LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bukur edhe pa grim/ Këto janë 7 këshillat që duhet të ndjekim

15 Shtator 2021, 07:37, Lifestyle CNA
E bukur edhe pa grim/ Këto janë 7 këshillat që duhet të

Shumica e vajzave mendojnë se mënyra e vetme për të qënë më e bukur është make up-i. Por duhet të heqim dorë nga kjo ide sepse ekzistojnë edhe shumë mënyra të tjera për tu dukur më e bukur dhe e freskët. Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa kutinë e grimit.

Ky është një kusht. Duket si diçka që na e thonë të gjithë dhe nuk është nevoja të përsëritet, por disa nga ne e neglizhojnë. Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Një pastrues i ashpër dëmton qelizat e lëkurës dhe e bën atë të duket e thatë dhe më e ashpër. Kjo na detyron pastaj të përdorim make up dhe të fshehim këtë lloj difekti. Prandaj është shumë e rendësishme të lajmë fytyrën me një pastrues delikat. Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

Hidratuesit janë të domosdoshëm, por kujdes!!! Shumë hidratues kur nuk zgjidhen të përshtatshëm (conform llojit të lëkurës suaj) e bëjnë lëkurën e yndyrshme. Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Është e këshillueshme ta zgjidhni me – SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

E dimë që tingëllon e ccuditshme, por të përdorësh vazelinë në vend të maskarës (rimelit) është një mënyrë tashmë e provuar për t?u dukur më e bukur nëse nuk ke make up. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delicate si edhe mbron qerpikët tuaj nga rënia, shkruan CNA.al
Përdor vaj kokosi në vend të balsamëve të blerë në buzëve

Vajin e kokosit mund ta përdorësh për të hequr make up-in, por mund të përdoret edhe si balsam buzësh. Shumë nga balsamët që shiten në dyqane përmbajnë kimikate që mund t?i thajnë buzët dhe t?i bëjnë të duken të zbehta. Vetëm pak vaj kokosi do i mbante ato të hidratuara dhe do zbuste pjesët e dëmtuara.

Është normale që t?i mbajmë vetullat nën kontroll dhe në formën që na shkojnë, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t?i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht.

Kjo është këshilla më më vlerë që mund të japim. Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme, me shumë fruta dhe perime. Ushqyerja e duhur është një nga këshillat kryesore që mund të ndiqet nëse do të dukesh më e bukur pa u grimuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga