Connect with Us

KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre

Aktualitet

KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka vendosur të ndëpresë procesin e rivlerësimit për dy gjyqtarë dhe një ndihmës ligjor, për shkak të dorëheqjes së tyre. Gjithashtu, është vendosur t’u hiqet e drejta për tu rikthyer në sitemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

KPK publikoi të martën dy vendimet e të hënës më 13 shtator për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës Arben  Mullaj dhe këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë Gent Pejo. Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, vendimi është marrë të premten më 10 shtator.

Në vendimet e arsyetuara për gjyqtarët Mullaj dhe Selmani të marra nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn sqarohet se ndaj këtyre dy subjekteve hetimi administrativ ka filluar në dhjetor të vitit 2019.

Në muajin korrik, Komisioni ka përfunduar hetimin kryesisht për gjyqtarin Arben Mullaj në të tre kriteret e rivlerësimit dhe e ka njoftuar atë për barrën e provës duke i kërkuar të provojë të kundërtën e rezultateve. Mullaj ka konfirmuar marrjen e gjithë dokumentacionit, ndërkohë që më 15 korrik ka njoftuar trupin gjykues se kishte paraqitur kërkesë për dorëheqje nga detyra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, Komisioni e ka përfunduar hetimin kryesisht vetëm për pasurinë dhe më 8 korrik ka vendosur ti kalojë atij barrën e provës për këtë kriter. Në vendim thuhet se Selmani nuk e ka ushtruar të drejtën për t’u njohur me dosjen, ndërkohë që KLGj ka njoftuar se në seancën plenare të 16 korrikut ka vendosur të miratojë kërkesën e këtij subjekti rivlerësimi për dorëheqje.

Pasi KPK ka marrë konfirmim nga Gjykata e Apelit Administrativ se Mullaj dhe Selmani nuk i kishin ankimuar vendimet e KLGJ, si dhe pasi ata nuk kanë preferuar të marrin pjesë në seancë dëgjimore, ka vendosur të ndëpresë procesin e vetingut për këto dy subjekte. Gjithashtu, ka vendosur të ndalojë emërimin e tyre si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

LEXO EDHE:  Basha: Doreheqja e Ndokes, frut i kembenguljes se opozites per dekriminalizimin e Kuvendit

Të njëjtin vendim ka marrë dhe trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilian, për këshilltarin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gent Pejo.

KPK e ka filluar hetimin administrativ për këtë subjekt më 2 korrik 2021, por pasi Pejo është njoftuar për këtë vendimarrje ka njoftuar se ai nuk e ushtron më detyrën e këshillarit ligjor. Ai ka shpjeguar se është larguar nga detyra me dorëheqje që prej muajit gusht 2017.

Pejo ka njoftuar KPK-në se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe ka kërkuar që procesi i rivlerësimit të mos fillojë ose të pushohet.

Komisioni e konsideron këtë kërkesë të pambështetur në ligj duke argumentuar se subjekti ka qenë në detyrë deri më datë 28 gusht 2017. “Komisioni nuk mund të vendosë pushimin e procedurës së rivlerësimit, pasi bazuar në nenin 56 të ligjit nr. 84/2016, dorëheqja e subjektit është dhënë pas afatit të parashikuar nga ky nen”, konstaton Komisioni dhe ka vendosur të ndëpresë vetingun për Pejon, si dhe ti ndalojë atij emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Në ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikohet se subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji që është publikuar në fletoren zyrtare më datë 23 shtator 2016./ Reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në një mbledhje të dy ditëve më parë në shpikjen më të fundit të Lulzim Bashës, kryesinë e grupit parlamentar, ka pasur mjaft debate të forta.

Deputeti Flamur Noka i ka kërkuar Bashës të japë llogari për vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, i cili kundërshtohet nga shumica e demokratëve. Dhe se me vendimin që ka marrë Lulzim Basha ka përçarë Partinë Demokratike.

Në fakt Basha është mbrojtur duke artikuluar fshehjen e një krimi. Basha tha se ai dhe vetë Doktori janë njohur me dosjen, me faktet që ka kundër Berishës dhe dinë disa gjëra që të tjerët, nuk do t’i mësojnë dot kurrë. Ai pretendon se e ka marrë vendimin sepse ka parë fakte dhe prova.

Sipas Lulzim Bashës, vendimi ka qënë i tij personal, ka qënë një vendim i vështirë, por një vendim i drejtë dhe do të ecet përpara.

Por, a mund të merret një vendim duke fshehur një krim?

Lulzim Basha ka bërë një vepër penale. Ka fshehur një krim. Është në dijeni të korrupsionit të Sali Berishës. Është në dijeni të dosjes korruptive që amerikanët kanë për Sali Berishën. E ka parë atë dosje. E ka atë dosje dhe nuk e çon në SPAK. Nuk e çon në prokurori.

Por, si mund ta fshehë kryetari i opozitës dosjen dhe të dalë e të thotë “Unë e di korrupsionin e Saliut, por unë e përjashtoj dhe kaq”? 

Pa hyrë tek pjesa morale me demokratët, ky është aspekti ligjor.

Tek ana morale, a nuk duhet Lulzim Basha t’iu jepte një sqarim demokratëve, dhe jo të fshihet pas gishtit dhe të thotë se “unë di gjëra bashkë me Doktorin, që s’do t’i mësoni dot kurrë”?

Por, çfarë është ky kryetar partie i cili liderin historik, ish-kryeministrin, ish-presidentin kërkon ta shantazhojë, duke luajtur blofe se di disa gjëra, që nuk i thotë në publik.

Po a nuk iu detyrohet Lulzim Basha demokratëve një sqarim se çfarë di ai?

Mirë dosjen e tij të korrupsionit e fsheh si një krim, por demokratëve a nuk iu detyrohet një sqarim?

A nuk kanë nevojë demokratët ta dinë se çfarë përmban kjo dosje? Që Luli ka marrë këtë vendim të vështirë.

Pse nuk e nxjerr në publik? Pse nuk ua jep demokratëve?

Pse nuk shkon tek ata dhe të sqarojë. “Po, kjo dosje përmban fakte shumë të rënda në lidhje me një, dy tre apo katër çështje të caktuara. Këto janë provat të cilat kanë ndëshkuar Berishën, dhe unë i qëndroj vendimit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Denoncimi në CNA.al/ Gruaja e Ben Blushit dorëzon licensën e noterit

LEXO EDHE:  Prona të dyshimta në Gjirin e Lalzit dhe në Lezhë/ Si e kaloi kryegjyqtari shkallën e parë të Vettingut

Por, këto prova Lulzim Basha nuk mund t’i mbajë në sirtar të fshehura në rast se i ka parë. Sepse me shumë gjasa nuk ka parë asgjë.

Por, edhe nëse i ka parë çfarë është ky kryetar partie që iu trembet militantëve të partisë së tij?



Që i trembet atyre që e kanë votuar dhe e kanë zgjedhur. Që nuk shkon t’i sqarojë dhe t’iu thotë si qëndron e vërteta.

Ashtu siç ka dalë Berisha në bazë, në terren duke shkuar dhe duke iu thënë se vendimi iSHBA-ve, është një vendim personal, për mua dhe në atë betejë nuk dua të përfshi PD-në, as ju. Por, jam këtu për të dhënë llogari, për të diskutuar për problematikën që ka dalë me kryetarin që për tetë vite e ka përdorur Partinë Demokratike, si të ishte një copë leckë për të fshirë hundët.

Prandaj Lulzim Basha sot po fsheh një krim. Dhe po e fsheh dy herë. Së pari ligjërisht, duke theksuar se ka parë dosjen dhe atë nuk e çon në prokurori dhe së dyti duke mos folur dhe duke mos sqaruar demokratët për atë dosje korruptive që ai ka parë.

Tashmë Luli po kërkon të luajë dhe me blofin, por mesa duket çdo fjalë që artikulon, sa herë që ai del e zhyt edhe më thellë, jo vetëm në mosbesim nga demokratët, por edhe në një aspekt tjetër. Lulzim Basha ka marrë një vendim i nxituar, i vetmuar, justifikohet me presion. Por, thjeshtë dhe vetëm ka qënë pjesë e këtij skenari që ditën e parë që ka filluar dhe deri më sot.

Prandaj dhe do ta fshehë atë krim, sepse është i zhytur edhe vetë atje./CNA.al

Sondazhi i Lulzim Bashës, kundër Lulzim Bashës

Debate të forta në Grupin Parlamentar të PD/ Noka-Bashës: I ngule thikën pas shpine Berishës

“80 % e anëtarësisë mbështesin Berishën”/ Noka: Basha tallet me veten kur deklaron fitore

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

https://www.cna.al/2021/09/22/basha-i-pergjigjet-berishes-nuk-do-te-kete-kuvend-te-pd/

Zbulohet kush e mban “peng” Lulzim Bashën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i përgjigjet Berishës, duke ikur me vrap nga gazetarët/ “Nuk do të ketë Kuvend të PD”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje sot ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Fieri tha se kreu Basha është marrë peng nga Rama.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Edi Ramës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar.

Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake. 



LEXO EDHE:  Basha: Doreheqja e Ndokes, frut i kembenguljes se opozites per dekriminalizimin e Kuvendit

LEXO EDHE:  “Jam i gatshëm të jap dorëheqjen, nëse…”/ Zbardhet premtimi i Bashës në mbledhjen e Këshillit

Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane“, është shprehur Basha.

Më tej , duke u larguar me vrap,pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se nuk ka për të pasur Kuvend të PD që shqyrton vendimin e Qeverisë Amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reciprociteti për targat/ Meta: Palët të kapërcejnë tensionet  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me reciprocitetin e targave të makinave që Kosova i ka vendosur Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës, është baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Po ashtu Meta i bën thirrje të dy vendeve të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë dialogun.



“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë. Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE