Connect with Us

ULTRA UNLIMITED për ULTRA Komunikim!/ Interneti pa limit, me ULTRA shpejtësi

Aktualitet

ULTRA UNLIMITED për ULTRA Komunikim!/ Interneti pa limit, me ULTRA shpejtësi

Publikuar

-

One Telecommunications sjell për herë të parë në Shqipëri planet e komunikimit ULTRA UNLIMITED, me komunikim pa limit dhe shpejtësinë e internetit që nuk bie asnjëherë. Pas 1 viti të sukseshëm, kur One është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe është certifikuar si “Rrjeti më i mirë” nga UMLAUT, prezanton një koncept plani tarifor krejtësisht të ri për tregun shqiptar.

Këto plane do të bëjnë diferencën në treg sepse ofrojnë mundësinë e komunikimit dhe lundrimit pa limit, vetëm me një tarifë fikse mujore, pa fatura surprizuese në fund të muajit. Kemi shumë besim tek ky produkt sepse është jashtëzakonisht inovativ dhe për herë të parë në Shqipëri e ofron ONE.” – tha Athanasios Paraskevas, Drejtori Komercial i One Telecomunications.

Koncepti “pa limit” u prezantua nga operatori ONE vitin e kaluar, si përgjigje e nevojave të tregut, për të patur internet pa limit. Qasja e ONE në treg është që të dëgjojë kërkesat e abonentëve dhe të përmirësohet çdo ditë, në shërbime, plane, paketa, etj. Përgjatë një viti, ONE ka sjellë për herë të parë mundësinë e blerjes së telefonave/smartphone-ve përmes pagesave të ulëta mujore. Më pas, prezantoi HomeNet, interneti i parë fiks, që aktivizohet pa nevojën e teknikut dhe transportohet kudo. I erdhi në ndihmë nevojave të biznesit, duke ofruar ONE Easy Business, si mënyrën më të mirë për bizneset në procesin e fiskalizimit. Rimodeloi dyqanet për të përmirësuar përvojën e klientit; solli VoLTE për një cilësi zëri superiore; zgjodhi Ericsson si partnerin teknologjik dhe iu bashkua nismës së Departamentit Amerikan të Shtetit duke u bërë i pari operator në rajon, që futet në listën e “Rrjetit të Pastër”.

LEXO EDHE:  Ja nga dora e kujt varet interneti në Botë

Sot, ONE është përsëri i pari operator që nëpërmjet planeve ULTRA UNLIMITED sjell risinë internet pa limit me shpejtësi të pareduktuar dhe komunikim pa limit. Përmes këtyre planeve, abonentët e ONE kanë mundësinë të zgjedhin shpejtësinë e lundrimit në internet duke garantuar që shpejtësia nuk bie asnjëherë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

Planet ULTRA Unlimited janë krijuar për të ofruar internet te palimituar përgjatë gjithë kohës, pa ndërprerje apo ngadalësime të shpejtësisë. E gjithë kjo përvojë e internetit pa limit dhe shpejtësisë maksimale, ofrohet na sajë të kapaciteteve dhe cilësisë së rrjetit One, pa rënduar në buxhetin e abonetëve.” – Anila Cani, Menaxhere e Produkteve dhe Propozimeve në One Telecommunications.

Marka One vjen e rifreskuar nën qasjen kreative “Une jam One”, në vijim të fushatave të mëparshme të dedikuara certifikimit të rrjetit.

Këtë herë duke paralelizuar shpejtësinë maksimale dhe internetin pa limit të planeve te reja ULTRA Unlimited, me lëvizjet e jashtëzakonshme akrobatike të Fiona Rushitit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Iku siç donte vetë”/ Erion Braçe humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur xhaxhain e tij.

Braçe shkruan se edhe sot, “ai iku siç donte vetë, pa i dhënë kërkujt nder në mundësinë ta kishin edhe me gjate; i la të gjithëmire e të plotësuar!”

Postimi i Braçes

KARAFIL BRAÇE ISHTE XHAXHAI IM!

Deri sot ne mesdite,

79 vite djale, burre, baba e gjysh, vella me tim ate e xhaxha per mua.

Kur lindi shekullin e shkuar, i ati i vuri emrin e babait te tij, Karafilit; bashke me emrin i dha edhe karakterin e tij, nje burri e oficeri qe jetoi jeten ashtu sic donte, ku donte.

Ate nuk e njoha kurre, ama te gjithe me thonin se xhaxhai im ishte Ai, i njejti karakter, e njejta jete deri sot;



Zgjodhi te bente jeten qe donte, te ndertonte familjen qe donte, te bente punen qe donte, te ikte e vinte shpejte, me shpejtesine e nje motorri qe gjithnje ishte me i fundit qe Ushtria kish, here ne qytet, here ne fushime, reparte, here ne uzina ushtarake e heren tjeter ne baza ushtarake, here ne tunele mes malesh qe fshihnin katjusha e heren tjeter ne vendqendrime nendetsesh;

LEXO EDHE:  Një kërkesë në rritje për “klipet” e nxehta/ Punonjëset e seksit offline të detyruara të nisin punën në internet

LEXO EDHE:  Interneti po vihet në pozitë të vështirë/ A duhet të drejtojë makinën një person mbi 70 vjeç?

Me mendjen per te bere ndryshe nga te tjeret, gjithnje me revista te huaja, teknike, ne dore e prej te cilave modifikonte gjithcka per paisjet ushtarake ketu;

Kurre nuk e mori nje grade dhe ishte zgjedhje e tij, donte te ishte i lire, i denje per jeten qe donte, jo per graden qe e priste.

Asgje se pengoi te bente jeten e tij, i sfidoi te gjithe me kostum, kollare, syte qiell, bastun ne dore, motorr nga Vespa tek Honda e pazakonte per moshen;

Sfidoi shendetin e mjeket te cilet i caktuan vec 5 vite me shume e ai i beri 35 vite plus, duke i jetuar dite me dite sic desh vete, me nje gote vere te mire perpara qe perhere behej shishe!

Edhe sot, iku sic donte vete pa i dhene kerkujt nder ne mundesine ta kishim edhe me gjate; i la te gjithe mire e te plotesuar!

Lamtumire xhaxh!

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Sondazhi, amerikanët pajtohen se dezinformatat janë një problem

Publikuar

-

Nga

Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapja e shfrenuar e dezinformatave është një problem.

Shumica mendojnë gjithashtu se lidhur me këtë situatë një pjesë të mirë të fajit e kanë kompanitë e medias sociale dhe përdoruesit e tyre.

Por vetëm një numër i vogël amerikanësh mendojnë se ata vetë mund të jenë përgjegjës për situatën. Të dhënat janë pasqyruar në një sondazh të ri të Institutit Pearson, agjencisë “Associated Press” dhe qendrës kërkimore NORC.

95 për qind e amerikanëve thonë se dezinformacioni është një problem kur ata përpiqen të kenë qasje në informacione të rëndësishme. Rreth gjysma ia vënë fajin më madh qeverisë amerikane, dhe rreth tre të katërtat, përdoruesve të medias sociale dhe kompanive të teknologjisë.

Megjithatë, vetëm 2 në 10 amerikanë thonë se janë shumë të shqetësuar se mos vetë ata kanë përhapur personalisht dezinformata.

Pjesa më e madhe, rreth 6 në 10 amerikanë, thonë se janë disi të shqetësuar se miqtë apo familjarët e tyre mund të kenë qenë pjesë e këtij problemi.

Për Carmen Speller, një studente 33-vjeçare, diplomuar në Lexington të Kentakit, dallimet janë të dukshme kur ajo diskuton pandeminë e koronavirusit me rrethin e ngushtë familjar. Speller beson tek vaksinat kundër COVID-19, por familja e saj jo. Ajo beson se keqinformimi që familja e saj ka marrë nëpërmjet televizorit ose duke lexuar në faqet lajmesh të dyshimta, ka ndikuar në vendimin e tyre për të mos u vaksinuar kundër COVID-19.

Në fakt, disa nga anëtarët e familjes së saj mendojnë se ajo është e çmendur që i beson qeverisë lidhur me informacionet që shpërndan mbi COVID-19.

“Besoj se ata mendojnë se unë jam e keqinformuar. Unë jam ajo që po ndjek verbërisht atë që thotë qeveria dhe kjo është diçka që e dëgjoj shpesh”, thotë Speller. “Situata ka mbërritur në atë pikë sa po krijon shumë tension me familjen time dhe gjithashtu me disa nga miqtë e mi”.

Speller nuk është e vetmja që ka mosmarrëveshje me familjen e saj mbi këto çështje.

Sondazhi zbuloi se 61% e republikanëve thonë se qeveria amerikane ka shumë përgjegjësi për përhapjen e dezinformatave, krahasuar me vetëm 38% në radhët e demokratëve.

Sidoqoftë, si demokratët ashtu edhe republikanët bien dakord lidhur me rolin që luajnë kompanitë e mediave sociale në përhapjen e dezinformatave, përfshirë Facebook-n, Twitter-in dhe YouTube-in.



Sipas sondazhit, 79% e republikanëve dhe 73% e demokratëve thonë se kompanitë e mediave sociale kanë një përgjegjësi të madhe ose një përqindje të konsiderueshme të përgjegjësisë mbi dezinformacionin.

Ky qëndrim, i rrallë mes amerikanëve, mund të shkaktojë probleme për gjigantët e teknologjisë si Facebook-u, më i madhi dhe më fitimprurësi mes platformave të mediave sociale, i cili është kritikuar nga ligjvënësit e të dyja partive.

“Sondazhi është një lajm i keq për Facebook-un”, thotë Konstantin Sonin, një profesor i politikave publike në Universitetin e Çikagos i cili bashkëpunon gjithashtu edhe me Institutin Pearson.

LEXO EDHE:  Ja nga dora e kujt varet interneti në Botë

LEXO EDHE:  Ja nga dora e kujt varet interneti në Botë

Gjatë një seance dëgjimore të martën në Kongres, senatorët u zotuan se do të vendosin rregullore të reja ndaj kompanisë. Kjo vjen pas një dëshmie të një sinjalizueseje, ish-punonjëse e Facebook-ut, e cila tha se vetë të dhënat e kompanisë tregojnë se algoritmet e saj nxisin dezinformatat dhe përmbajtjet që dëmtojnë fëmijët.

“Kompania ka përfituar nga përhapja e dezinformatave dhe mbjellja e urrejtjes”, tha senatori demokrat Richard Blumenthal, gjatë seancës dëgjimore në Nënkomisionin e Senatit për Tregtinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se amerikanët janë të gatshëm të fajësojnë të gjithë, por jo veten e tyre lidhur me përhapjen e dezinformatave. 53% e tyre thonë se nuk janë të shqetësuar se mund të kenë përhapur dezinformata.

“Ne e ndeshim këtë shumë herë. Njerëzit mendojnë se është diçka që u ndodh të tjerëve. Sipas tyre janë njerëzit e tjerë që mashtrohen prej tij (informacionit të rremë), dhe njerëzit e tjerë e përhapin atë”, thotë Lisa Fazio, një profesoreshë e psikologjisë në Universitetit Vanderbilt, e cila trajton çështje që lidhen me përhapjen e informacionit të rremë. “Shumica e njerëzve nuk e pranojnë rolin e tyre në këtë aspekt”, thotë ajo.

Të rinjtë priren të jenë më të shqetësuar se mund të kenë shpërndarë informacione të rreme. 25% të amerikanëve të moshës 18 deri në 29 vjeç, thonë se janë shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar se kanë përhapur dezinformata, krahasuar me vetëm 14% të amerikanëve të moshës 60 vjeç e lart. Gjashtëdhjetë e tre përqind e këtyre të fundit nuk janë të shqetësuar se mund të jenë bërë shkak për dezinformata.

Por siç thotë zonja Fazio janë amerikanët në moshë të madhe që duhet të shqetësohen më shumë për përhapjen e dezinformatave, duke patur parasysh se hulumtimet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa të ndajnë një artikull nga një faqe interneti me lajmeve të rreme.

Para se të ndajë gjërat me familjen ose miqtë e saj në Facebook, studentja Carmen Speller përpiqet të bëjë më të mirën për t’u siguruar që informacioni që po përcjell për tema të rëndësishme si COVID-19, vjen nga një institucion mjekësor i besueshëm. Sidoqoftë, ajo pranon se ka patur një apo dy raste kur ajo “ka pëlqyer” apo ka “shpërndarë” një postim në platformat sociale pa marrë parasysh nëse informacionet ishin apo jo të sakta.

“Jam e sigurt që ka ndodhur”, thotë ajo.

“Unë prirem të mos ndaj gjëra në mediat sociale të cilat nuk i gjej në faqe të verifikuara. Por jam e hapur nëse dikush do të ma vinte në dukje, se informacioni që po shpërndaj nuk është i saktë. Ç’ka do të më bënte të mendoja dhe ta kontrolloja një gjë të tillë”, shton studentja./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tenderi 86 milionë lekë i “hëngri kokën”/ Ja kush janë 3 bashkëpunëtorët e Thoma Gëllçit

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur emrat e tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.

Mësohet se në pranga janë vendosur: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Tre zyrtarët nuk janë më pjesë e RTSH-së prej disa muajsh. Po ashtu edhe Thoma Gëllçi, i cili në 21 maj u shkarkua nga detyra e drejtorit të cilën e mori në 6 maj 2016.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Mashtroi me piktura të vjedhura në internet: Deklarata e piktorit shqiptar shokon publikun

LEXO EDHE:  Situata nga COVID-19/ AKEP jep udhëzime për internetin, si të shmangim oraret e pikut



Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

LEXO TE PLOTE