Connect with Us

Krimi në familje, urdhrat e mbrojtjes mbeten thjesht në letër

Lajme

Krimi në familje, urdhrat e mbrojtjes mbeten thjesht në letër

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

23-vjeçarja, Sabrina Benga ishte në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, kur ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj tashmë i arrestuar e vrau me armë zjarri.

Pavarësisht se e reja ishte me urdhër mbrojtjeje prej muajsh, kjo nuk e ndali 31-vjeçarin të kryente krimin.

Rasti Benga e çoi në 10 numrin e grave të vrara brenda këtij viti në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e viktimave të shënuara ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje, por as kjo gjë duket se nuk i ka shpëtuar jetën.

Rastet e dhunës dhe krimeve në familje ku kryesisht viktimë janë gratë, janë rritur. Referuar shifrave në periudhën janar-gusht 2021 nga Policia e Shtetit janë evidentuar 3563 raste dhune nga të cilat për 2205 prej tyre janë lëshuar urdhra mbrojtje. Tirana ka numrin më të lartë të kërkesave me rreth 646 raste.

LEXO EDHE:  "Policia e ka imazhin përtokë”/ Spahiu: Figurat e krimit kanë më shumë autoritet

Gjykata vazhdon të lëshojë urdhra mbrojtjeje por, zbatimi i tyre në shume raste ka mbetur në letër.

Sipas ligjit urdhri i mbrojtjes lëshohet me vendim gjykate dhe më pas është Policia e Shtetit organi që mbikëqyr zbatimin e tij.

Megjithatë në jo pak raste dhunuesi dhe e dhunuara u duhet te jetojnë në një shtëpi, ne kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, i cili parashikon që burrin të qëndrojë larg gruas. Në raste të tilla, shteti nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar situata të këtij lloji./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Së shpejti në treg salçiçe dhie nga “FIX”!

Publikuar

-

Nga

Nuk ka të dytë si salçiçe dhie e FIX! së shpejti në treg!

Kompania “FIX” si gjithmonë “UNIKE” për krijimin e recetave origjinale tradicionale shqiptare.

Mish dhie 100% i freskët, mbarështuar nga blegtorët me tradita dhjetravjeçare të zonës malore të Korçës. Kjo salçiçe me zorrë natyrale qengji është e lehtë në tretje, karakteristikë e mishit të dhisë. Duhet të trajtohet paraprakisht me skuqje ose pjekje në zgarë përpara ngrënies. Shoqërohet më së miri me një game të gjerë pijesh alkoolike: raki, verë, birrë, etj.

LEXO EDHE:  Dhuna në familje/ Arrestohet një shqiptar në Itali

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Krimi buron nga politika, të kapur edhe akademikët  



Vëmendje! Ashtu si çdo ushqim, edhe salçiçja e dhisë shijon më shumë me njerëzit tuaj të dashur dhe familjen sepse “FIX është shija e familjes”.

*Shumë shpejt do të jetë në pikat e shitjes!

FIX – Shija e familjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Godole shpërndan dokumentin e rrallë/ Si u hoqën dënimet me vdekje për 3 ish-zyrtarët komunist

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole, ka shpërndarë një video-dokument të rrallë të agjencisë Reuters i publikuar në vitin 1996, ku anullohen dënimet me vdekje të tre ish-zyrtarëve të lartë gjatë komunizmit.

Aranit Çela, një nga prokurorët më famëkeq të regjimit komunist, i cili qe përfshirë personalisht në mbi 650 gjyqe politike qe dënuar me vdekje për “krime kundër njerëzimit”. Bashke me te, drejtori i fundit i Sigurimit, Zylyftar Ramizi dhe ish-prokurori i përgjithshëm Rrapi Mino.

Në shkallën e dytë, aktgjykimet e tyre u rishikuan dhe dënimi me vdekje u ndryshua në 25 vjet.

Zyrtarët e tjerë u dënuan nga pesë vite burg, deri në dënime me burgim të përjetshëm.



Pas kthimit të socialistëve në pushtet më 1997, gjykatat rishqyrtuan pretendimet paraprake për krime kundër njerëzimit dhe Gjykata e Apelit vendosi më 20 tetor 1997 të heqë akuzat kundër Ramiz Alia dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë pasi ata “nuk mund të dënoheshin për veprime që nuk ishin të paligjshme në kohën kur u kryen”. Ndërkohë të gjithë kishin dalë nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997, ca qenë fshehur brenda apo jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i preferuari i krimit/ Fiton në burgje

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i preferuari i krimit/ Fiton në burgje

Në vitin 1999 edhe pjesa tjetër e të arrestuarve u shpallën të pafajshëm: Foto Çami (Shef i Propagandës, anëtar i Komitetit Qendror 1971-1991); Prokop Murra (ish Ministër i Mbrojtjes 1982-1990); Muho Asllani (ish Ministër i Bujqësisë 1986-1990); Gaqo Nesho (funksionar i lartë partie në Pogradec, Vlorë, Berat nga 1970 deri në fund të viteve 1980); Zef Loka (Drejtor në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Brendshme nga 1976-1990) dhe Dilaver Bengasi (zëvendës oficer i shtetit nga 1973, drejtor policie nga 1985-1990).

Kjo ka qenë dhe do të mbetet një njollë e zezë për drejtësinë shqiptare pas 1990-ës dhe zor se mund të ndërtohet mbi këto themele një shtet i pavarur dhe i fortë ligjor.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dënoi me pushkatim figurat e larta të regjimit/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari famëkeq Aranit Çela

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta në moshën 98- vjeçare ish- prokurori dhe Gjyqtari i kohës së komunizmit Aranit Çela.

I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagantë, apo tradhti ndaj atdheut, Çela ishte ndër njerëzit më të besuar të regjimit komunist.

Jo pa qëllim ai mori nofkën ‘xhelati’ i regjimit. Me rrëzimin e komunizmit, Çela u procedua penalisht.

Ai u arrestua më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.

KUSH ISHTE ARANIT ÇELA



Aranit Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Krimi buron nga politika, të kapur edhe akademikët  

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën dhe bashkëshorten/ Në pranga 47-vjeçari

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më pas u bë anëtar I Partisë Komuniste dhe partizan në Luftë.

Në mars 1945- shtator 1946, menjëherë pas luftës Aranit Çela emërohet prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE