LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Berisha nxori në pah ligësinë e Lulit”/ Ish-ministri tregon çfarë po ndodh në PD

15 Shtator 2021, 08:16, Politikë CNA
“Berisha nxori në pah ligësinë e Lulit”/ Ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në PD, shkruan se ata që kërkojnë ?dorëheqjen? e Berishës, kërkojnë që të vënë në ?gjumë?, debatin në parti.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se Berisha nuk ka nga çfarë të tërhiqet, kur nuk ka asgjë tjetër përveç fjalës.

Gjithashtu Manjani shkruan se ajo çfarë u konstatua tashmë, është se Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje.

?Do tërhiqet Berisha? që të rrijë rehat PD zyrtare- është teoria tjetër me të cilën duan të vënë në gjumë debatin brenda PD.

Çështja është se nga çfarë do tërhiqet Berisha?! Berisha nuk ka asnjë post drejtues nga i cili të tërhiqet. Atëhere nga çfarë?!

Konstatimi i Tij është i qartë dhe definitiv: Lulzim Basha nuk fiton më zgjedhje. Nga se të tërhiqet nga ky konstatim?! Po ky është fakt i gjithpranuar.

Ky fakt është i ulur aty, këmbëkryq, mu në PD zyrtare. Kjo e fundit sa të këtë Lulin aty NUK FITON. Halli ishte të provohej e kundërta, po për të lexuar këtë realitet, pra që Luli nuk fiton, ska nevojë më për shumë mend.?-shkruan Manjani.

Më tej, ai shkruan se Berisha nxori në pah jo vetëm paaftësinë por edhe ligësinë e Bashës, ndërsa shton se ata që kërkojnë largimin e Berishës, i shërbejnë Ramës.

?Natyrisht konstatimi, tashmë i bërë publik edhe nga Berisha, është fatalisht provë që e bëri krejt të lexueshëm paaftësinë dhe ndoshta edhe ligësinë e Lulit.

Tani, në daç të tërhiqet në daç jo Berisha nga kjo (as)gjëja Luli nuk fiton zgjedhje. Askush, ose që të jemi fair, pakkush mund ti shkojë pas më Lulit. As bashkinë e Kamzës nuk e fiton dot më?

Ky është fakti!

Ky duhet të jetë edhe halli i PD, jo Berisha!

Kush e sheh të keqen tek Berisha, që ska asgjë në dorë përveç fjalës, i shërben Ramës.

Nuk di llogjikë tjetër.?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga