Connect with Us

“Na jepni recetën!”/ Robert Aliaj përplaset me gazetarët: Jemi shoqëri e krimbur

Sociale

“Na jepni recetën!”/ Robert Aliaj përplaset me gazetarët: Jemi shoqëri e krimbur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Artisti Robert Aliaj  është përfshirë në një debat me gazetarët sonte në “Open”, ku po diskutohet për dhunën ndja grave.

Artisti është shprehur se shoqëria shqiptare është e krimbur dhe shumë ndryshe nga jashtë duke theksuar se shqiptarët nuk kanë guxim apo kurajë të reagojnë se çfarë ndodh.

Kjo ka sjellë një reagim nga gazetarja Klodiana Lala, e cila i është drejtuar duke i kërkuar që të tregojë recetën e jetesës së duhur që nuk gjendet në vendin tonë.

Robert Alija: Duke ju dëgjuar në studio realisht u preka, por dua të përmend edhe dhunën ndaj burrave. Ne jemi një shoqëri e krimbur. Ky aspekti ligjor nuk e di se sa i vjetër është ne ngelemi akoma me modalitetet nuk e di kur. Ja nuk njihen vrasësit, nuk ka autorë.

Anila Hoxha: Nga 14 viktima të shkaktuara, 9 janë gra, të 9-ta janë dhunuar për shkak të gjinisë së tyre, përse nuk gatuan, pse pranoi të divorcohet pse ngriti zërin, të gjitha kanë lidhje me gjininë. Ndërsa burrat e vrarë…patjetër që ka burra të dhunuar.

LEXO EDHE:  “Burrë i frustruar që dhunon gratë”/ Pampuri shfrenon gjuhën ndaj Ramës

Robert Alija: Kur jam në Shqipëri jam në një tjetër situatë, përjetimi në Shqipëri nuk është si jashtë shtetit, nuk ke guxim, kurajë se çfarë po ndodh, nuk ka kohë më për të folur për të nxjerrë konkluzione.

Anila Hoxha: Çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri që të ketë një efekt të caktuar? Makabre është edhe të vrasësh, të dhunosh, të dhunosh emocionalisht.

Robert Alija: Ata që janë në pushtet nuk e lëshojnë dhe nuk bëjnë ndryshime.

Anila Hoxha: Isha sot raportova në protestën e zhvilluar për Sabrinën, ata thanë duam drejtësi për Sabrinën, ata thanë po sikur t’i hiqet kujdestaria e atij burri që vret.

Klodiana Lala: Na jepni recetën zoti Alija.

Elton Qyno: A keni protestuar vetë kur ka pasur ngjarje të tilla?

Robert Alija: Gjithë karriera ime është një protestë, nuk dua të futem në sitën time, nuk asnjë vepër arti që nuk ka një ngjarje të rëndë në Shqipëri apo në Evropë, nuk më ka mbështet asnjë në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijon dominimi i një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

LEXO EDHE:  Thirrja e Fugës/ Të ashpërsohet gjuha midis gazetarit dhe politikanit

LEXO EDHE:  U dhunua barbarisht 18 muaj më parë/ Gazetari jep alarmin, këtu duhet të të vrasin që të kapen autorët

Era do të fryejë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

1771 fëmijë autikë në shkolla/ Prindërit: Duhen mësues mbështetës, 1 orë në ditë nuk mjafton

Publikuar

-

Nga

1771 fëmijë në spektrin autik ndodhen në bankat e shkollës, pa mësues mbështetës. Prindërit e tyre kanë dorëzuar sot në Ministrisë së Arsimit një peticion me 500 firma, për plotësimin e kushteve sa i përket mësimdhënies ndaj këtyre fëmijëve.

Eglantina Bajrami, Anëtare e Klubit Kombëtar të Prindërve me spektrin autik, thotë se raste kur 1 mësues i vetëm merret me 10 fëmijë të spektrit autik, gjë që nuk është e lehtë të përballohet.

“Është një mësues që merret me 10 nxënës me aftësi të kufizuara gjë, që nuk mund ta përballojë. Janë kërkesa minimale dhe nuk kanë ndonjë kosto për sa kohë kontratat janë periodike dhe individuale. Mësuesi është për 5 ose 7 fëmijë, një orë në dy ditë që nuk është fare e mjaftueshme”, u shpreh Eglantina Bajrami.

Numri i lartë i tyre dhe mungesa e mësuese të specializuar në këtë fushë është një ndër pikat kryesorë të peticionit.

“Duhet të vendosen mësues në të gjitha shkollat e vendit për nxënës me këtë spektër, mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të shtohet numri i orëve të punës dhe atje ku ka mungesë stafi, pra në shkollën speciale të shtohen mësuesit”, tha Eglantina Bajrami.



LEXO EDHE:  Mercenarët, jo gazetarët !

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve/ Manastirliu: Nesër vijojmë me policët

Prindërit tregojnë se e kanë të pamundur të marrin terapistë privatë, pasi kostot janë shumë të larta.

“Dua që të kthehen mësueset ndihmë në shkollë, të shtohen orët e qëndrimit në klasë më të. Sepse është e drejta e tij që të shkoj në shkollë, e detyrën që bën mësuesja nuk e bën prindi. Jam 24 orë më djalin tim. 45 minuta në ditë kushton 15 mijë lekë seanca, nga e hëna në të premte e ka të nevojshme”, tha një prind.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë ata kanë gjetur një tjetër zgjidhje./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Opozita mos bëjë gafë të vijë”/ Florjan Binaj apel shqiptarëve:“Kjo është protestë qytetare jo politike”

Publikuar

-

Nga

cna lajm sociale

Sot është parashikuar një protestë për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit, karburantit, energjisë etj.

ka qenë PD ajo që ka njoftuar se do të ketë protestë para kryeministrisë. Në lidhje me këtë ka reaguar aktori i njohur Florjan Binaj. Me anën e një statusi në Instagram ai është shprehur se do të shkojë në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve dhe të njëjtën gjë kërkon edhe nga qytetarët shqipatë. Në të njëjtën kohë ai i bën thirrje opozitës dhe politikës në përgjithësi të qëndrojë larg protestës.

LEXO EDHE:  Foto/ “Për Universitetin”: Kryeministri gënjen, ja dhuna e ushtruar ndaj nesh

LEXO EDHE:  Mercenarët, jo gazetarët !



Unë do të jem sot në protestën kundra rritjes se çmimeve me qytetarët që duan ti bashkohen kësaj proteste. Asnjë pjestar i opozitës nuk është i ftuar dhe asnjë mos bëjë gafë të vijë e të prishë këtë protestë, sepse nëse jemi në këtë pikë jemi edhe prej tyre. Kjo është një protestë qytetare jo politike. As patronazhistët nuk lejohen”, shkruan Florjani në statusin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE