Connect with Us

Berisha “zbret” në terren/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Të bëhemi bashkë për fitore

Politikë

Berisha “zbret” në terren/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Të bëhemi bashkë për fitore

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon referendum në PD për të rrëzuar vendimin personal të Lulzim Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

E duket se pas mbështetjes që ka gjetur nga FRPD, edhe grupimi ‘Për PD’ mbështet aksionin e tij politik.

Edvin Kulluri, pjesë e grupimit ‘Për PD-në’, tha në një intervistë për ‘Report Tv’, se Sali Berisha është i mirëpritur në aksionin e tij politik, por duhet të jetë i qartë në idetë që ai ka, që ta fusë partinë në një cikël demokratik. Kulluri tha se Berisha gëzon mbështetje në bazë, por synimi kryesor është që të demokratët të bëhen bashkë në mënyrë që të rikthejnë PD-në tek fitorja.

‘T’i kishte bërë hesapet mirë. Lulzim Basha nuk ka asnjë të ardhme në krye të PD-së.  PD është pronë e demokratëve. Gjithë ky lum njerëzish e bën të mundur kthimin e kësaj situatë në normalitet. E ardhmja e PD-së është vetëm krimi në normalitet dhe demokracinë e brendshme dhe garës brenda saj. Berisha ka lënë një parti të bashkuar që ka qenë e qartë ideologjikisht, pasi humbi dha dorëheqjen me një akt demokratik. Berisha nuk ka heshtur i ka thënë pikëpamjet e tij. Berisha është mirëpritur nga anë jonë që të vijojë një aksionin të ri politik. Nëse pikëpamjet tona përputhen ne do ta ndihmojmë në këtë proces pasi është një proces për ta kthyer PD-së demokracinë e brendshme. Ai që drejton partinë ta fusë partinë në një cikël politik demokratik. Na bën bashkë kauza. Qëllimi është që të jemi të bashkuar dhe të arrijmë në fitore. Berisha gëzon mbështetje në bazë, por duhet të jetë i qartë në atë që duhet bëjë. Mos kini dyshim për sovranitetin, por presim mesazhet e duhura.’- tha Kulluri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha: Jam shpallur ‘non-grata’ sepse kam kërkuar shpalljen ‘non-grata’ të George Soros

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, ish Kryeministri Sali Berisha ishte dje në Korçë ku ka mbajtur foltoren e radhës.

Berisha ka ndarë dhe disa video nga ky takim, ku ai shpjegon arsyen se pse është shpallur nongrata.



“Jam shpallur nongrata sepse kam kërkuar shpalljen nongrata të George Soros, i cili është një armik i betuar i forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë”, shkruan Berisha në tekstin që shoqëron videon./CNA.al

LEXO EDHE:  Foto-Arrestohet gjobaxhiu i bizneseve/ Mik me Edi Ramën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në PD/ Edith Harxhi flet për raportet me Berishën dhe “inatet politike” kundër Bashës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi në forumin rinor të CDU-së/ “Krenar për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, ndodhet në Gjermani ku forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.

Këlliçi është një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Ai ka ndarë dhe disa foto nga ky takim, ku shprehet krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union

“Pas 1 viti shkëputje për shkak të pandemisë, sërish koha për Deutschlandtag. Sot në Münster, aty ku Junge Union, forumi rinor i CDU-së, po mban kongresin e përvitshëm, këtë herë me temë: “Plani ynë për një parti moderne dhe për qytetarët”.



LEXO EDHE:  Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

LEXO EDHE:  Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

Më nderon pjesëmarrja me ftesë si një nga 35 të rinjtë që përfaqësojnë forumet rinore partnere me Junge Union.

Me kënaqësi dëgjova fjalën e Z. Armin Laschet, kryetari në detyrë i CDU, kandidati për kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe të personaliteteve të larta e drejtuesëve kryesorë të CDU.

Krenar dhe mirënjohës për bashkëpunimin midis FRPD dhe Junge Union!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja” e Korçës/ Balliu: Bashkim i demokratëve kundër armikut numër një, Edi Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ditën e djeshme, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur “Foltoren” e radhës në Korçë.

I pranishëm ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij pas takimit, ka theksuar se kjo ‘foltore’ po rikthen energjinë dhe entuziazmin për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës.

Sipas Balliut, qëllimi themelor i saj, është përballja me armikun numër një, i cili e ka emrin Edi Rama.



“Është një moment i cili po rikthen entuziazmin dhe energjinë për t’u përballur me regjimin dhe për t’u përballur me gjithë krimet që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Në këtë aspekt ajo që vlen për t’u vlerësuar është që ‘Foltorja’ ka për qëllim bashkimin e gjithë demokratëve në gjithë Shqipërinë.

PD me anë të kësaj ‘foltoreje’ dhe me Kuvendin që do të bëhet së shpejti do të bashkohet dhe do të jetë gati për të përmbysur një herë e mirë regjimin e Ramës. Qëllimi themelor i kësaj ‘foltoreje’ është bashkimi i demokratëve për t’u përballur me armikun numër një që e ka emrin Edvin Kristaq Rama”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE