Connect with Us

Luhen sonte ndeshjet e radhës në Champions League, spikatin Inter – Real dhe Liverpool – Milan

Sport

Luhen sonte ndeshjet e radhës në Champions League, spikatin Inter – Real dhe Liverpool – Milan

Publikuar

-

Sonte në mbrëmje do të zhvillohen tetë super sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Nga tetë përballjet, ndeshjet më interesante pritet të jenë Inter – Real Madrid dhe Liverpool – AC Milan.

PSG do përballet me Club Brugge, ku edhe pritet debutimi i treshes Neymar, Mbappe dhe Messi për herë të parë si titullarë. Ndeshje tjetër me interest është ajo mes Manchester Cityt dhe RB Leipzigut.

Të gjitha takimet:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

17 fitore radhazi dhe 22 gola në Champions League, rekordi i frikshëm i Levandovskit,

Publikuar

-

Nga

Askush si ai. Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më produktiv në Europë. Bomberi polak, realizoi dopietë në sfidën e sotme ndaj Barcelonës, ku bavarezët triumfuan me rezultatin e pastër 0-3.



Ky ishte triumfi i 17 radhazi për Levën në Ligën e Kampionëve, teksa në 17 ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë plot 22 gola, duke u shndërruar në një nga liderat e Bajernit, së bashku me Manuel Nojer. Polaku u shpall njeriu i ndeshës në “Camp Nou”, duke zhvilluar një paraqitje fantastike.

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Bayerni shkatërron sërish Barcelonën, ja rezultatet në të gjitha sfidat (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Mbyllen sfidat e mbrëmjes në Champions League. Bie në sy fitorja e thellë e Bayernit në transfertë 0-3 ndaj Barcelonës. Gjermanët janë kthyer në një makth për ekipin spanjoll, pasi edhe verën e shkuar i mundën 8-2 në Champions League. Golat në ndeshjen e sotme u realizuan nga Myler dhe Levandovski (2)./ CNA.al

Barcelona-Bayern 0-3
Golat: Myler 34′ , Levandovski 56′ 85′



Rezultatet në ndeshjet e tjera të mbrëmjes:

Chelsea-Zenit 1-0
Dinamo Kiev-Benfika 1-0
Lille-Wolfsburg 0-0
Malmo-Juventus 0-3
Villareal-Atalanta 2-2

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League, Mbyllen dy sfidat e para/ Young Boys përmbys Unitedin, barazon Sevilla

Publikuar

-

Nga

Start dramatik në grupet e Champions-it. Junajtid i rekordmentit Kristiano Ronaldo, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në turneun më presitigjioz për klube, teksa u mposht në transfertë me përmbysje nga kampionët e Jang Bojs.

“Djajt e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13-të, me anë të CR7-tës, ndërkohë që Van Bisaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të, duke lënë Junajtid me 10 lojtarë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit përmbysën gjithçka me Ngamaleun dhe Sebatçeun, i cili shtangu anglezët në sekondat e fundit. Një humbje dramatike kjo për Junajtid, që në total ka humbur 3 nga 5 sfidat e luajtura në total në Zvicër.

Ndërkohë sfida tjetër mes Sevijas dhe Salcburgut përfundoi në barazim 1-1. E veccanta e kësaj përballje është se u aktivizuan 4 penallti, 3 për Salcburgun, që arriti të shënonte vetëm 1 dhe 1 për Sevijan që u shndërrua në gol nga Rakitiç.

REZULTATET 



YOUNG BOYS-MANCHESTER UNITED 2-1

Ngamaleu 66′ , Sieabtçeu 90+5′ /Kristiano Ronaldo 13′

SEVILLA-SALZBURG 1-1

Rakitiç 42′ (p) / Adejemi 13′ (penallti e humbur), Suçiç 21′ (p), 37′ (Suciç humbet penallti)

LEXO TE PLOTE