Connect with Us

Lufta ndaj pandemisë/ Brenda shkurtit 2022 do vaksinohet e gjithë popullsia mbi 16 vjeç

Politikë

Lufta ndaj pandemisë/ Brenda shkurtit 2022 do vaksinohet e gjithë popullsia mbi 16 vjeç

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Socialiste ka zbardhur sot programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Një nga 5 shtyllat ku do të fokusohet kabineti “Rama 3”, është rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia.

Në programin e ri qeverisëse për mandatin e tretë, sipas objektivit të qeverisë shkurtit 2022 do të jetë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatori 2021 të gjithë persona +60 vjeç do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave.

Synimet e qeverisë në programin qeverisës në luftën ndaj pandemisë.

Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19, mund t’i shtyjë shoqëritë drejt autoritarizmit

Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022.

Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për

ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë;

– 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit;

-50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha nesër në Kukës/ Elezi paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD në  Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, në një lidhje me MCN tv, ka folur për vizitën e Berishës nesër në këtë qytet për ‘foltoren’ e radhës.

Elezi tha se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.



Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës.Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitet.”

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk synon të vërtetën por të bëjë show”/ Nano nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “dosjen Beketi”.

Sipas Nanos, Basha nuk synon të vërtetën, por është vetëm show.



“Ky shpjegim më duket absurd, pse kërcënohet interesi i Shqipërisë? Procesin unë e quaj të mbyllur. Më duket se maxhoranca po kërkon kohë për një komision parlamentar hetimi. Ashtu s’më duket normale kjo kërkesë e opozitës. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e përmendi këtë gjatë fushatës. Këto komisione hetimi mua nuk ma mbushin mendjen, nuk synojnë të vërtetën, por vetëm shown”, tha Nano për MCN Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Noka akuza Bashës/ “Fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është një nga deputetët që ka patur debate të forta me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Noka i ka kërkuar dorëheqjen Bashës, në mënryë që PD të ringrihet.

Në një deklaratë për mediat, i pyetur për shprehjen “llum” që ishte përdorur në mbledhje nga Basha, tha “askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së përveçse zoti Basha, askush tjetër”

Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi. Forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati I PD-së dhe i demokratëve në përgjigthësi.



LEXO EDHE:  Çuni i Fahri Balliut akuza PS dhe Veliajt/ “Heronjtë e unazës nuk i bën dot pis”

LEXO EDHE:  Gara per kreun e FRPD/Aleatet e Rames ne mbeshtetje te kandidatit Salianji

Kjo gjë në një forcë demokratike kurrë nuk mund të mendohej dhe të imagjinohej se do të ndodhte. Pra, mbrëmë mbi fatin e PD dhe të demokratëve, z. Basha konfirmoi fatin e karriges së tij dhe u vendos i lidhur pas asaj karrigeje.

“Foltorja” është zgjidhja, “Foltorja” është alternativa, “Foltorja” e Sali Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar dhe për ta shpëtuar nga rrokullima ku z. Basha po e çon PD-në.

Të jeni të sigurt se procesi i firmave po ecën shkëlqyer. Edhe deputetët, të gjithë që kanë zbritur në bazë e konstatojnë këtë që baza e PD është qartësisht për një parti të bashkuar kundër përçarjes që i shkaktoi z. Basha. Foltorja është shpresë dhe firmat po ecin në mënyrë të shkëlqyer, – theksoi Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE