Connect with Us

Fjolla Morina lirohet nga burgu

Kronika

Fjolla Morina lirohet nga burgu

Publikuar

-

cna show

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga  burgu. Lajmi është bërë publik nga vetë avokati i Këngëtares, ndërkohë që gjykata ka rëfuzuar ekstradimin e saj në Shqipëri.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua për armëmbajte pa leje. Ajo u arrestua në një lokal në Prishtinë për llogari të Interpol Tirana pas një kohe të gjatë arratie bashkë me partnerin e saj Fisnik Syla, në vënde ekzotike si Dubai dhe Maldive, ku këngetarja kurorëzoi edhe martesën me bisnesmenin.

Ishin mediat kosovare ato që publikuan edhe pamje nga momenti i arrestimit teksa këngëtarja ishte në lokal në Prishtinë.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i gardianit/ Si kalonte ditën dhe si sillej Fatos Nano në burgun e Bënçës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës bëri kërkesë për shpallje në kërkim ndërkombëtar të këngëtares më 20 prill të këtij viti, pasi u dënua me 6 vjet burgim për “Trafik të armëve dhe municionit”. Gjykata më herët ndryshoi edhe veprën penale nga “Armëmbajtje pa leje” në “Trafikim ndërkombëtar të armëve”, gjë që rëndoi akuzën ndaj  këngëtares./ CNA. al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.



Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  I dënuar për mashtrim/ Lirohet nga burgu fallxhori kosovar

LEXO EDHE:  Të dënuarit në burgun e Korçës në grevë urie/ Zbulohet arsyeja 

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Video-U la në arrest shtëpie/ Fjolla Morina shfaqet me personin qe “e do shumë”

LEXO EDHE:  Të dënuarit në burgun e Korçës në grevë urie/ Zbulohet arsyeja 



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Zbardhen detajet e plagosjes së dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjitrua pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”, ku nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” .



Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  ​Me kë është Fjolla Morina në Paris?!

LEXO EDHE:  Video-U la në arrest shtëpie/ Fjolla Morina shfaqet me personin qe “e do shumë”

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE