Connect with Us

“Liverpool-Milan, më e veçantë se Inter-Real”, Uvil Zajmi: Kënaqem kur e shikoj Juventusin duke humbur

Sport

“Liverpool-Milan, më e veçantë se Inter-Real”, Uvil Zajmi: Kënaqem kur e shikoj Juventusin duke humbur

Publikuar

-

Duke folur për ndeshjet e ditës së sotme në Champions League, Uvil Zajmi, ndonëse mbështet Interin, pranon se ndeshja Liverpool-Milan, është më e veçantë se ajo mes Interit dhe Real Madrid. Në emisionin “Sport Zone”, publicisti i njohur, foli gjithashtu edhe për Juventusin, ku u shpreh se kënaqet kur i sheh ata duke humbur, pasi kjo nuk ndodh shpesh.

“Interi është një skuadër e transformuar, por unë shikoj një skuadër të transformuar. Skuadra tani është më e hapur, luan futboll. Vjet të gjithë prisnim Lukakun, çdo top shkonte aty. Nuk është e lehtë pas një viti të vështirë. Largimi i lojtarëve të Interit u tha se u bë për mungesë financiare. Na kishin munguar lojtarët si Hakimi. Kurioziteti i madh tani është për PSG.

Është një Champions League me pikëpyetje të madhe. Liverpool-Milan është një ndeshje më e veçantë se Inter-Real. Janë dy skuadra me histori të madhe. Luajnë për herë të parë në “Anfield”.

Juventusi? Unë kënaqem kur Juventusi humbet, pasi nuk humbasin shpesh. Iku lojtari që shënonte gati 20 gola në sezon. Allegri e njeh mirë skuadrën. Nuk është e lehtë në këto skuadra, kur në çdo moment kërkohet rezultati. Te Juventusi ka qenë problematikë marrja e një trajneri. Morën Sarrin, jo në sistemin juventin. Juventusi nuk është shquar për spektakël. Milani do lojë të bukur. Interi skuadër që me lojtarë argjentinas ecin përpara. Viti i Pirlos ishte eksperimental. Për fitoren e mbrëmshme thanë se u rikthye një Juventus i vogël.”, u shpreh Zajmi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Ndodh e papritura, Usyk mposht Joshuanë dhe shpallet kampion bote në peshat e rënda

Publikuar

-

Nga

Superdueli midis Antoni Xhoshua dhe Aleksander Usik ishte një betejë e vërtetë e luftuar deri në raundin e 12 ku fjalën e fundit e thanë gjyqtarët.

Triumfues doli boksieri ukrainas i cili u shpall kampion bote në peshat e rënda në boks. Usik i shkaktoi Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë pas asaj të Andi Ruiz në vitin 2019.



Ishte një ndeshje e luftuar, por boksieri ukrainas ishte më i qartë në goditje duke i shkaktuar rivalit britanik dëme të mëdha në fytyrë.

Raundi i 12 ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Xhoshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë. Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Triumfi historik i Florian Markut, “mbreti” shqiptar surprizon me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Florian Marku ka qenë padyshim shumë i lumtur për suksesin e tij që e ngjiti në elitën e boksit botëror. Boksieri shqiptar, pas ndeshjes deklaroi për DAZN se ky ishte vetëm hapi i parë në karrierën e tij.

“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij.

Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.



Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.

E shihni këtë brez, ky është fillimi për gjithçka, njerëzit nuk e dinë por kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj dhe duke fituar shumë para”, tha Marku.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe VAR! Interi vetëm “X”ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Inter nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Zikaltërit kampionë shënuan pas 5 minutash me Martinez, ndërsa u përmbysën brenda 38 minutash, fillimisht me Malinovsky (30′), e më pas me Toloi.

Vendasit do barazonin me Dzeko, 20 minuta nga fundi. Interi do kishte mundësinë të kalonte sërish përpara në minutat e fundit, por Di Marco gaboi nga pika e bardhë. Bergamaskët bëjnë gjithçka mirë teksa shënojnë në minutën e 88-të, por VAR e anullon. Interi është në vendin e 3-të, ndërsa Atalanta në të pestën.



Inter 2-2 Atalanta (Martinez 5′, Dzeko 70′ / Malinovsky 30′, Toloi 38′)

LEXO TE PLOTE