Connect with Us

‘Të rivendoset dënimi me vdekje’/ Protestë në Tiranë dhe Fier për vrasjen e Sabrina Bengajt

Aktualitet

‘Të rivendoset dënimi me vdekje’/ Protestë në Tiranë dhe Fier për vrasjen e Sabrina Bengajt

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, përpara Ministrisë se Brendshme ku po mbahet një protestë e heshtur për vrasjen e Sabrina Bregaj.

Me pankarta në duar që mbajnë mesazhe si “Më mirë e ndame sesa e vrame” qytetarët protestojnë sot për ndëshkimin e burrave dhunues dhe për një mbështetje më të madhe ndaj grave dhe vajzave.

Organizuesja  Laureta Roshi shprehet se Sabrina Bengaj eshte viktima e 14 ne vitin 2021

“Kërkojme drejtesi dhe jo debate ne familjet e tyre, pasi edhe familjet jane viktima”, u shpreh ajo. Ndërsa protestuesit thërrasin që të rivendoset denimi me vdekje.

LEXO EDHE:  FOTOT-“E di në çfarë gare jam futur”/ Kandidatja seksi e PD e sigurt për fitoren

Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Kurse në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tomini: Mund të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti “Delta”/ Tomini qetëson qytetarët: Situata nën kontroll, s’kemi asnjë rast të konfirmuar

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se hapja e shkollave mund të sjellë edhe rritjen e rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Për Abc news, Tomini tha se është e pritshme që rifillimi i mësimit dhe grumbullimi i nxënësve do të sjellë tendencë rritëse të rasteve me Covid-19.

“Ky fakt e lehtëson më shumë se zinxhiri i transmetimit midis mësuesve që janë të detyruar të vaksinohen, mbetet hallka e nxënësve. Disa hallka pavarësisht rritjes së pozitivitetit kemi përballje qoftë për shtrimet, por edhe strukturat spitalore. Të gjitha gjasat janë që mund të kemi një trend më të rritur me grumbullimet. Por gjithçka është dinamike, do të vlerësohet hap pas hapi duke zbatuar protokollet. Vjeshtë-dimër do të ketë tendecë rritje”, është shprehur shpreh ajo.

Përsa u përket arsimtarë që janë në kategorinë e vaksinimit të detyruar, Tomini tha se me hapjen e shkollave ata duhet të tregojnë edhe certifikatën që vërteton se kanë marrë vaksinën.

LEXO EDHE:  17 vjeçarja gjendet e pajetë në tualetin e shkollës

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Humb jetën këmbësori



“Detyrimi ligjor ose urdhri për të paraqitur certifikatën bazohet në ligjin për sëmundjet infektive. Por sa sa i përket urdhrit të mësuesve del në vijim që data 27 përkon me fillimin e mësimit, përkon edhe me ligjërimin e një detyrimi të tillë për të paraqitur certifikatën. Tek individët që e kanë kaluar aplikimi i një vaksine nxit një mbrojtje më të fortë”, tha ajo.

Tomini shtoi më tej se në rast të agravimit të situatës janë në gatishmëri për të rihapur spitalet e tjera Covid.

“Janë duke u monitoruar të gjithë indikatorët duke vlerësuar faktin e një disporporcioni mes rasteve që shtrohen në spital deh rasteve të reja ditore. Plani për një rritje të mëtejshme, kapacitetet spitalore janë të plota. Spitali COVID 4 është në gatishmëri”, thotë Tomini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vishaj thirrje Llallës: Vetë na i mësove peshqit e mëdhenj, dil dhe trego kush janë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Saimir Visha i bëri thirrje ish-kryeprokurorit që të dalë e të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj për të cilët, kur ishte në detyrë thënë se kishte dosje që do të përmbysnin situatën në vend.

“Le të flasë sot për peshqit e mëdhenj. Le të flasë sot çfarë ka ndodhur në jetën e tij profesionale si kryeprokuror. Peshqit e mëdhenj na i mësoi Llalla, le dalë të tregojë kush janë peshqit e mëdhenj që ka pasur në dosje. Nëse është i ndërgjegjshëm të shkojë të dorëzohet”, tha avokati.

Avokati tha se Llalla, si një ish-zyrtar i drejtësisë duhet të zbatojë vendimin e sotëm të gjykatës që ishte i formës së prerë dhe nëse fshihet është i vetëdijshëm se është fajtor.

LEXO EDHE:  Skandali/ Pedagogët në Universitetin e Tiranës ende pa rroga

LEXO EDHE:  Investime në disa kabina/ Këto janë zonat në Tiranë që do kenë ndërprerje energjie



Z. Visha tha për Euronews Albania se vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme të Apelit është një moment historik, pasi vetë gjyqtarët e prokurorët treguan se reforma në drejtësi po funksionon teksa dënuan një ish-kryeprokuror.

Sipas tij, dënimi i një zyrtari të lartë do të kthejë besimin e qytetarëve tek drejtësia, por ndëshkimi duhet të jetë i njëjtë edhe për zyrtarë të lartë që janë në detyrë përfshi edhe ministra.

Sot duhet duartrokitur një vendim, por problemi është se pandëshkueshmëria duhet të sundojë në çdo sferë. Duhet të presim që kambanat të bien edhe për ministrat e ish-ministra për të pasur respekt për reformën në drejtësi”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE