Connect with Us

“Do dal nga burgu dhe do të vras!”/ Anila Hoxha zbardh detaje të reja nga krimi që tronditi Fierin

Kronika

“Do dal nga burgu dhe do të vras!”/ Anila Hoxha zbardh detaje të reja nga krimi që tronditi Fierin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, nga ish-bashkëshorti ka tronditur opinion publik, duke ngjallur reagime të shumta.

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Open”, ka rrëfyer se dy javë para se të dilte nga burgu, Elton Metaj ka marrë në telefon viktimën, Sabrina Bengajn duke e kërcënuar se do ta vriste kur të dilte nga qelia.

Sipas saj kjo vrasje nuk do të ndodhte nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre duke e mbajtur prapa hekurave.

 “Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. 

Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.



Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  “Droga që u kthye në oriz”/ Anila Hoxha tregon të pathënat e operacionit para kamerave

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet i riu

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Fier, kufizim qarkullimi per mjetet e renda gjate sezonit veror

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë/ Gjendet i pajetë në kanal 22 vjeçari



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Zbardhen detajet e plagosjes së dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjitrua pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”, ku nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” .



Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Fier/ Pezullohen tre doganierë, lejuan të kalonin 2 furgona kontabandë

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë/ Gjendet i pajetë në kanal 22 vjeçari

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE