LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risia në programin e qeverisë ‘Rama 3’/ Paketë falas për çiftet që s'bëjnë dot fëmijë, ja çfarë parashikohet për çerdhet

15 Shtator 2021, 14:03, Politikë CNA
Risia në programin e qeverisë ‘Rama 3’/ Paketë falas

Një nga pikat ku do të fokusohet mandati i tretë i Qeverisë ?Rama? është edhe shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Në programin qeverisës thuhet se prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit.

Për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj , qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj.

Ndërkohë do të krijohen dy programe të dedikuara për kujdesin e syve dhe atë oral. Kjo paketë do të jetë falas dhe do të shërbejë për fëmijët nga 6-15 vjeç.

Sakaq, brenda qershorit 2022 do të fillojë puna për ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Fëmijë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga