Connect with Us

“Përjashtimi i Berishës vendim i gabuar”/ Gjeta: Ne duam që të pyetet anëtarësia

Politikë

“Përjashtimi i Berishës vendim i gabuar”/ Gjeta: Ne duam që të pyetet anëtarësia

Publikuar

-

cna lajme politike

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-se.

Ai ka theksuar se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën ka qenë personal i Bashës, të cilin e ka marrë pa e pyetur anëtarësinë.

Gjithashtu anëtari i Kryesisë së FRPD, ka deklaruar te Syri Tv se ky vendim mund të sjellë përçarje në parti.

“Vendimi për përjashtimin e Berishës ishte i gabuar. Duhej të merrej dhe të respektohej mendimi dhe vendimi i çdo anëtari në Partinë Demokratike. Vendimi çon PD-në drejt përçarjes, kjo sepse Sali Berisha ka qenë personi, pse shumica janë anëtarësuar në PD. Vendimi është i njëanshëm e nuk është pyetur shumica.

Nëse nuk ka referendum që të merret vendimi i anëtarësisë, mund të bëjë që PD të shkojë drejt përçarjes. Ne kemi bërë kërkesë që të merret mendimi i çdo anëtari të FRPD. Mbi 2 të tretat kanë firmosur me emrin e vet për kërkesën dhe kërkesa jonë është dërguar në PD dhe i është dërguar mediave.

Ne duam që të ngrihet instancë, që ta përcaktojë nëse vendimi është apo jo i drejtë, vendimi të mos merret nga një individ, qoftë ky kryetari i partisë. Ne duam që të pyetet anëtarësia” deklaroi Gjeta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Patozit: Nuk do presim që Lulzim Basha të gabojë sërish

LEXO EDHE:  “Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  “Vehbiu takon Suden”/ Braçe ironizon programin ekonomik të PD: Sa do të jetë bonusi

LEXO EDHE:  “Vehbiu takon Suden”/ Braçe ironizon programin ekonomik të PD: Sa do të jetë bonusi



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

LEXO EDHE:  PD dënon aktin terrorist në Berlin dhe vrasjen e ambasadorit rus në Turqi



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE