LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superliga e Kosovës/ Paqe në Drita-Ballkani, “shkëlqen” Malisheva, fiton dhe Feronikeli

15 Shtator 2021, 16:28, Sport CNA
Superliga e Kosovës/ Paqe në Drita-Ballkani,

Përfundoi në barazim pa gola supersfida e javës së 4-t në Superligën kosovarem mes Dritës dhe Ballkanit.

Edhe pse në Gjilan u zhvillua një ndeshje emocionuese dueli mes ?intelektualëve? dhe skuadrës nga Suhareka nuk prodhoi gola duke bërë që Ballkani të ruajë kreun e renditjes edhe pas javës së 4-t në kuotën e 8 pikëve po aq sa edhe Drita por skuadra e Bekim Isufit ka goleavarazh më të mirë. Vazhdon të surprizojë Malisheva.

Skuadra e ardhur nga liga e parë fitoi 0-3 në transfertën e Podujevës ndaj Llapit që ende nuk njeh fitore në këtë sezon për meritë edhe të Stullqakut që realizoi dy herë.

Mori fitoren e dytë në këtë kampionat Feronikeli që mposhti 1-0 Dukagjinin me një gol të Qorit që në minutën e 4-t.

Lajmet e fundit nga