Connect with Us

Si po përlahen 430 milionë euro/ Detajet që thellojnë skandalin, të përfshirë media dhe politikanë

Politikë

Si po përlahen 430 milionë euro/ Detajet që thellojnë skandalin, të përfshirë media dhe politikanë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike

Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish sot në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ministrave të tij, kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe disa mediave.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se 430 milionë euro po vidhen vec me inceneratoret, për një produkt të pakërkuar, të pacertifikuar, pa fizibilitet, në dhunim te strategjise se mbetjeve në fuqi, në dhunim të MSA dhe me kapacitete sa 6-fishi i mbetjeve që prodhon vendi.

1 foto hetim – kaq pak duhet!

SPAK deklaroi se asnjë nga ministrat nuk është nën hetim. Në vendin më të korruptuar të Evropes nuk ka asnjë nën hetim. Të gjithë dolen të pastër, fiks si qershite e nastradinit.

430 milionë euro po vidhen vec me inceneratoret, për një produkt të pakërkuar, të pacertifikuar, pa fizibilitet, në dhunim te strategjise se mbetjeve në fuqi, në dhunim të MSA dhe me kapacitete sa 6-fishi i mbetjeve që prodhon vendi.

Pse? A mundet ndokush t’i japë një përgjigje të thjeshtë kësaj pyetje?

Pse u dashkan 3 inceneratorë, me kapacitete sa 6-fish i mbetjeve, ne dhunim te strategjise se mbetjeve, me produkt te pakerkuar dhe pacertifikuar dhe per 2 prej tyre as nuk u botua afera ne fletore zyrtare, por u mbajt e fshehte?

U helmuan me radhe kete vit me tymra helmesh Durresi, Kavaja, Shijaku, Fieri, Kruja e Lushnja vec që të rriteshin milionat për mafien e plehrave. 30 milion euro shtesë vec nga plehrat e Durrësit! Pa tender!

Ka 1 vit plot qe kemi depozituar padi penale për “krijim grupi te strukturuar kriminal Rama-Ahmetaj-Koka-Zoto me qellim vjedhjen e 430 milionë eurove”.

Kush po i përlan këto para? Si? Pse duhet t’i përlajne kur bie ndesh me strategjinë e trajtimit të mbetjeve? Pse kanë shkel ligjet dhe i kanë bërë pa fizibilitet e pa tender? Pse në dhunim te MSA se u bene pa gare te rregullt?

Kjo na qenka Reforma e Drejtesise? Po merreni e futeni aty ku s’thuhet kete mender reforme nese nuk jep dot pergjigje per kete afere gjigande korruptive.

Nuk ka nevoje per REFORMA, per Institucione me emer dy rrjeshta te gjate, mjafton nje i sapodiplomuar qe te beje ca pyetje dhe te shohe ca letra.”-shkruan Malltezi.

Më tej, ai publikon kontratën e qeverisë, për inceneratorin e Fierit, ku sipas tij u përlanë 15 milionë euro, për vetëm një javë.

Ja vec 1 leter psh. Për aferen me inceneratorin e Fierit: firmosi qe qeveria t’i japë 30 milion euro per t’i ndertuar inceneratorin (pa asnje karakteristikat teknike!!!) dhe 2 jave me pas firmos qe inceneratorin t’ia ndertoje nje kompani italiane për 15 miljon euro. Per dy jave u perlane 15 milion euro! A ka dëm ketu?

LEXO EDHE:  Qindra miliona euro për inceneratorët, Tirana e mbytur nga plehrat/ Të rinjtë e FRPD bëjnë detyrën e bashkisë

Di gje njeri nese kjo firma italiane nuk ka marre nje kineze qe tia ndertoje per vec 5 milion? Di gje njeri se cfare pjesesh jane? Se po e bejne me pjese nga inceneratore te vjeter neper Evrope. Sot duhej te ishte dorezuar dhe ne operim.

30 milion euro u perlane, por inceneratori nuk punon! Pse? Kush eshte pergjegjes dhe a po pergjigjet penalisht?

Vec me 1 cope leter ka pyetje pafund, ka shkelje te rregullave, strategjise, dhe dem ekonomik ndaj shtetit.”-shkruan Malltezi.

Po ashtu, ai ka shigjetuar edhe SPAK, ndërsa shkruan se “SPAK ka mbyll fort sytë, veshët e hundet që mos shikoje, mos dëgjojë dhe mos qelbet nga era e rëndë e aferes.

Kjo afere nuk behej dot nga një minister.

Koka mori pjesën e vet – me 8 kompani të krijuara nga familjaret vec per te perlare 3 milione euro, vec nga afera e Elbasanit. Por ministria e mjedisit nuk kishte buxhet per asnje nga inceneratoret.

Parate dolen nga Rama dhe Ahmetaj. Dolen parate edhe kur nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit! Kjo mega-afere nuk behej dot po te mos ishin bashke Rama-Ahmetaj-Koka e me pas edhe Veliaj qe i bene plehrat monopol dhe helmojne qytetet me rradhe qe te justifikojne zgjerimin e monopolit te sekserit te tyre Zoto.”.-shkruan Malltezi.

Po ashtu ai ka shigjetuar edhe mediat, të cilat i bëjnë reklamë inceneratorëve.

Mafia e plehrave po paguan qindra milione leke per reklama!

Pse duhet te paguaje per reklame nje kompani qe ka monopol?

Vec per t’i paguar mediat qe mos raportojne ose te bejne raporte pozitive. Ne fillim nentori 2020 Inceneratori i pagoi 84 miljon leke Top channel, dy jave me pas Top channel shfaq emision se sa mire jane plehrat ne Sharre, aty ku perlahen parate, por ka impiant per trajtimin e ujrave te ndotura qe hidhen ne lume.

Me rradhe pagesat dhjetera milionëshe per mjerot, Blush e Bolino.

Keshtu qe “Rikthimi i dames pllake” tek SPAK qenka per qoka dhe per te mbyll aferat mjafton qe te lepish Soros.

Reformen bejeni caj e pijeni para buke dhe pas buke po te doni.

Vendi me i korruptuar i Evropes nuk paska asnje minister ne hetim!”-përfundon postimin e tij Jamarbër Malltezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Armiqtë” e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka disa lloje armiqsh në këtë Partinë Demokratike, që sot po merr një vëmendje të madhe të opinionit publik dhe që shumë duan ta shohin si shpresë, si një alternativë të vërtetë përballë Qeverisë.

Pasi një opozitë dhe një alternativë e vërtetë do t’i bënte mirë dhe vetë kryeministrit në detyrë, i cili në fakt ashtu siç ka thënë një nga analistët politikë, “mesa duket ka lindur me pallto”. Pasi situata e përçarjes së Opozitës, i shërben ndoshta më shumë se askujt tjetër kryeministrit.

Por, në një analizë të thjeshtë, duke parë “armiqtë”, do të kuptojmë vërtetë se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike.

Sali Berisha është i pari që ka dalë dhe ka kërkuar një ndjesë publike, për marrëdhënien e tij me Lulzim Bashën. Ndërsa shumë të tjerë i janë atashuar nga pas.

Ka nga ata që kanë qenë instrumentat kryesorë të Lulzim Bashës për sjelljen e Partisë Demokratike në këtë gjendje. Përfshirë këtu edhe ata që kritikojnë, siç mund të jetë Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, siç mund të jetë Edvin Kulluri, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu e shumë e shumë të tjerë të cilët hap pas hapi kanë dalë kundër Lulit.

 

Por, në historinë 8-vjeçare të kësaj opozite, hap pas hapi kanë qenë me Lulin.

Kur nuk kanë mundur të marrin atë çfarë kanë dashur, kanë filluar i kanë dalë kundër.

Prandaj dhe analiza duhet bërë me “armiqtë” në fakt, të Partisë Demokratike.

Por të shohim 2013-ën, ka një rrymë që bashkohet komplet pro Lulit dhe “armiq” shpalleshin ata që ishin me Sokol Olldashin.

Një pjesë e tyre më pas afrohet me Bashën, humbës të zgjedhjeve, Luli është e ardhmja, e të tjera si këto.

Armiq”, “armiq”, ishte thirrja. Tradhtarë, të vjetrit e partisë, shkatërruesit e PD-së, megjithëse PD-ja kishte qëndruar tetë vite në pushtet dhe normal që një rrotacion politik ishte i pritshëm. Ashtu siç e prisnim dhe në 2021 por nuk ndodhi për shkak të situatës në të cilën ndodhej PD-ja nga llojet e ndryshme të “armiqve” të filluar në vitin 2013.

Më pas në 2017 filloi një lëvizje e fortë. U kërkua që Basha të dorëhiqej. Por, ishte një grup njerëzish që sot janë “armiq”, që në atë kohë kërkonin ndryshim statutore, rregulla brenda, se mendonin se do zgjidhej kjo situatë, se do ishin një fraksion apo një pjesë e lojës brenda PD-së.

Në fakt ky ishte edhe gabimi fatal i tyre.

Filluan të flisnin kundër, pasi Lulzim Basha deri në 2017-ën i kishte mbajtur pranë, por nuk iu dha mandate deputetësh. Nuk i vlerësoi. Ndoshta e meritonin të merrnin më shumë politikisht, kishin kontribute, kishin vlerë më shumë se shumë të tjerë. Por, Basha nuk i vuri në lista.

Sërish nuk shpërthyen kundër. Por, luajtën me disa parime dhe rregulla të partisë.

Nga ana tjetër sekretariati i Lulzim Bashës, Arben Ristani, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, ata që manipuluan për katër vite proçeset zyrtare të PD-së, ata që shkatërruan Partinë Demokratike që në qelizë. Ata që vendosën të paaftë, injorantë, mediokër dhe njerëz të urryer në lokalitete, thjeshtë dhe vetëm se bënin atë që thoshte Luli, filluan të dalin kundër.

Disa prej tyre “kafshuan” edhe gjuhën. Arben Ristani, Enno Bozdo e Fatbardh Kadilli, Noka apo shumë e shumë të tjerë që nuk po i përmendim me emra, pranuan të kishin nga një post në kryesi, dhe kaq ishte zgjidhja për të shpresuar se do të ishin deputetë, pas katër vitesh.

Pati djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, humbje. Por, filluan të flasin ditën që nuk morën asgjë.

Pra, qëndruan atje për të marrë diçka dhe nuk morën.

Ndryshe ishin disa të tjerë, të cilët pas 2017-ës, filluan dhe të flisnin. Por, një linjë që qëndronte brenda PD-së dhe përpiqej të jepte argumenta se kryetari duhej respektuar, se armiqtë po e shkatërronin PD-në, se nuk duhej dalë jashtë PD-së.

Filluan të artikulojnë edhe jashtë PD-së, edhe në “Foltore”, por jo në salla dhe në ekrane, kundër kryetarit, kundër partisë, hapur. Tjetra rrinte urtë në parti dhe priste që Luli të humbte, apo të fitonte.

Pse me dy linja?

Në rast se do të humbnin, do dilnin siç kanë dalë sot. Në rast se Luli do fitonte do merrnin ofiqet e pushtetit dhe kjo është e vërteta pa asnjë dorashkë.

Tani kanë dalë dhe flasin, si një alternativë ndryshe. Japin dhe mend. Thonë na kanë shpallur “armiq”, bërtasin edhe me zë të lartë, se ne “nuk jemi armiq, jemi demokratë”.

Por, a nuk janë kjo farë njerëzish, tufa e atyre që u lëshuan si “çakej” mbi demokratë, duke i përjashtuar, duke i hequr nga kryesitë, duke mos i lënë të hyjnë në garë dhe duke shpallur “armik” çdo lloj demokrati e qytetari, se thoshte të vërtetën. Se thoshte se “Lulzim Basha është i paaftë”?

Se thoshte se “ky sekretariat i PD-së dhe kjo kryesi nuk e çon PD-në, në fitore”, sepse këta individë kanë qenë niveli i dytë dhe i tretë i pushtetit të Sali Berishës?

Dhe në rast se PD-ja ka humbur zgjedhjet në 2013-ën, këta janë pjesë e përgjegjësisë. Janë të paaftë dhe nuk i do baza. Këta janë njerëz që do përdoren si instrumenta përçarës. Dhe kështu ndodhi.

Nuk janë vetëm këta tre apo katër emra që përmendëm. Janë me dhjetëra prej tyre. Sot i janë bashkuar “Foltores” dhe patjetër që janë të mirëpritur për të thënë të vërtetën.

Por, këta njerëz me maskë, që kanë pritur karrige dhe ofiqe nga Lulzim Basha, që kanë pritur që ai të fitonte dhe të merrnin llokmat, dhe tani që humbi, dalin kundër, janë “fara më e pështirë”.

Jo për Lulzim Bashën, jo për Sali Berishën. Por, për demokratët. Për ata që kanë vuajtur mbi supe tetë vite opozitë.

Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Enno Bozdo dhe ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Korçë. Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Arben Ristani dhe ka falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve në Vlorë.

Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Fatbardh Kadilli e ka manipuluar zgjedhjet në Berat apo në Lushnje, Flamur Noka në Vlorë etj etj.

Për ata që kanë parë sesi të tjerë që sot flasin në emër të demokracisë në parti, kanë vajtur, kanë falsifikuar e manipuluar kryesitë, seksionet, grupseksionet, votimet e bëra në parti një vit më parë. Votimet me votën kundër, për të dalë kandidat për deputet.

Të gjithë të deleguarit nëpër qarqe, që nga Shkodra, në Korçë, në Dibër, në Vlorë, në Elbasan e në Durrës, manipuluan të dhënat. Instrumenti kryesor ishte ndryshimi i shifrave në pjesëmarrje.

U manipulua Devolli, Saranda, Lezha, edhe Fieri. Të gjitha. Dhe këtë e bënë shumë prej atyre që sot po na flasin.

Ka edhe deputetë që rrinin në krah të Lulit. Që sulmonin dhe akuzonin këdo që fliste kundër Lulzim Bashës.

A nuk është Tritan Shehu? A nuk është Edmond Spaho?

Po Flamur Noka, “flamurtari” i Sali Berishës, a nuk është “flamurtari” i Lulzim Bashës që nuk la fjalë pa thënë për këdo që dilte kundër Lulzim Bashës. Dhe Muli thoshte se “donte më shumë partinë, dhe jo Lulin”.

Ndërsa sot nuk do më shumë partinë, do Saliun.



LEXO EDHE:  Paloka thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave/ Bëjini block Edvinit e do e shihni si do lëpihet

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Kryemadhi: Erë e re në garantimin e sigurisë së qytetarëve

Këta janë problemi i vërtetë i qasjes që duhet të kenë demokratët sot ndaj “Foltores”. Janë këta njerëz që i kanë shërbyer Lulzim Bashës në copëtimin dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Të paktën Berisha kërkon ndjesë publike. Këta nuk kanë as kurajo të kërkojnë të falur, sepse nuk e quajnë veten fajtor./CNA.al

 

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

“Të gjithë jemi përgjegjës për zgjedhjet që bëjmë”/ Kadilli përkrah lëvizjet e Bashës

Kim vuri me shpatulla pas murit Bashën/ Kadilli “shpërthen” ndaj Berishës

Eno Bozdo kundër Berishës/ Dënoi Nexhmijen për kafe

 

“Do bëjmë një pakt”/ Bozdo tregon angazhimin e opozitës: Do luftojmë…

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Plas në PD/ Eno Bozdo kundër Bashës, për Statutin

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lulzim Basha i jep një rol të ri Enno Bozdos

 

Basha nuk e futi në listë/ Tritan Shehu: E kam takuar vazhdimisht, vendimi…

 

Fabian Topollaj përplaset me “kërmillin” e Lulit

Ish-Ministri i tepsisë/ Miliarderi Haxhinasto dhe skandalet e tij

“Kemi shtet prej kartoni”/ Edmond Spaho nxjerr zbuluar Ramën

Edmond Spaho në delir/ PD ka realizuar objektivin

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli i kthehet Republikës së Re/ “Të gjithë janë llum”

Publikuar

-

Nga

Basha towards the complete compilation of the list of candidates / Most of the names of 2017 are running again, here are the 45 winners in the regions

Në vitin 2017, në kohën që ishte në çadër në sheshin para Kryeministrisë, Lulzim Basha shpiku “Republikën e re”.

Me “Republikën  e Re”, sipas Bashës do të ishte e pamundur që një qeveritar apo një kryeqeveritar që do guxonte t’i kryente vendit mënxyra, apo të qëndronte në fron, sepse Republika e Re do të kishte të gjitha instrumentat për ta rrëzuar për 24 orë cdo qeveri që do të tentonte të dilte mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin.

Por,tashmë Basha shfaqet me një tjetër qëndrim, në tentativë për të shpëtuar nga Republika e re, duke i cilësuar të gjithë si llum.

Kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, sot ka publikuar deklaratat  e tij të bëra në Kuvend, në seancën plenare të javës së kaluar.

Sipas tij, nuk ka forcë që ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar.

LEXO EDHE:  Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve

LEXO EDHE:  Gjyqtarë dhe prokurorë të grupit “KÇK” sfidojnë Vettingun/ Emrat e tyre në duart e SPAK

Njëherësh Basha u është rikthyer edhe deklaratave për Republikën e re, slloganin e tij të famshëm.



Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, deklaron Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Për ata që shpresojnë tek Luli, dhe “Andreat” e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së premtes, zhvilloi “Foltoren” e tij në Korçë. Ra në sy se në sallë kishte eksponentë, të cilët i  kërkonin Berishës llogari dhe nga ana tjetër flisnin për punën e madhe që kishte bërë kryetari i degës Andrea Mano dhe pse ishin quajtur “armiq” ata dhe mbështetësit e tij, të cilët ishin dorëhequr disa javë më parë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndoshta është momenti për të thënë të vërtetat edhe për “Lulzimsat”, edhe për ata të Andreas, dhe çfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike në Korçë.

Sali Berisha të paktën del publikisht dhe kërkon ndjesë. Del e thotë se nuk mund të mbante qëndrime publike, për shkak të faktit se do të dëmtonte Partinë Demokratike. Por, gjithçka ia kishte thënë kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, po të shikosh Andrean dhe Lulzimsat e tjerë të Korçës, ata janë fenomeni kryesor, faktori kryesor i shkatërrimit të degës së Partisë Demokratike të Korçës.

Përtej fjalëve të bukura, apo “dorën në shpatull”, demokratët kanë pasur “gishtin nga pas”. Dhe këtë kryesisht nga Andrea dhe më pas nga Luli. Sepse Korçën e drejtonte Andrea, jo Luli. Pra, gjithçka është mjaft e qartë.

Aq i pafytyrë, aq i pavlerë, aq shkatërrues ishte Andrea Mano, sa edhe kur ai duhej të shkonte përballë tek Sali Berisha, nuk ishte. Sepse Berisha e dinte shumë mirë, dhe ata që ishin në sallë se kush ishte Andrea Mano. Dhe në rast se do ngrihej në sallë të thoshte një fjalë, do kishte një ilaritet dhe një reagim mjaft të ashpër ndaj tij.

Sepse instrumenti që përdori Lulzim Basha, për të shkatërruar PD-në në Korçë, është Andrea Mano.

Ky i fundit nuk është ndonjë demokrat me kontribute dhe vlera të mëdha. Ka ardhur në PD vonë, pasi themeloi partinë e Genc Pollos në vitin 1999 dhe u përdor si vegël përçarëse për demokratët në 2001 dhe 2003. Dhe më pas u bashkua me demokratët në 2005. Gjithmonë egoist dhe në karrierë, në kërkesë për të marrë pushtet.

Drejtor Arsimi i akuzuar për shitje vendesh mesuesish. Më pas prefekt. U kandidua për kryetar Bashkie dhe humbi.

E në rast se duhet t’i qëndrojë parimit të “Foltores” se Berishës, i cili thotë se humbësit duhet të ikin, Andrea Mano duhej të kishte ikur me kohë. Pasi humbi një garë direkte për kryetar Bashkie dhe nuk mund të vinte më kryetar partie.

Gjithësesi ai u zgjodh dhe ndenji tetë vite kryetar i PD.

Humbi në zgjedhjet e 2015-ës. Humbi në zgjedhjet e 2017-ës, bojkotoi 2019-ën, humbi zgjedhjet e 2021-shit. Ndenji gjithmonë pas Lulzim Bashës. Dëboi njerëz dhe përçau degën e PD-së së Korçës.

Së bashku me Ervin Salianjin, ishin dyshja që çfarë nuk i bënë asaj partie.

E lanë rrugëve, dëbuan njerëz, shkatërruan seksione dhe grupseksione, për ta mërrë të plotë nën kontroll.

E kthyen atë parti në një bandë personale. Në një grup interesi të ngushtë, thjeshtë dhe vetëm për konjukturën e tyre. Më pas u zunë edhe me njëri-tjetrin, por Andrea Mano i kishte “kthetrat” në PD.

Dhe disa nga ata që folën dje, për të mos iu thënë emrat publikishit, ishin pjesë e skemës së Andrea Manos. Dhe kur ky i fundit nuk u bë deputet, ata ikën bashkë me Andrean, duke thënë se kryesia e degës nuk ishte pyetur, se anëtarët e Partisë Demokratike nuk ishin pyetur, dhe se Lulzim Basha kishte vendosur gabim.

Pse? Sepse nuk është bërë Andrea Mano deputet.

Andrea Mano duhej të kishte ikur që në 2011. Duhet të kishte ikur në 2015. Duhej të kishte ikur në 2017.

Andrea Mano nuk duhej të kandidonte për deputet. Është një personazh i cunguar. Është një personazh i akuzuar për korrupsion. Është akuzuar brenda selisë së Partisë Demokratike nga demokratët. Dhe janë me dhjetëra dëshmitarë.

Andrea Mano “uzurpoi” PD-në e Korçës. Vendosi disa anëtarë kryesie. Tentoi të bënte një intrigë nga poshtë për të dalë më i vlerësuari nga anëtarësia, duke manipuluar votat dhe më pas kur u la i shtati, pasi Basha e kuptoi se ky ishte një vasal dhe një njeri që mund ta keqpërdorte për interesat e tij personale, e “hodhi në kosh”. Por, ngriti lart Ervin Salianjin.

LEXO EDHE:  Paloka thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave/ Bëjini block Edvinit e do e shihni si do lëpihet

LEXO EDHE:  Basha-Veliaj në SPAK/ Vilat e kreut të PD, përfundojnë në Gjykatë

Kuptohet, mes një “horri” dhe një “banali”, zgjodhi këtë të fundit, një të paaftë. Ndërsa Manon e la në një cep.

E pra, këta të Manos që dje dilnin në “Foltoren” e Berishës duhet ta kuptojnë mjaft mirë, se parimi i saj është të mos kemi Andrea Manon, të mos kemi njerëz që kapin Partinë Demokratike, e mbushin kryesinë me injorantë, me të paaftë, me të pashkollë dhe pastaj i nxjerrin këta në sulm ndaj qendrës dhe thonë, “Shiko se s’na keni dëgjuar ne ju, se kë do vendosim kryetar, apo se kë do vendosim deputet”.

Por, kë të dëgjonin?

Budallenjtë që mbante nga pas Andrea Manoja?



Po pse këta janë Opozita?

Këta që zgjodhi vetë Andrea Mano dhe i vendosi në kryesi, për t’i përdorur për interesin e tij.

Pse këta janë Partia Demokratike? Këta që kanë humbje, humbje dhe vetëm humbje?

Opozita e PD-së nuk fillon në 2013-ën.

Opozita e Partisë Demokratike fillon në 1997. Atëherë kur ka pasur luftën për ekzistencë.

Ajo që kanë bërë pas 2013-ës, shumica e tyre është luks. Të mos flasim këtu për bizneset, paratë të përfituara nga anëtarë kryesie, biznesmenë dhe njerëz pranë Andrea Manos në lidhje me Qeverinë, me pushtetin e Niko Peleshit. Këto nuk kanë rëndësi.

Partia Demokratike tashmë vërtetë ka një “Foltore”. Berisha po e udhëheq. Po flitet për vlera, për parime dhe demokraci. Por, askush nuk tha një fjalë dje në Korçë. Se Partia Demokratike ishte e kapur. Ishte e kapur nga Andrea Mano, për interes të Lulzim Bashës.

Dhe sot, pasi Lulzim Basha nuk e vuri në listat për kandidat për deputetë, disa nga të tijët u tërhoqën dhe po shpalosen sikur janë vlera e madhe e fitores së Opozitës dhe qëndresës së saj.

Në fakt janë tufa që Andrea I mblodhi atje. Se po të kishte pasur një PD të vërtetë me zgjedhje të vërteta në bazë. Ata jo që nuk do ishin në kryesi, por nuk do të fitonin kurrë në ato nivele që kanë shkuar. Sepse atje i ka çuar Andrea Mano. Nuk I kanë çuar demokratët.

Prandaj duhen thënë disa të vërtetë për “Andreat” e Lulit, sepse nuk është një.

Ka shumë fenomene në shumë qytete të Shqipërisë. Apo ish-komuna e bashki të tjera.

Fenomenet “Andrea Mano” të Lulzim Bashës janë të shumtë. Janë ata të cilët janë përgjegjësit kryesorë, të përdorur si instrumenta shkatërrimtar të Partisë Demokratike, nga Lulzim Basha.

Kanë qënë “kapterrë” të Lulit që çdo ditë punonin për interesin e tyre, për të kapur një vend deputeti dhe për të shkatërruar PD-në. Për ta mbajtur atë peng, derisa të arrinin rezultatin. Kur nuk mundën të merrnin karrigen që donin, tani kanë dalë dhe kundër Lulit.

Këta në qoftë se votohen në bazë, drejt dhe vërtetë, nuk marrin asnjë votë. Por, jo në atë bazën ku listat i bënte Andrea Mano dhe numëronte Andrea Mano, duke ngritur çdolloj injoranti dhe të paafti në krye të PD-së. Pa numëruar vota, pa pasur zgjedhje.

Por në atë PD-në që duhet e bashkuar me parime me vota me vlera, me kontribute, shumë prej atyre që “qurraviteshin” dje se ishin shpallur armiq, janë armiqtë e vërtetë të PD-së, të keqpërdorurit e Lulzim Bashës, në funksion të një përçarje dhe të situatës në të cilën ndodhet sot PD-ja.

E në rast se Sali Berisha është një herë i vonuar në ndjesën e tij, këta janë shërbëtorë të përçarjes dhe janë shumë herë më të vonuar, ende dhe përpara se të “vetëquhen armiq”, duhet të kërkojnë ndjesë demokratëve dhe korçarëve. Pa folur për Lulin dhe të tijët që po i vinë vërdallë ende, me shpresën se do shpëtojë dhe luli do mbajë partinë, duke shtrënguar fort vulën./CNA.al

Një votë kundër Niko Peleshit/ Pse duhet votuar Andrea Mano

Fakti tjetër/ Ja pse Andrea Mano hesht dhe është ushtari i Niko Peleshit

“Tërmet” në PD-në e Korçës/ “Basha arrogant, po e kthen PD në parti klienteliste”

LEXO TE PLOTE