Connect with Us

Lëvizja e Ramës për të shpëtuar Bashën

Politikë

Lëvizja e Ramës për të shpëtuar Bashën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sot sërish, bashkëpunimi Rama-Basha ka dalë hapur. Kryeministri ka bërë lëvizjen e tij, për ti dhënë një dorë kreut të opozitës që të marrë ‘frerët’ e drejtimit të një beteje gjoja parlamentare, kundër mazhorancës nesër ku votohet qeveria.

Si asnjëherë më parë, kryeministri Rama ka urdhëruar sot publikimin e programit qeverisës pa e lexuar vetë.

Në fakt tradita ka qenë që kryeministri shpaloste programin dhe qeverinë e tij në Parlament më pas i jepej kohë opozitës për të studiuar atë program, për ta lexuar dhe për të mbajtur qëndrim.

Ndërsa sot ka ndodhur krejt ndryshe. Edi Rama fjalën e tij, pra programin dhe strategjinë e qeverisë e ka publikuar online, për t’ia bërë të ditur Lulzim Bashës se kush ishte programi dhe të tijëve që më pas nesër të shkojnë dhe të bëjnë ‘betejë’ formale në Parlament.

LEXO EDHE:  Ikja e ministrit të Brendshëm/Artan Hoxha tregon bisedën: I pata thënë Xhafës, por s’më dëgjoi

Pra Rama sot i tha Lulit urdhëro disa ‘armë’ për të luftuar nësër, për tu dukur si një opozitar i ashpër kundër meje, se ti e ke seriozisht kundër meje, pak kohë sa të qetësohen ujrat me Berishën dhe më pas për ta marrë Lulin nën sqetullën e tij në qeverisje.

Është e qartë tashmë se beteja është Luli në qeveri me Ramën, por a do të jetë më kryetar Lulzim Basha për të shkuar në qeveri me Edi Ramën pas disa javësh!?

Ky është i vetmi problem që ai ka sepse shumë shpejt, Lulzim Basha do të japë dorëheqjen. Ndihma e Ramës dhe Rilindjes duket se nuk i jep më atij asnjë shpresë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tanket e Serbisë në veri të Kosovës/ Ngjela bën thirrje për “luftë”: Ta mbyllim një herë e mirë me këta banditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Serbia po dërgon tanket e saj në kufirin me Kosovën.

Më tej, Ngjela bën edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se do ishte mirë që Serbia të ndërmarrë një hap luftarak, dhe kështu sipas tij do të merrte përgjigjen e merituar, për dhunimin e shqiptarëve për 150 vite.

Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën, në veri të saj.



LEXO EDHE:  Basha dhe Kosova takim me te rinjte ne Tirane

LEXO EDHE:  Nishani, Meta dhe Rama shkelin protokollin për Thaçin

Dashtë Zoti, ia merr arsyen hiçi dhe ndërmerr ndonjë hap luftarak kundër Kosovës, që ta mbyllim një herë e mirë historinë me këta banditë që kanë 150 vite që vrasin dhe dhunojnë shqiptarët.

Por jo sot.

Sot forca është nga shqiptarët. Asgjë nuk bëjnë dot serbët, veç marrëzisë që do t’i ndihmojë shqiptarët, ta mbyllin kapitullin e mizorisë serbe, duke marrë plotësisht territorin e vet shqiptar, deri në NISH.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Rama i “përulet” Vuçiç/ Fshin deklaratën për Kosovën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.

Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.



Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.”-thuhej ndër të tjera në deklaratë. ( Lexo ketu)

LEXO EDHE:  Përplasja me Zërin e Amerikës/ Deputeti zbulon “asin në mëngë” të Edi Ramës

Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.

Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.

LEXO EDHE:  Përplasja me Zërin e Amerikës/ Deputeti zbulon “asin në mëngë” të Edi Ramës

Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Taulant Balla takim në Fier/ Bashkë me Subashin dhe Kocin nisin “fushatën” organizative

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në qytetin ku është emëruar, teksa ajo që bie në sy është se në krah kishte Petro Koçin dhe Armando Subashin.

Kujtojmë se Koçi pas zgjedhjeve hodhi akuza se tenderat në Fier i fitojnë trafikantë droge e kriminelë teksa pati rezerva punën gjatë zgjedhjeve.

Megjithatë Balla ka deklaruar se të gjithë kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe është koha për një analizë të thellë në Fier.

Njoftimi i plotë:

Zhvilluam gjatë tre ditëve, takime në njësitë administrative Cakran, Frakull, Levan, Portëz, Libofshë, Mbrostar, Qendër, Dërmenas, Topojë dhe në katër rajonet e qytetit Fier, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Ne rikonfirmuam 74 mandate më 25 Prill, nga të cilat 9 në qarkun Fier, edhe pse populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate, nëse nuk do të ishte numri i papritur i fletëve të pavlefshme të atyre që kishin në zemër PS12🌹🇦🇱, por gabuan me shenjën e preferencës së kandidatëve.



LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Vjenë/ Reagon Rama: Zemërthyer, vlerat tona më të forta se çdo ekstremizëm

LEXO EDHE:  Basha dhe Kosova takim me te rinjte ne Tirane

Partia Socialiste ka në Fier një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në cdo QV.

Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në cdo qendër votimi, pra në cdo organizatë socialiste.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE