Connect with Us

Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

Politikë

Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha duket se tashmë po del totalisht nga kontrolli. Pas sherreve, sharjeve, akuzave dhe fyerjeve që përdor në komunikimet e tij me gazetarët, Luli tani ka filluar konfliktin dhe me deputetët dhe drejtuesit e tij.

CNA.al, ka mësuar se së fundmi Lulzim Basha ka pasur dy konflikte. Të parin me Jorida Tabakun i cili ka ndodhur dje, dhe të dytin sot në mengjes me Belind Këlliçin.

Burime zyrtare nga selia e PD i thanë CNA.al se Lulzim Basha dje ka nxjerrë Jorida Tabakun nga zyra duke i kërkuar që të bëjë një deklaratë kundër Sali Berishës.

Pas këtij qëndrimi të Lulit, kërcënues ndaj nënkryetares së PD, Jorida ka refuzuar dhe sot ka dalë me një intervistë ku thekson se vendimi i dhënë nga DASH, duhet të japë transparencë dhe nga ana tjetër thekson se ishte një vendim i marrë nga të tjerët dhe shumë i detyruar.

Megjithëse Tabaku përpiqet të mos jete as ‘mish as peshk’ dhe e quan të padrejtë vendimin ndaj Berishës, ajo sot reagon një ditë pasi Lulzim Basha e nxorri nga zyra, thuajse ‘me shqelma’, pas qëndrimit të saj se nuk do të fliste kurrë kundër Berishës.

Në fakt Jorida Tabaku është një nga ‘pulat e vogla’ e rritur në oborrin e PD, me ushqimin e doktorit, që tashmë e emëruar nënkryetare me një marrëveshje me Lulzim Bashën. Është aty thjesht dhe vetëm për ti shërbyer këtij të fundit, por jo thjesht dhe vetëm interesave të tij.

 

Një tjetër incident mësohet se ka ndodhur me kreun e FRPD-së , tashmë sekretar për Diasporën, Belind Këlliçin. Sot të rintj e Forumit Rinor, kryesia e kësaj organizate partnere ka reaguar ashpër ndaj vendimit të marrë nga Lulzim Basha dhe ka kërkuar referendum në PD.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Deputetja e PS lidhje të forta me trafikantët

Mësohet se Lulzim Basha ka kërkuar një tjetër reagim të grupit të FRPD-së për ta përgënjeshtruar qëndrimin e dhënë nga anëtarët e kryesisë dhe sekretari i këtij forumi së cilët kishin firmosur referendumin e kërkuar ndaj Lulzim Bashës ku përfshiheshe edhe djali ish deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit.

Mesaduket pasi ka nxjerrë me ‘shqelma’ Jorida Tabakun, tashmë radhën e ka pasur Belind Këlliçi.

Më kokëuluri nga të gjithë duket se ka qenë Alfred Rushaj. Megjithëse ky i fundit ende nuk ka marrë pozicionin që i takon. Të gjithë po përpiqen të justifikohen. Vendim i padrejtë, vendim i pasqaruar, duhej të jepej kohë, kryetari u nxitua, etjera si këto.

Askush deri tani nuk ka dalë hapur në krah të Lulzim Bashës, përveç se ndonjë personi të dënuar si mashtrues apo ndonjë sharlatani me kërcinjë të hollë të depiluar që duket si ‘prostitutë’ në studio televizive.

Për më tëper le të presim dhe të shohim pas ngjarjeve që ndodhën, sesi do dalë në vijim Grida Duma apo Enkelejd Alibeaj  dhe shumë kurtizanë të oborrit të Partisë Demokratike, të oborrit të Lulzim Bashës për të folur dhe për të thënë se Lulin e kemi hero dhe mori një vendim të drejtë megjithëse vendimi i tij nuk ka as elementin as më minimal, as më të paket të një demokracie funksionale, të një demokracie mbështetur në rregulla, ligje dhe parime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Rinumërimi’/ KQZ  do të hapë 10% të kutive, të 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur në mbledhjen e sotme që të hapë 520 kuti të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas Kodit Zgjedhor rishqyrtimi i 520 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.

“Këqyrja lejohet të bëhet vetëm pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar, të jenë përmbyllur procedurat ankimore dhe zgjedhjet të kenë përfunduar. Ky rregull nuk vlen për këqyrjen që bëhet në kuadër të procesit ankimor, si mjet për sigurimin e provës” thuhet në nenin 167/2 të Kodit Zgjedhor që përcakton edhe rregullat sesi duhet kryer rinumërimi.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Kandidatja e ‘dështuar’ e Bashës voton familjarisht në Korçë

LEXO EDHE:  E kanë fiksim të zihen/ Këto janë shenjat më grindavece të zodiakut

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit.

Nëse do të konstatohen mospërputhje e të dhënave atëherë materialet do të referohen në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Basha në gjendje të mjeruar/ Deputeti socialist e kap mat fshehurazi

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha është shfaqur në gjendje të mjeruar sot në Kuvend.

Të paktën ashtu duket në foto e shkrepura nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ky i fundit, duket se i ka bërë  foto fshehurazi në Kuvend, portretit të Bashës dhe më pas, duke I shtuar një shënim i ka shpërndarë në rrjete sociale.

18 minuta urrejtje..Shau, fyeu, gënjeu, mallkoi, por një gjë se bëri, një tjetër së dinte:

Nuk bëri asnjë sekondë, asnjë minitë, thirrjen për të bërë vaksinën, për t’u vaksinuar.



LEXO EDHE:  Berisha interviste per Ora News/ Edi Rama fushatë të shëmtuar dhe fyese për qyetetarët

LEXO EDHE:  Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve

Nuk e di, nuk e mësoi kurrë se taksa e qarkullimit është 27 lekë, jo 240 lekë, pra as 24 lekë.

Tani i besohet “propozimeve”  të një njeriu që nuk di as kaq?”, shkruan Braçe./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sfida kryesore është uria”/ Tomorr Alizoti: Opozita duhet të protestojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Tomor Alizoti në një deklaratë për media ka komentuar rritjen e çmimeve dhe qëndrimin e Qeverisë ndaj këtij fakti
Gjithshtu ai është ndalur edhe tek protesta e qytetarëve.

Sipas tij çdo fatkeqësi që prek shqiptarët është kthyer në fenomen dhe qytetarët duhet të reagojnë.

“Fatkeqësitë e këtij vendi janë kthyer në shfaqje. Kjo është thjesht shfaqje e radhës. Rama është një njeri pa moral që bën moral. Shqipëria nuk duhet të reshtë se protestuari. Nëse jashtë sfidat kryesore janë mjedidi dhe teknologjia, në Shqipëri është uria. Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari”, është shprehur Alizoti

LEXO EDHE:  “Kam 3 biznese të suksesshme”/Zaimina Vasjari sherr me komentuesen

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata si futbollist i LULIT



Ndërsa pyetjes nëse opozita duhet të jetë pjesë e protestës, ai i është përgjigjur:

“Opozita duhet të bëjë protestë sepse është rezultat i një proteste. Nuk duhet të ndalim së protestuari”./CNA.al

LEXO TE PLOTE