goditje të rëndë për besueshmërinë e SHBA-së në botë”.

Për më tepër, javën e kaluar, Tajvani raportoi mbi një incident ku 19 avionë ushtarakë kinezë, midis tyre avionë të pajisur me bomba bërthamore, fluturuan në hapësirën e tij ajrore. Ndërsa Amerika duket më shumë e dobët në skenën botërore, sesa ka qenë në çdo moment tjetër që prej janarit të vitit 2017, këto ngjarje të fundit kanë sjellë forcimin e forcave shumë dashakeqe, për të cilat ne hymë 20 vjet më parë në luftë në përpjekje për t’i shkatërruar ato.

LEXO EDHE:  Partia Socialiste e Milo Gjukanoviç po e rrënon Malin e Zi

LEXO EDHE:  Rruga e qartë e Donald Trumpit drejt fitores më 3 nëntor



Pavarësisht nëse na intereson ta pranojmë apo jo, administrata Bajden është përgjegjëse për dorëzimin tek talebanët të një sasie të madhe armësh me vlerë mbi 90 miliardë dollarë. Kjo gjë ka ndodhur kur SHBA e dinte se në Afganistan kishte një prani në rritje të Al-Kaidës.

Një raporti të de-klasifikuar të Kombeve të Bashkuara, i bërë publik vetëm disa javë përpara tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani, pretendon se atje ekzistojnë celula terroriste të Al-Kaidës, të cilat veprojnë në të paktën 15 provinca.

Bashkëpunëtorët dhe financuesit e sulmeve të11 Shtatorit, zotërojnë tani armë shumë moderne,të cilat mund t’i përdorin për të forcuar dhe mbrojtur zinxhirët e furnizimit me opioide dhe metamfetaminë, që ishin burimi i tyre kryesor i të ardhurave para rivënies nën kontroll të Afganistanit.

Kjo do të shkaktojë humbje të tjera të jetëve njerëzore në të gjithë botën .Por aspekti ndoshta më pak i përfolur i kësaj situate, është fakti se fuqia globale e terrorizmit, Irani,ka tani një aleat të fuqishëm me një ushtri të pajisur mirë me armë, falë tërheqjes kaotike të Amerikës.

Që kur Xho Bajden ka marrë detyrën e presidenti, Irani është duke shkelur kufijtë e pasurimit të uraniumit, të vendosura në vitin 2015 nga bashkësia ndërkombëtare. Një raport i pranverës së këtij viti, tregonte se centrifugat në stacionin bërthamor të Iranit në Natanz po pasuronin uranium në masën 63 për qind, që është më shumë se sa 60 për qindëshi që dihej deri në momentin kur bisedimet për të ringjallur marrëveshjen e saj bërthamore me fuqitë botërore, kishin ngecur në fillim të këtij viti.

Për më tepër, një Iran sfidues pretendoi në korrik se ka mundësi që ta pasuronte uraniumin në shkallën e ndërtimit të një arme bërthamore, ose në një nivel pastërtie prej 90 për qind.

Ky paralajmërim paraqet rrezik të menjëhershëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Izraelin dhe Evropën.

Pasi mundësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve diktatoriale, mund të sjellë në fund një ringjallje tjetër të madhe të sulmeve terroriste në nivel global, ndoshta edhe duke përfshirë përdorimin e një arme bërthamore gjatë viteve të ardhshme.

Dhe kjo është shumë larg nga pozicioni ku ndodhej Irani pak më shumë se një dekadë më parë, Stuxnet i vitit 2010,kur një sulm kibernetik që u konsiderua si goditja e parë në luftën e vazhdueshme globale kibernetike, arriti të sabotojë programin bërthamor iranian.

Kjo situatë e vendos SHBA-në në qendër të vëmendjes të një sulmi tjetër shkatërrues, si ai apo ndoshta më të keq se sa sulmet e 11 Shtatorit 2001. Në kushtet kur kanë mbetur më shumë se 3 vite të presidencës Bajden, ne mund të supozojmë se ndoshta më e keqja duhet ende të vijë. Bazuar në krizat tashmë periodike, në të ardhmen Amerikën mund ta presë një periudhë vështirësish të jashtëzakonshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Zgjedhjet ruse “alla Putin”: Persekutim, represion dhe blerje votash

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Max Seddon “Financial Times”

E vendosur buzë një liqeni në kufirin veriperëndimor të Rusisë me Evropën, statuja 20 metra e lartë dhe me peshë 50 ton, e përuruar nga Vladimir Putin të dielën e shkuar, përshkruan disa kalorës që mbajnë në duar shpatat, teksa përgatiten të zmbrapsin pushtuesit nga Perëndimi.

Mesazhi që jepet vështirë se mund të jetë më i qartë sesa kaq.

I rrethuar nga patriarku ortodoks, dhe një peshkop që thuhet se është këshilltari i tij shpirtëror, Putini u tregoi të pranishmëve sesi princi mesjetar Aleksandër Nevski kishte hedhur themelet për një “shtet rus të fortë dhe të centralizuar”, pasi arritur të zmbrapste kalorësit teutonë në një betejë të zhvilluar mbi akull.

“Asgjë nuk mund të prishë vazhdimësinë e shenjtë të kohërave dhe brezave!”- theksoi

Putin një javë para zgjedhjeve parlamentare. Rezultati në parim mund të ishte i pashmangshëm:partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë shumicën e saj kushtetuese në Duma, dhomën e ulët të parlamentit prej 450 deputetësh, ndërsa vendet e tjera i takojnë një grupi partish që njihen si “opozita e kontrolluar”.

Por çmimet e larta të ushqimeve, dhe rënia e të ardhurave reale të rusëve, kanë bërë që popullariteti i partisë Rusia e Bashkuar të prekë nivelet më të ulëta historike, ndaj zgjedhjet e së dielës janë bërë një test për regjimin gjithnjë e më shumë autoritar të Rusisë, përpara se të përfundojë mandati aktual i Putinit në vitin 2024.

Reagimi i presidentit ndaj mbështetjes së vakët për Rusinë e Bashkuar, ka qenë shumë i fortë. Ai premtoi një fond shtesë prej 7 miliardë dollarësh për partinë e tij.

Ndërkaq kundërshtarët janë përballur me një persekutim të paparë, dhe me një retorikë të zjarrtë në lidhje me rrezikun e ndërhyrjes së të huajve në punët e brendshme.

Qeveria ka akuzuar kompanitë amerikane të teknologjisë për “ndërhyrje”, kur ato refuzuan të fshijnë një aplikacion të “votimit të zgjuar”, të drejtuar nga interneti nga mbështetësit e kritikut të burgosur të Putinit, Aleksei Navalni. Goditja e paparë e zërave kundër, tregon se Kremlini i cilëson kërcënimet e huaja si pengesën kryesore për mbijetesën e vazhdueshme të regjimit aktual.

“Jo të gjithë ata që janë kundër Putinit, janë njerëz të këqij. Por shërbimet e sigurisë mendojnë kështu”- më thotë një person që ka qenë dikur këshilltar i Putinit. Disa muaj para zgjedhjeve, zyrtarët e Putinit e kanë ndaluar organizatën e Navalnit, kanë penguar dhjetëra kandidatë që të garojnë në zgjedhje me akuzat për lidhje të dyshuara me Navalnin, si dhe kanë marrë në pyetje qindra mbështetës të zakonshëm, në një përpjekje të dukshme për t’i trembur ata, në mënyrë që të mos zhvillojnë më pas protesta kundër rezultatit.

Analistët thonë se synimi kryesor i presidentit, është të demonstrojë se nuk mund të ketë asnjë alternativë ndaj udhëheqje së tij. Vitin e kaluar, Putin ndryshoi kushtetutën për të zgjatur sundimin e tij potencialisht deri në vitin 2036, edhe pse ai nuk ka thënë nëse planifikon të kandidojë përsëri.

“Putini ka nevojë për një konfirmim personal të mandatit të tij dhe mungesës së alternativave ndaj tij. Zgjedhjet e të dielës janë një shans tjetër për të, që ai të bindë veten se njerëzit e mbështesin ende”-thotë Tatiana Stanovaja, themeluese e kompanisë së konsulencës politike “R.Politik”.

Pasi kandidatët e mbështetur nga Navalni fituan zgjedhjet për këshillin e një qyteti në Siberi vitin e kaluar, mbështetësit e opozitës planifikuan t’i shndërronin zgjedhjet parlamentare në objektivin e tyre kryesor.

Navalni u arrestua në janar të këtij viti, kur u kthye nga Gjermania, pasi u kurua nga një helmim nga një agjent nervor, për të cilin ai akuzon direkt Putinin.

Por që atëherë, mbështetësit e opozitës që synojnë të shkaktojnë ndryshime përmes zgjedhjeve, kanë parë shuarjen e shpresave të tyre. Disa u ndaluan të mbanin lidhje me Navalnin, kur një gjykatë vendosi në qershor që Fondacioni i tij Anti-Korrupsion, të shpallej një organizatë “ekstremiste”.



Shumë nga aleatët kryesorë të Navalnit janë larguar nga Rusia. Ivan Pavllov, një avokat që e mbrojti në gjyq organizatën e Navalnit, u akuzua për dekonspirimin e informacionit nga një gjyq i mbyllur në lidhje me akuzën për tradhti kundër ish-gazetarit Ivan Safronov.

Edhe ekipi i tij i juristëve u shpërbë në korrik, kur Rusia e mbylli faqen e tyre të internetit, me pretekstin se kishin publikuar informacione nga një organizatë çeke “e padëshirueshme”. “Në Rusi po ndodh aktualisht një spastrim.

LEXO EDHE:  Partia Socialiste e Milo Gjukanoviç po e rrënon Malin e Zi

LEXO EDHE:  Ja kush është e vërteta për kërcënimin që na vjen nga ISIS

Ky proces ka të bëjë me zgjedhjet, apo me transferimin e pushtetit. Ata po përpiqen të heqin qafe këdo që mund të ketë ndikim tek opinioni publik”- deklaroi Pavllov gjatë një interviste

Goditja është shtrirë edhe tek mediat e pavarura, shpesh të financuara nga grante të dhëna nga organizatat perëndimore. Dhjetëra media dhe stafi i tyre, janë etiketuar si “agjentë të huaj”.

Presioni i regjimit ka prekur edhe zgjedhjet lokale mijëra kilometra larg Moskës.

Kur aktivistja Violeta Grudina u tha miqve të saj në qytetin Murmansk, se donte të kandidonte për këshillin e qytetit, disa njerëz të panjohur shpërndanë fletushka në shkallët e pallatit të saj, duke e akuzuar atë për “çoroditje të fëmijëve”. Më pas plaçkitën dhe shkatërruan zyrën e degës lokale të fondacionit të Navalnit, të cilën Grudina e drejtonte deri pak kohë më parë.

Kur tentoi të regjistrohej si kandidate muajin e kaluar, një gjykatë e urdhëroi Grudinën të izolohej për shkak të koronavirusit, edhe pse ajo tha se ishte shëruar nga një formë e butë e Covid-19, dhe kishte rezultuar negativ në testin e bërë. Grudina nisi një grevë urie, dhe doli nga spitali disa ditë më vonë, ende në kohë për t’u regjistruar në zgjedhje.

Megjithatë ajo u hoq nga lista e kandidatëve, për shkak të lidhjeve të saj të shkuara me Navalnin. “Nëse ata do të donin të më përjashtonin, do ta bënin këtë. Por kjo që ndodhi ishte një shfaqje për njerëzit e tjerë, për t’i treguar banorëve vendas, se si është represioni politik”- thotë Grudina.

Ndërsa Putin si president, është në gjendje të qëndrojë disi mbi grindjet e zyrtarëve, zhgënjimi me standardet e dobëta të jetesës, infrastruktura e shkatërruar dhe korrupsioni i përhapur, ka bërë që rusët e zakonshëm ta drejtojnë zemërimin e tyre ndaj vasalëve të tij. Kremlini i ka detyruar zyrtarët lokalë të marrin përsipër kostot për bllokimet jopopullore dhe fushatat e vaksinimit të detyrueshëm.

“Putini është një pragmatist. Ai e di që disa njerëzve nuk u pëlqejnë mbylljet dhe mbajtja e maskave. Ndaj ai thotë gjërat që pëlqehen”- thotë njeriu që është pranë Putinit. Kandidatët kryesorë të partisë së tij janë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes Sergei Lavrov dhe Sergei Shoigu.

“Putin po përdor Shoigu dhe Lavrov, pasi ata janë ministrat më të njohur. Ata po e mbrojnë atdheun tonë, si në arenën diplomatike ashtu në fushën e betejës nga sulmet hibride”- thotë Andrei Kolesnikov, kreu i programit të politikës së brendshme në Qendrën Karnexhi në Moskë.

Por problemi për Rusinë e Bashkuar, është nëse ndjenja patriotike mund të dalë apo jo mbi problemet e jetës së përditshme. Të ardhurat reale kanë rënë me 11 për qind që kur Rusia aneksoi Krimesë në vitin 2014, ndërsa 20 milionë njerëz – një e shtata e popullsisë – jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Përfituesit më të mundshëm të pakënaqësisë së rusëve janë komunistët, partia e dytë më e madhe në parlament. Ata kundërshtuan rritjen e moshës së pensionit në vitin 2018, dhe ndryshimet kushtetuese të Putinit vitin e kaluar.

Disa nga aktivistët më të rinj të komunistëve po kërkojnë ta sfidojnë Kremlinin në mënyrë direkte, madje duke kopjuar retorikën e Navalnit.

Gjithsesi pakënaqësia sociale në rritje, nuk ka gjasa të përkthehet në humbje për partinë e Putinit. Anketuesi shtetëror “Vtsiom” pret një pjesëmarrje prej rreth 48 për qind, 12 për qind më pak se në vitin vitit 2011. Vëzhguesit e zgjedhjeve janë ankuar se rregullat e reja, do ta bëjnë më të vështirë gjurmimin e shkeljeve të mundshme.

Moska dhe 6 rajone të tjera kanë miratuar votimin në internet, për të cilin kritikët thonë se është në thelb e pamundur të verifikohet. Në pamundësi për të regjistruar kandidatët e tyre, ekipi i Navalnit, po e fokuson strategjinë e tij në një aplikacion të “votimit të zgjuar”, që i nxit mbështetësit të përkrahin kandidatin me shansin më të mirë për të mposhtur partinë Rusia e Bashkuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE