Connect with Us

Mjerimi i shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, mjete të ’63 që duan 8 minuta të ndizen!

Denoncim

Mjerimi i shërbimit zjarrfikës në Shqipëri, mjete të ’63 që duan 8 minuta të ndizen!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjarret që përfshinë së fundmi vendin tonë nxorrën në pah një sërë problematikash të shërbimit zjarrfikës në vend.

Flakët që shkrumbuan vendin dhe zhveshën qindra hektarë pyje nuk lanë pa zbuluar as uniformat e falura ndër vite dhe të grisura. Zjarrfikëse me  depozita me vrima,  ku uji rrjedh më shumë për të larë rrugët, sesa për të  fikur flakët në pyje.

Gazetarët e Fiksit duke marrë shkas nga situata e zjarreve në vend dhe veçanërisht nga ajo më e rënda ndodhur në fshatin ‘Asim Zenel’  në Gjirokastër,  në datë 3 gusht 2021, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona.

Gazetarët udhëtojnë fillimisht në këtë stacion zjarrfikës, ku  sipas drejtorit të këtij shërbimi në gjendje  pune janë 4 zjarrfikëse me vit prodhimi 1967! Të gjitha këto automjete janë të pakolauduara për shkak të mungesës në dokumentacion, por a kanë siguri për të ofruar shërbim apo mbeten rrugëve? Kjo lë për të dëshiruar . Gjithashtu drejtori pohon, se mungojnë veshjet e posaçme kundra zjarrit për ambiente të jashtme. Paisjet për zjarre të brendshme i kanë të dhuruara nga donatore ndër vite. Ndërsa komandanti i stacionit na tregon sesi ndodhi ngjarja e 3 gushtit në ‘Asim Zenel’, ku si pasojë e flakëve  humbën jetën 2 persona. Ai tregon se zjarri kishte përfshirë edhe fshatra të tjerë, përveç ‘Asim Zenel’ ndaj zjarrëfikset duhet të shkonin edhe atje.

I pyetur nëse zjarrfiksja rridhte ujë,  komandanti me lot në sy pohon se nuk duhet të thuhet kjo, pasi “kujtoj se kemi punuar atë ditë”. Gazetarët e Fiksit pyesin edhe ish drejtorin e shkarkuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai thotë se zjarrfikëset duhet të shkonin nga një fshat në tjetrin . Kur zjarri ishte në ‘Asim Zenel’ zjarrfikësja ishte në një fshat tjetër. Ndaj gazetarët e Fiksit shtruan pyetjen nëse zjarrfiksja  kishte shkuar pa ujë në “Asim Zenel’ meqënëse   më parë ka qenë në një tjetër fshat. Por drejtori e mohon kategorikisht duke konfirmuar se zjarrfikësja u furnizua në Gjirokastër para se të shkonte në ‘Asim Zenel’.

LEXO EDHE:  Skandal/ Laboratori nxjerr pa baktere, pulën e larë me ujin e Lanës

Nuk mbetet mbrapa nga problematikat edhe shërbimi zjarrfikës i Fierit. Një komandant që mban këtë post prej 10 vitesh në këtë shërbim u thotë gazetarëve  se këpucët i blejnë vetë, po ashtu edhe veshjet . Makinat, jo vetëm që i kanë të pakolauduara, por njërën e kanë modifikuar vetë si zjarrfikëse duke i vënë një depozitë për ujë.  Por vjetërsia e këtyre mjeteve ndikon edhe në procesin e ndezjes së tyre nga ana motorike, duke kërkuar një kohë, që në momente të caktuara është “flori”.   Ai tregon që zjarret i kanë përballuar me pompa në kurriz dhe mjete rrethanore.

Librazhdi ofron një panoramë akoma edhe më të zymtë. Përveçse mjetet janë të vjetra dhe të pakolauduara, një makinë është sajuar si zjarrfikëse, e cila kërkon 8 minuta që të ndizet dhe për këtë arsye e lënë në dishezë, jashtë parkimit. Depozita e ujit është e çarë gjë që bën ta mbushin herë pas here, pa fikur asnjë zjarr.

Edhe në Korçë është e njëjta situatë me automjete të pakolauduara dhe që rrjedhin ujë, veshjet e zjarrit për banesa janë të falura ndër vite, ndërsa për në pyje nuk kanë veshje fare. Punonjësit  shkojnë me veshje të përditshme. Makinat edhe këtu janë të vjetra duke kapur vitin e prodhimit 1963.

Në Pogradec, përveçse të gjitha problemeve që hasen dhe në qytetet të tjera, problem mbetet vendqendrimi i automjeteve të zjarfikëseve. Ato qëndrojnë në një vend tejet të amortizuar dhe janë të detyruar 3 persona të qëndrojnë me turne si roje.

Fiks Fare e ka trajtuar edhe herë të tjera problematikën që ekziston në vendin tonë përsa i përket shërbimit zjarrfikës. Edhe pse në 2015 ky shërbim u ka kaluar në menaxhim bashkive këto të fundit nuk kanë fonde për ta mirëmbajtur e investuar në këtë shërbim jetik./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Klinikat dentare me çmime katastrofike, mashtrojnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari, i cili u ankua pranë redaksisë sonë për çmimin që iu desh të paguante në një klinikë dentare në kryeqytet.

Ai thotë se paguajti 100 mijë Lekë të vjetra për një heqje dhëmballe,tarifë për të cilën nuk ishte vendosur në dijeni fillimisht.

“Shkova te klinika dhe kisha nevojë për të hequr një dhemb. E pyeta sa kushton pagesa. Ajo më tha mua ‘më vonë’. Pasi mbarova shërbimin, erdhi vetë zonja që më hoqi dhëmbin edhe më tha kushton 100 mijë Lekë fatura. Unë ngela i habitur. Unë s’kisha çfarë të bëja, isha i detyruar ta paguaja. Në momentin që dhëmballën ma qepi, i thashë e kam operacion? –Jo! Kam hequr dhëmballën numër 7 në nofullën e sipërme. Arsyeja qëndronte se kisha shtrëngimin e nofullave, asgjë më tepër”, i tha denoncuesi gazetares së Stop.

Pas këtij denoncimi, “Stop” shkoi përmes kamerës së fshehtë tek kjo klinikë dentare, por edhe në të tjera, për të parë se si variojnë çmimet dhe a janë të afishuara listat sikurse e përcakton rregullorja. Gjatë një vëzhgimi në klinkat dentare në kryeqytet vumë re se çmimet variojnë me disafish, për të njëjtat shërbime.

Qytetarja: Përshendetje!Si kaluat?Më duhet një informacion! Kam vëllain, që ka shtrëngim të nofullës dhe do të heqë 7-ën të pjesa lart, sepse i shtrëngon dhëmbët. Ka pyetur te një dentist tjetër dhe i ka thënë duhet ta heqësh, por problem me çmimet atje.

Punonjësja: Dhëmballa është e dalë, apo jo?

Qytetarja: E dalë. Duke qenë se do paguajë vetë dhe nuk e kam haberin e çmimeve, se tani kam ardhur nga jashtë dhe doja të dija pak a shumë sa kushton?

Punonjësja: Duhet një grafi, çmimet variojnë. Në qoftë se është një gjë e thjeshtë, fillon nga 20, 25, 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj nëse është problematike dhe bëhet me kirurgji, ajo mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Duhet patjetër të vijë, t’i bëjmë një grafi dhe aty përcaktohet çmimi fiks, e përcakton mjeku.

Qytetari: Më vjen një shok bashkë me pronarin nga Anglia dhe më duhet një listë çmimesh, të bëj ndonjë rezervim! Ke ndonjë listë çmimesh?

Punonjësja: Unë listë të jap, nuk e kam problem.

Qytetari: Që t’ua nis atyre dhe të bëjnë çfarë të duan ata pastaj.

Punonjësja: Jepu numrin e klinikës dhe unë flas automatikisht me ata. Flasin shqip?

Qytetari: Ai pronari flet anglisht.

Punonjësja: Edhe ne mund të flasim anglisht, nuk është problem, jepi numrin e kontaktit dhe të komunikojmë!

Qytetarja: Kam vëllain, që ka 7-ën lart që i shtrëngon dhëmbët dhe duhet ta heqë. Ka pyetur te një dentist në Elbasan, po duke qenë se do e paguajë vetë, nuk e kam haberin e çmimeve, se tani jam kthyer dhe doja të dija pak a shumë si variojnë cmimet, që ta sillja për ta hequr!

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Shkatërrimi i Urës së Zogut u paralajmërua në 2019-ën, institucionet heshtën

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje

Klinika: Këto të thjeshtat janë 10 mijë lekë, ndërsa dhëmballët e syrit 8, janë 20 mijë lekë.

Qytetarja: Flasim me të reja apo me të vjetra?



Klinika: Jo 100 mijë lekë, 10 mijë lekë.

Qytetari: Ju punoni nga gushti?

Klinika: Ne gushtin presim!

Qytetari: T’i bëj një foto kësaj?

Klinika: Bëja foton, po ajo është listë fillestare, për çdo punim, që ka, flasim.

Klinika 2: Po flet për heqjet, nga heqja normale, që bën 5 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqje e mbyllur, ose normale e sigurisë, që shkon 10 mijë lekë të vjetra dhe deri tek heqja me operacion, që shkon 50 mijë lekë.

Klinika 3: Heqja e thjeshtë, që shkon 5 mijë, deri te heqja me kirurgji, që është 100 mijë lekë.

Klinika 4: Nëse është heqje e thjeshtë, 20 mijë lekë.

Qytetari: Doja një listë çmimesh, se kam një njeriun tim, që do vijë nga Anglia!

Klinika 5: S’para japim listë çmimesh, kurdo që të vijë ne këtu jemi.

Kurse Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thotë se ka abuzime nga klinikat dentare. Sipas tij, në rastet, kur dentisti nuk është transparent me qytetarin për tarifat e shërbimit, ai del para komisionit të disiplinës. Çmimi duhet t’i tregohet qytetarit më parë dhe duhet të jetë i njejtë për të gjithë.

Nikoll Deda, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut: Unë bashkohem me shqetësimin e investigimit tuaj. Shumë klinika dhe stomatologë abuzojnë me çmimet. Stomatologu është i detyruar të jetë transparent me pacientin, duhet të ketë listën e çmimeve të afishuara për gjithë procedurat e procesit që kryhen dhe pacientit duhet t’i tregohet përpara që ndërhyrja, punimi që kryhet kostoja është kaq.

Pra, pa filluar punë duhet t’i tregohet. Dentisti është i detyruar me Kodin e Etikës që të jetë transparent për çdo gjë me pacientin. Në qoftë se dentisti nuk e ka të afishuar këtë çmim te lista e çmimit ka kryer një shkelje të rëndë të etikës dhe procedohet në komision disiplinor. Abuzimi me çmimin me pacientin futet te shkelja e rëndë e etikës. Duhet të jetë një standard dhe kjo vendoset te lista e çmimit.

Në qoftë se dentisti që keni kontrolluar ju nuk ka listë çmimesh ose ka çmim tjetër, ka kryer një akt të rëndë dhe do procedohet në mënyrë absolute nga Urdhri i Stomatologut në komision disiplinor. /TV klan

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i Fiks Fare/ Ura mbi lumin Shkumbin e 13 mijë banorëve, në rrezik shembje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e një ure mbi lumin Shkumbin, në afërsi të qytetit të Peqinit. Një urë lidhëse e qytetit me dy njësi Administrative, Gocaj dhe Shezë, me popullsi prej 13 mijë banorësh. Ura, e ndërtuar në vitin 1986, është e shkatërruar. Këmbëve të urës i ka dalë hekuri, ndërkohë që lumi Shkumbin ka gërryer edhe mbrojtëset e lumit. Gjendja është alarmante, ndërkohë që dëmtime ka edhe në asfaltin sipër si dhe në mbajtëset e urës.

Por, edhe problematike është se sipër nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese. Në të dyja anët e urës nuk ka tabela lajmëruese për përdoruesit e urës në lidhje me dëmtimet apo edhe me tonazhin aktual. Bashkia e Peqinit, e cila është “pronarja” e kësaj vepre arti, nuk ka vendosur asnjë sinjalistikë, ndërsa mbi të kalojnë çdo ditë automjete të tonazheve të ndryshëm.

Madje, edhe furgonë me pasagjerë, të cilët nuk kanë informacion real në lidhje me urën. Parmakët mbrojtës janë rrëzuar, ndërkohë çarje ka edhe asfalti, ku janë hapur disa gropa dhe ka filluar të shkëputet asfalti.
“Fiks Fare” bisedoi me inxhinierin Xhevair Ngjeqari, i cili tha se gjendja është tejet alarmante. “Duhet ndërhyrje emergjente. Nuk e di nëse e shtyn edhe këtë vjeshtë apo dimër me këto dëmtime.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje

LEXO EDHE:  Reshjet e dendura të dëborës/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare

Nga ajo që konstatoj, nuk ka pasur asnjë mirëmbajtje. Këmbët po i merr lumi” thotë inxhinieri. Më tej, ai apelon për më shumë kujdes ndaj të tilla veprave të artit, të cilat rrezikojnë të shëmben. “Të merren masa sa nuk është vonë” pohon inxhinieri.



Pas këtij konstatimi, “Fiks Fare” u interesua edhe në Bashkinë e Peqinit. Drejtori i Urbanistikës, Ervin Jube, tha se ura është në administrimin e bashkisë, pasi konsiderohet lokale, duke qenë se lidh dy Njësi Administrative, Gocaj dhe Shezë. Ai thotë se bashkia ka bërë ndërhyrje të vogla, por gjendja është emergjente.

“Kemi bërë disa herë konstatime. Gjendja është emergjente. I kemi dërguar shkresa Ministrisë së Transporteve, por s’kemi marrë asnjë përgjigje” thotë drejtori. Sipas tij, Bashkia e Peqinit, nuk ka fonde për rehabilitimin. “Nuk kemi fonde. Kemi kërkuar prishjen dhe bërjen e një ure të re. Gjendja është shumë e keqe, pasi ka rënë niveli i ujit i Lumit Shkumbin” vijoi Jube, ndërsa pyetjes se përse nuk janë vënë tabela informuese, ai tha se “shumë shpejt do t’i vendosim”./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Absurdi/ Del nga burgu, por ishte shitur vila, qytetari: Fle në shtëpitë e botës

Publikuar

-

Nga

Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit Ramadan Lisha, 62 vjec, dhe bashkëshortes së tij, në verën e 2020-ës ishte vetëm nisja e një konflikti, që përfundoi me një akt korruptiv.

Ramadan Lisha u dënua me 8 muaj heqje lirie për dhunë në familje. Që nga ky moment ai shkëputi lidhjet me fëmijët, vajzën dhe djalin emigrant ilegal në Angli.

Pasi përfundoi dënimin, Ramadani bashkë me policin e zonës, shkoi në shtëpi, për të marrë rroba dhe para, pasi në banesë nuk mund të kthehej të jetonte, për shkak se ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje.Në këtë moment mëson, se vila dy-katëshe dhe trualli ishte shitur, nga i biri, pa u kthyer fare në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Mijëra ish-ushtarakë pa pension, Ministria: Ia keni pirë lëngun, na kanë humbur dosjet!

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Punishte guri mes lagjes, pronari: Banorët të vënë kufje



Djali, Arditi, autorizoi përmes një prokurë nënën e tij Rukije, e cila e legalizoi,hipotekoi dhe e shiti vilën në emër të djalit të saj, duke paguar në Kadastrën e Tiranës, në sektorin, që mbulon Laknasin. Ramadani kishte aplikuar dy herë, që nga 1996-ta për legalizimin e vilës.

Zhdukja nga sistemi dhe mbyllja brenda 1 muaji e gjithë procedurës së legalizimit dhe hipotekimit vetëm me një prokurë, hedh dyshime për korrupsion dhe shkelje.

Skënder Biba, përgjegjësi i legalizimit, që ka marrë aplikimin e Ramadanit për legalizim, nuk e hodhi kurrë emrin e Ramadanit në sistem, por e ka bërë këtë për të birin Arditin. Vila u shit për 260 mijë euro dhe familja u zhduk, mendohet drejt Anglisë./Tv klan

LEXO TE PLOTE