Connect with Us

KE miraton certifikatën digjitale të vaksinimit për Shqipërinë/ Ja kush mund të lëvizë lirshëm

Aktualitet

KE miraton certifikatën digjitale të vaksinimit për Shqipërinë/ Ja kush mund të lëvizë lirshëm

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Komisioni Europian ka miratuar certifikatën dixhitale të vaksinimit për shtatë vende, ku mes tyre është edhe Shqipëria.

Tashmë qytetarët shqiptarë do të munden që me një pasaportë dixhitale të një vaksine të miratuar nga EMA të qarkullojnë lirshëm në BE.

Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders tha se situata është e favorshme që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe se është koha për të kompensuar humbjet e muajve të kaluar.

Njoftimi i KE:

Sot, shtatë vendime të reja që vërtetojnë se certifikatat COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja janë ekuivalente me Çertifikatën dixhitale COVID të BE-së. Si rezultat, shtatë vendet dhe territoret do të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE -së për COVID. Në të njëjtën kohë, vendet dhe territoret ranë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale COVID të BE për udhëtime nga BE në vendet e tyre.

“Gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurtë falë Certifikatës dixhitale të COVID të BE -së. Kjo është një situatë e favorshme: qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar. Që nga qershori, janë lëshuar më shumë se 420 milion certifikata të BE -së. 

Prandaj unë mirëpres që gjithnjë e më shumë vende jashtë BE -së po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm. Një numër i përgjithshëm i 42 shteteve-27 shtete anëtare të BE dhe 15 vende jo anëtare të BE-tani po marrin pjesë në sistemin e certifikatës dixhitale të COVID COVID të BE, duke konfirmuar certifikatën e BE si një standard ndërkombëtar”, tha komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders.

LEXO EDHE:  Hapja e kufijve në 1 korrik/ Ballkani Perëndimor i privilegjuar në KE

Komisioni miratoi dje shtatë vendimet e reja. Vazhdon bashkëpunimi me vendet e tjera të treta për t’i lidhur ato me sistemin e BE -së. Më shumë informacion mbi Certifikatën dixhitale të COVID -it të BE -së mund të gjenden në faqen e internetit të dedikuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Spartak Ngjela flet për dosjen që dërguan në PD/ “Basha me shpirt ndër dhëmbë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha SHBA i ka dhënë një dosje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe se ai me shpirt ndër dhëmbë ka kërkuar përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Në emisionin “Breaking” në Top Neës, Ngjela tha më tej se nuk e kuptonte se çfarë kërkonte Berisha me lëvizjen që kishte nisur.

Unë nuk e kuptoj se çfarë po kërkon Berisha. SHBA i dha një mundësi PD-së, largoni personin “non grata” dhe të vazhdojmë bashkëpunimin. Me shpirt nëpër dhëmbë e bëri Basha. Liderit të PD i kanë dhënë edhe një dosje. Ç’faj kanë shqiptarët që Amerika të ka nxjerrë ty “non grata”?”, është shprehur Ngjela.

LEXO EDHE:  Propozimi i KE-së/Kush do të udhëtojë, duhet të aplikojë për autorizim

LEXO EDHE:  A do e bëjë vaksinën e Covid-19?/ Përgjigjet Meta: Varet nga...



Më tej ai ka deklaruar se ishte në dijeni të vendimit të Bashës, se çfarë qëndrimi do të mbante ai.

Unë e dija se Basha do ta merrte këtë vendim. Basha do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri. Berisha po tenton ta dëmtojë përmes turit. Kur ta godasë turin politika amerikane, do marrë fuqi Basha. Fuqia e Bashës është në dëm të Ramës, balancohen krahët e politikës. Do ketë një konkurrencë normale në politike. Dalin këto të miat”, ka thënë Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rreziku është i madh”/ Tritan Shehu “nxjerr zbuluar” Ramën: Ka vetëm një zgjidhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti I PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimit të këtij të fundit për krizën energjitike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se Rama duhet t’iu tregojë shqiptarëve se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë here.

Duke iu referuar edhe menaxhimit të situatës së pandemisë së Covid-19. Tritan Shehu shkruan se Rama e çoi vendin në greminë.

Po ashtu ai thekson se për këtë situatë të krijuar në vendin tonë, nuk ka tjetër “mjekim”, por vetëm një zgjidhje që sipas tij është largimi i Ramës.

Sot, Rama kur thote: “kriza” energjitike, goditje si Covid, duhet të shpjegoje se deri në çfarë katastrofe ka projektuar ta cojë vendin këtë herë.

Se me Covid-in deri tani na ka bërë ta “paguajmë” me 16 mijë të vdekur, mbi 150 M.Euro të paguara nga xhepi i qytetarëve, shëndet të shkatërruar.

Edhe “fushatën” Covid e filloi një ditë duke projektuar “kodra me varre”, autokolona me arkivole, tanke e autoblinda nëpër rrugë…..pastaj zhdukje, fshehje,”avullim” të tij!

Dhe në fakt e shpuri vendin deri aty, deri në “greminë” me keqmenaxhimin e tij.

Kështu tashmë kemi arritur në “majën” e Botës për numrin e viktimave, për mjekët e humbur, dëmin shëndetësor e ekonomik të qytetarëve.



LEXO EDHE:  KE rekomandon hapjen e negociatave/ Reagon Taulant Balla

LEXO EDHE:  Analisti tregon pse KE dha rekomandimin pa kushte për hapjen e negociatave

Dhe për këtë “krizë” kështu doli, një të djelë, duke ndjellur më të eqen, duke bërë Kasandrën.

Pra realisht rreziku është i madh:

Por këtë herë jo nga “kriza” reale, por nga ajo, që Rama ka në mendjen e tij, ka në projeksionet e tij.

Në atë që ky Kryeminister e Qeveri e dështuar, në amulli e coroditje të plotë, kërkon t’i ofrojë përsëri shqiptarëve.

Për të keqen e tyre!

Dhe kjo do vazhdojë deri sa ky regjim të shembet.

Tjeter “mjekim” nuk ka, as “ilace”, as “vaksina”.

Duhet vetëm “kirurgji”, dhe shumë e gjerë kjo!”-shkruan Tritan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

FOTO-Stuhi ere në Tiranë/ Rrëzohet pema në liqenin artificial

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Që prej ditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm më erëra të forta.

Kjo ka bërë që sot të rrëzohet një pemë në liqenin artificial në Tiranë.



Fatëmirësisht rrëzimi i pemës nuk ka shkaktuar asnjë të lënduar vetem disa dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE