Connect with Us

“Kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët”/ Anila Hoxha: Burgu i Zaharisë duhet të mbyllej para 20 vitesh

Aktualitet

“Kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët”/ Anila Hoxha: Burgu i Zaharisë duhet të mbyllej para 20 vitesh

Publikuar

-

Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se burgu i Zaharisë duhej të mbyllej para 20 vitesh.

E ftuar në “Open”, ajo tha se personat që qëndrojnë në burg, duhet të qëndronin në spital.

“Burgu i Zaharisë prej 20 vitesh duhej të mbyllej, kemi marrë fletërrufe nga ndërkombëtarët. Ata qëndrojnë në një burg kur duhet të qëndronin në një spital. Ai është një burg ferr, personat me probleme mendore nuk duhet të qëndrojnë aty.

Ata trajtohen si të burgosur. Ne thamë ai u lirua, në fakt ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar sepse ata nuk dënohen. Kemi problemin e mos hapjes së një spitali psikiatrik, Gjonaj premtoi hapjen e një spitali burg, por nuk e mbajti fjalën. Dikush e ka shkelur ligjin, pa e harruar vrasësin e Sabrinës dikush e ka shkelur ligjin”, tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Sekuestrohen 35.6 kg kanabis/ Arrestohet çifti i armatosur

Publikuar

-

Nga

Një çift përkatësisht 38 dhe 31 vjeç në Sarandë është prangosur për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se ka sekuestruar 35.6 kg kanabis si dhe armë zjarri automatik dhe një sasi tjetër municioni luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Policia e Sarandës operacioni policor i koduar “Likojani”, sekuestrohen 35.6 kg kanabis, teksa janë arrestuar një çift bashkëshortësh nga Konispoli.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:



L. F., 38 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe Sh. F., 31 vjeçe (bashkëshortë me njëri-tjetrin), të dy banues në Konispol, Sarandë.

LEXO EDHE:  “Do më vrasin si Artan Cukun”/ Gazetarja rrëfen historinë e policit që shteti e hodhi në duart e kriminelëve

LEXO EDHE:  Blerta Josifi fsheh emrin e sektit që i çoi drejt vetëvrasjes/ Gazetarja: Do përballet sërish me Prokurorinë

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, forcat e Policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Sh. F., e cila në bashkëpunim me shtetasin L. F., po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.



Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE