LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi ndryshim të masës “Pezullim nga detyra”/ Gjykata e Posaçme merr vendimin për mjekun Edvin Prifti

15 Shtator 2021, 08:28, Kronika CNA
Kërkoi ndryshim të masës “Pezullim nga detyra”/

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë ?Pezullim nga detyra?.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ?BW?. Ish-shefi i repartit të Kardiokirurgjisë, po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka abuzuar me tenderat në qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, çka ka gjasa të zgjerojë rrethin e bluzave të bardha apo zyrtarëve të tjerë të përfshirë ne veprimtari kriminale.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria po hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, ku sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës.

Mjeku u pezullua fillimisht nga ushtrimi i profesionit, por gjatë kontrollit në shtëpi e zyrë iu gjetën gjysmë milioni euro, prej nga u ngritën dyshime edhe për vepra të tjera penale. Në vazhdim, prokurorët specialë këqyrën telefonin e Priftit, kompjuterin e punës dhe një lap top, ku zbuluan të dhëna të reja që i orientuan prokurorët specialë të hedhin sytë nga tenderat. Lidhur me këtë fakt, Prokuroria ka zgjatur me 6 muaj hetimet për kardiokirurgun.

Lajmet e fundit nga