Connect with Us

Situata pandemike/ Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

Aktualitet

Situata pandemike/ Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Varianti “Mu” i Covid-19 ka ngjallur frikë te qytetarë nga disa vende të ndryshme. Në lidhje me këtë, epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se “Delta” e dominon variantin “Mu” dhe nuk lejon përhapjen e tij.

Alihmehmeti ka qetësuar qytetarët duke thënë se “virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë”.

Postimi i plotë:

“Injoranca është prindi i frikës”

Cit.: Herman Melville (1819-1891)

 Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi!

 Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu.

 Le t’i hedhim një sy së bashku!

 Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që: varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe).

Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga: shtetet e tjera të Amerikës Jugore, shtetet e Europës, apo shtetet e Amerikës Veriore.

Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021.

Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera. Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.

Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore. Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.

Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.

Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.

Vërejmë se: Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik. Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta. Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.

Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se: Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Tragjedia e 4 turistëve në Qerret/ Hoxha: Jehonë në mediat ruse

Publikuar

-

Nga

“Burgu për burra është”/ Artan Hoxha paralajmëron Ilir Metën

Tragjedia  e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej persona në hotelin në Qerret të Kavajës mbetet ende një mister.

I ftuar në “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se ngjarja ka bërë jehonë në mediat ruse.



Hoxha ka theksuar më tej se është kërkuar ndihmë për ekzaminimin, pasi këtu është bërë një hetim vetëm për ato që ato që 4 rusët kanë konsumuar, për helmime.

LEXO EDHE:  MSH jep lajmin e mirë/ Vetëm një rast me COVID në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Dasma e shtyrë prej Covid, operacionet plastike dhe arsyen pse nuk publikon foto me Xenin/ Armina Mevlani i tregon të gjitha

“Ngjarja ka ndodhur në një territor të NATO-s. Federata ruse thotë se po heton mbi ngjarjen. Ambasada ka thënë se ngjarja ka ndodhur të premten dhe se ka bërë jehonë në mediat ruse. Dëshirojmë që kontaktet të jenë të shpeshta. Rreth skemës së ngjarjes është kërkuar ndihma për të ekzaminuar, kemi bërë një hetim, ku ka qenë çfarë kanë ngrënë ato”, ka thënë Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pse prishini imazhin e shtetit tonë!”/ Vdekja në Qerret dhe telefonata e dyshimtë nga gazetaret ruse

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Ervin Karamuço deklaroi se ishte kontaktuar këtë të martë nga dy gazetare ruse, të cilat kishin kërkuar të sqarojnë diçka më shumë sa i takon vdekjes së 4 turistëve në hotelin në Qerret të Kavajës.

Karamuço tha se gazetaret kanë ngritur pikëpyetje lidhur me një lajm të pakonfirmuar në mediat shqiptare, se 60-vjeçari Sergei Burenkov kishte qenë ushtarak i lartë në vendin e tij.

LEXO EDHE:  Vaksinat drejt qendrave të shpërndarjes/ Vaksinimi kundër koronavirusit mund të fillojë të hënën

LEXO EDHE:  Dasma e shtyrë prej Covid, operacionet plastike dhe arsyen pse nuk publikon foto me Xenin/ Armina Mevlani i tregon të gjitha



 “Jam kontaktuar nga dy gazetare ruse që në një farë mënyre kërkonin “llogari” se ç’punë keni ju që prishini imazhin e shtetit tonë, lidhur me një vrasje që mund të jetë aksidentale. Ju thashë se detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj krimi që ka ndodhur”, deklaroi pedagogu në studion e “Opinion” në Tv Klan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detajet tronditëse/ Në të njëjtën SPA ku humbën jetën turistët rus, muaj më parë u gjet i pajetë dhe një polak

Publikuar

-

Nga

Spartak Koka nxjerr zbuluar Çuçin/ Gënjeu për statistikat e aksidenteve

Gazetari Spartak Koka, ka zbardhur detje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rus, humbën jetën në ambientet e SPA në një hotelet e qytetit.

Koka ka zbuluar se po në të njejtin hotel, pak muaj më parë, në të njëjtën spa, është gjetur I pajetë dhe një turist polak.

LEXO EDHE:  OBSH rekomandon testime për COVID-19 në shkolla

LEXO EDHE:  Dasma e shtyrë prej Covid, operacionet plastike dhe arsyen pse nuk publikon foto me Xenin/ Armina Mevlani i tregon të gjitha

Por sipas Kokës, shkaku i vdekjes është përcaktuar arresti kardiak.

“Në të njëjtin hotet, në të njëjtën SPA, ka humbur jetën një shtetas polak 55 vjec.

Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës ka qënë arresti kardiak.

Është dy tre muaj përpara. E ka konfirmuar edhe policia edhe Prokuroria e Kavjës.”, tha Koka./CNA.al



 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE