Connect with Us

“Çmontohet” familja mafioze Colombo/ Arrestohen të gjithë krerët

Bota

“Çmontohet” familja mafioze Colombo/ Arrestohen të gjithë krerët

Publikuar

-

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptarë

FBI i ka dhënë një goditje të fortë Mafias në Nju-Jork dhe Nju Xhersi, pasi ka arrestuar të gjithë figurat kryesore të familjes Colombo, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të parave, infiltrimit përmes kërcënimit në sindikata, zhvatje, etj.

Prokuroria bëri të ditur se në pranga përfundoi Andrew Russo, 87 vjeç, i cili besohet se është kreu i familjes Colombo. Gjithashtu, autoritetet arrestuan zëvendësin e tij, 83-vjeçarin Benjamin Castellazzo, si dhe 7 anëtarë të tjerë të familjes.

Prokurorët thanë se akuza ishin ngritur edhe ndaj këshilltarit të Russo-s, 66-vjeçarit Ralph DiMatteo, por ai mbetet në arrati.

Mes të arrestuarve ishte edhe “kapo” 75-vjeçar Vincent Ricciardo, i cili thotë në një përgjim të policisë se ishte i gatshëm të vriste kreun e një sindikate, nëse nuk luante sipas rregullave të tyre.

“Do ta fus në dhe, përpara gruas dhe fëmijëve, para shtëpisë së tij”, citohet të ketë thënë Ricciardo në dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane.

LEXO EDHE:  FBI arreston njeriun më të kërkuar në SHBA

Prokurorët thanë se synimi i familjes Colombo ishte që sindikata të merrte vendime që do t’i sillnin përfitime familjes.

“Gjithçka që kemi dokumentuar në këtë hetim tregon se historia përsërit veten”, tha prokurorja Jacquelyn Kasulis në një deklaratë për mediat.

“Familjet kriminale të Nju-Jorkut janë “shëndoshë e mirë”. Këta bosë, këshilltarë e ushtarë, me sa duket nuk e njohin historinë, dhe duket se nuk e kuptojnë që do t’i kapim”.

Familja mafioze Colombo është një prej organizatave kriminale kryesore të Nju-Jorkut, me një aktivitet të dokumentuar prej vitit 1950.

Pavarësisht luhatjeve të ndryshme përgjatë viteve, hetimi i FBI tregoi se ajo vijon të jetë aktive në Shtetet e Bashkuara./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OKB-ja kërkon moratorium në përdorimin e inteligjencës artificiale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Organizata e Kombeve të Bashkuara po u bën thirrje vendeve të vendosin një moratorium në përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale e cila cenon të drejtat e njeriut.

Shefja e të drejtave të njeriut të OKB-së tha se përdorimi i kësaj lloj teknologjie paraqet rrezik serioz për të drejtat e njeriut, përfshirë sistemet e skanimit të fytyrës në hapësirat publike.

OKB-ja ngre shqetësimin për përdorimin e teknologjisë përmes së cilës bëhet përpjekje të mësohet gjendja emocionale dhe mendore e njerëzve duke i analizuar shprehjet e tyre të fytyrës ose lëvizjet e trupit.

Apple rrit sigurinë ndaj softuerit të spiunimit Pegasus

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, tha se vendet duhet të ndalojnë përdorimin e inteligjencës artificiale që nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

OKB-ja kërkon që ndalesa të bëhet për sistemet qeveritare të “vlerësimit shoqëror” përmes së cilës i gjykojnë njerëzit bazuar në sjelljen e tyre dhe kategorizimin e njerëzve në grupe sipas përkatësisë etnike ose gjinisë.

Inteligjenca artificiale mund të përdoret si një mjet i dobishëm, por ajo gjithashtu mund të rezultojë me efekte negative, mbase edhe katastrofike, nëse përdoret në fusha që cenojnë dhe ndikojnë në të drejtat e njeriut, tha Bachelet përmes një deklarate.

LEXO EDHE:  FBI e kishte futur në listën e më të kërkuarve/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

LEXO EDHE:  Miratohet ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit/ Anëtarët trajnim nga FBI, nën testin e të vërtetës



Kombet e Bashkuara përmes një raporti kanë thënë se vendet dhe bizneset janë duke nxituar në përdorimin e inteligjencës artificiale pa marrë masa mbrojtëse të cilat parandalojnë diskriminimin dhe dëme tjera.

Raporti nuk bën thirrje për ndalimin e plotë të teknologjisë së njohjes së fytyrës, por tha se qeveritë duhet të ndalojnë skanimin e veçorive të njerëzve në kohë reale derisa të konfirmohet se mjetet e përdorura për këtë janë adekuate dhe nuk shkelin të drejtat e njeriut.

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

Asnjë vend nuk përmendet në raport, por ka kohë që komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar Kinën për përdorimin e kësaj teknologjie në veçanti në rajonin Ksinjiang, ku jetojnë pakica myslimane ujgure.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka shprehur shqetësime në lidhje me përdorimin e kësaj teknologjie.

“Është shumë e frikshme nëse mendoni për mënyrat se si intelegjenca artificiale mund të përdoret në një mënyrë diskriminuese”, tha Sekretarja Amerikane e Tregtisë Gina Raimondo gjatë një konference online në muajin qershor.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos e lejojmë një gjë të tillë”, pati thënë ajo./Rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në fund të muajit, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Bashkimin Evropian.

67-vjeçarja Merkel është në pushtet që nga viti 2005 dhe është kancelarja e tretë më jetëgjatë në historinë gjermane, pas Otto von Bismarkut në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe Helmut Kohlit në shekullin e njëzetë. Ajo ka qenë e vetmja grua kancelare në vend.

Për 16 vjet zonja Merkel ka qenë në qendër të politikës gjermane – dhe në një masë të madhe edhe të politikës së Bashkimit Evropian.

Ajo është parë gjerësisht si një prani e qëndrueshme në bllok, si politikane e pjekur që mund të qetësojë dhe zbusë mosmarrëveshjet, shpesh duke gjetur një rrugëdalje nga mosmarrëveshjet në dukje të pazgjidhshme mes 27 shteteve anëtare, duke i shtyrë ose mbyllur ato.

David Cameron i Britanisë iu drejtua pikërisht zonjës Merkel kur donte të siguronte një marrëveshje që ai shpresonte se do ta ndihmonte për të fituar Brexit 2016 – dhe pasardhësi i tij konservator britanik, Boris Johnson, i bëri thirrje Berlinit për të ndihmuar në zgjidhjen e një ngërçi në bisedimet e daljen nga blloku midis Londrës dhe Brukselit, të cilat shmangën një kolaps të plotë të marrëdhënieve midis BE -së dhe Britanisë.

Kriza e Euros

Zonja Merkel ndihmoi në nxjerrjen e bllokut nga kriza financiare e vitit 2008 dhe ajo pasuese e Euros kur monedha e bllokut ishte e rrezikuar rëndë.

“Nëse Euro dështon, Evropa dështon,” paralajmëroi zonja Merkel ndërsa stuhia ekonomike intensifikohej. Ajo mori drejtimin e zbatimit të masave të ashpra shtrënguese në vendet me borxhe të Evropës Jugore, ndërsa në të njëjtën kohë mbështeti ndihmën dhe huatë për vendet anëtare të BE -së në vështirësi. Ajo gjithashtu mbështeti Bankën Qendrore Evropiane në blerjen e sasive të mëdha të obligacioneve qeveritare dhe uljen e normave të interesit në zero, duke i krijuar mundësinë kreut të kësaj Banke, Mario Draghi të përmbushte premtimin e tij për të bërë “gjithçka që duhet” për të shpëtuar Euron.

Edhe Yanis Varoufakis, ish -ministri grek i financave, i cili debatoi me zonjën Merkel për kushtet e ashpra të shpëtimit që Berlini i imponoi Athinës, ia atribuon asaj shpëtimin e monedhës evropiane.

“Menaxhimi i krizës ka qenë gjithmonë pika e saj e fortë, qoftë me shpëtimin e Euros gjatë krizës globale financiare të 2009, mbajtjen të bashkuar të Evropës gjatë krizës së refugjatëve, ose tani duke u përballur me pandeminë,” vë në dukje Judy Dempsey e qendrës së studimit Carnegie Europe kohët e fundit në një analizë mbi trashëgiminë e zonjës Merkel.

Vlerësime të përziera

Por analistja e qendrës Carnegie gjithsesi e cilëson të përzierë dhe “të paqartë” trashëgiminë e zonjës Merkel. Në frontin e jashtëm “trashëgimia e saj, megjithatë, është jokonsistente, veçanërisht në lidhje me Rusinë dhe Kinën dhe disa prej vendeve anëtare të BE -së,” thotë ajo. Për disa kritikë ajo nuk ka qenë mjaft e ashpër me Rusinë dhe ka qenë shumë e gatshme të lejojë përfitimet dhe biznesin të përcaktojnë marrëdhëniet me Pekinin.

Edhe Robert Terrell, një studiues i Gjermanisë moderne në Universitetin Syracuse në Nju Jork, mendon se arritjet e saj janë të përziera, megjithëse ai thotë se vlerësimet për zonjën Merkel “do të vazhdojnë të ndryshojnë pasi kontekstet shoqërore të ndryshuara informojnë politikën e kujtesës.”

“Në Evropë, Recesioni i Madh dhe Kriza Evropiane e Borxhit e vendosën Merkelin në pozicionin e palakmueshëm të përpjekjes për të stabilizuar ekonominë e mbi 20 shteteve,” i tha ai Zërit të Amerikës. Ndërsa shtysa e saj për masat shtrënguese u prit mirë në Gjermani, ajo çoi në një shkallë të shovinizmit kulturor midis gjermanëve ndaj grekëve.

“Në Greqi, ajo mbetet një figurë përçarëse, me disa qytetarë grekë që e fajësojnë atë për një nga periudhat më të zymta të periudhës së fundit,” thotë ai. Ndjenja euro-skeptike është rritur gjithashtu në mënyrë dramatike në Itali dhe Spanjë.

LEXO EDHE:  Skema e FBI-së mbrojti kryeministrinë

LEXO EDHE:  FOTO - Aksidenti i rëndë në Vlorë/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën

Megjithëse vendimtare për krizën e Euros, pjesa më e madhe e arritjeve të saj i atribuohet atij që ndihmësit e saj e quajtën “durim strategjik”.



Në vitin 2015 “botuesi i fjalorit gjerman Langenscheidt njoftoi se ” merkeln ” – një formë foljore e emrit të Merkelit – ishte një ndër pretendentët për” Fjalën e re të vitit “.

Kuptimi i saj ushte që të mos bëje asgjë nga kujdesi i tepërt, ose të shqyrtoje diçka në mënyrë shterruese. Qoftë falë stilit të saj politik, apo një përpjekjeje të ndërgjegjshme për të shmangur kritikën gjinore për impulsivitet, zonja Merkel bëri një vendimmarrje të kujdesshme, “thotë prof. Terrell.

Migrimi dhe nacionalizmi

Megjithatë ajo nuk u tregua e tërhequr kur ishte fjala për krizën e migrimit të viteve 2015-16, kur qindra-mijëra azilkërkues nga Lindja e Mesme, Afrika nën-Sahariane dhe Azia Qendrore hynë në Evropë. Kritikët e zonjës Merkel thonë se politika e saj fillestare e dyerve të hapura inkurajoi valët e migrimit që goditën Evropën dhe tronditën politikën e kontinentit, duke nxitur forcimin e partive nacionaliste populiste.

“Kriza e refugjatëve ishte një moment tjetër i rëndësishëm gjatë qeverisjes së saj – që padyshim do të luajë një rol kyç në trashëgiminë e saj,” thotë zoti Terrell.

“Vendimi i Merkelit për të mirëpritur mbi një milion refugjatë që nga viti 2015 e la vendin të ndarë. Përkrahësit e ‘kulturës mikpritëse’ – ndihmuan në pajisjen e refugjatëve të ardhur me para, furnizime dhe strehim urgjent. Të tjerët rezistuan, duke e bërë krizën e refugjatëve një katalizator për ndjenjat gjithnjë e më radikale nativiste, “thotë ai.

Kjo gjithashtu nxiti tensione dhe përplasje me vendet e tjera anëtare të BE -së, veçanërisht me vendet fqinje të Evropës Qendrore, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë.

Zhvendosja tek centrizmi

Në Gjermani përshtypjet për të janë më të qarta.

“Nën drejtimin e Merkelit, Gjermania ndryshoi. Ajo e zhvendosi partinë konservatore CDU të dominuar nga meshkujt drejt qendrës, gjë që nuk është e lehtë për dikë të rritur në Gjermaninë Lindore komuniste dhe babai i të cilit ishte një pastor lutheran,” thotë studiuesja Dempsey.

“Ajo shfuqizoi rekrutimin ushtarak, pranoi martesën e personave të të njëjtit seks, u dha prindërve më shumë fleksibilitet kur ishte fjala për të marrë leje për fëmijët e porsalindur dhe mbështeti caktimin e një rroge minimale,” thotë Dempsey.

Mbështetësit e saj gjithashtu e vlerësojnë atë për mbylljen e 17 stacioneve bërthamore të Gjermanisë, një përmbysje e politikës pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë, një lëvizje e guximshme politike përballë lobit të fuqishëm energjetik të vendit. Edhe pse armiqtë e saj – dhe disa ligjvënës të Gjelbër – kanë theksuar gjithashtu se mbyllja e stacioneve të energjisë do të thotë që Gjermanisë i është dashur të përdorë së tepërmi qymyrin, duke rritur emetimet serë.

Por ashtu si edhe në skenën e politikës së jashtme, disa kritikë vënë në dukje se për shumicën e 16 viteve në post, zonja Merkel preferoi që në frontin e brendshëm të bënte sa më pak të ishte e mundur, të menaxhonte dhe të bënte ndryshime të vogla, në vend që të përcaktonte objektiva të gjera vizionare dhe të përpiqej t’i arrinte ato.

“Vitet e Merkelit ishin një periudhë qendrueshmërie dhe mbështetjeje në vazhdimin e papërcaktuar të prodhimit dhe modelit të rritjes të nxitur nga eksporti i vendit”, thotë për Zërin e Amerikës Dalibor Rohac, një analist në Institutin American Enterprise, një qendër studimore në Uashington.

“Megjithatë, pa rritjen e produktivitetit, vazhdimi i status quo-së nuk është një garanci për mirëqenie të pakufishme ekonomike,” paralajmëron ai.

Ai thotë se arritja e Merkel ishte që të kishte shmangur konfliktin sa më shumë që të ishte e mundur gjatë 16 viteve të fundit. Për gjermanët kjo ka qenë një dhuratë siguruese./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjykata Speciale nis gjyqin ndaj Salih Mustafës më 15 shtator

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 15 shtator do të nisë gjykimi i parë në Hagë ndaj Salih Mustafës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për veprat që dyshohet t’i ketë kryer.

Sipas Dhomave të Specializuara në gjyqin kundër Mustafës janë siguruar 16 dëshimitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona.

“Trupi Gjykues ka planifikuar disa seanca për muajt shtator dhe tetor. Gjykatësit kanë bërë të ditur se Prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta”, është thënë në komunikatë.

Përveç Mustafës, procese gjyqësore pritet të nisin edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.



Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

LEXO EDHE:  Rama kronikë për inceneratorët/ Ironizon Klodian Tomorri: Paskemi vuajtur kot, si s’na vajti mendja ta merrnim në redaksi

LEXO EDHE:  Sherr në familje/ Burri lë jashtë shtëpisë gruan

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./ REL

LEXO TE PLOTE