Connect with Us

Bakajoko dhe Ibra mungojnë ndaj Liverpulit, në dyshim edhe Tonali

Seria A

Bakajoko dhe Ibra mungojnë ndaj Liverpulit, në dyshim edhe Tonali

Publikuar

-

Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit, sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjen që “djalli” do të luajë sot në mbrëmje ndaj Liverpulit në “Anfield”, të vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions.

Lajmi qarkulloi që gjatë paradites, teksa u konfirmua nga trajneri Pioli i cili foli për një acarim në tendinën e Akilit për suedezin. Dëmtimi me sa duket nuk është i rëndë, por do të ndikojë për 39-vjeçarin duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.

Një goditje për trajnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lacios në fundjavën që sapo lamë pas. Mungesë e sigurt është edhe ajo e Tiemu Bakajokos. Francezi u dëmtua kundër Lacios ku qëndroi në fushë vetëm 14 minuta.

Ai ka një problem në këmbën e majtë, por dëmi nuk është përcaktuar ende çka bën që të mos dihen afatet e riaftësimit të tij. Sikur të mos mjaftonte Bakajoko, problem ka ankuar edhe Sandro Tonali, njeriu më në formë i mesfushës kuqezi. Mesfushori ka një mbilodhje e cila i pengoi të merrte pjesë në stërvitjen e fundit të Milanit në prag të ndeshjes së sotme në orën 21:00.

Ndryshe nga Ibra e Bakajoko, ai është grumbulluar dhe mund të përdoret nga Pioli, që gjithsesi ka shansin të rikthejë mesfushorë e titullarë të përbërë nga Kesi e Benaser për të mos rrezikuar 21-vjeçarin e blerë te Bresha. Vendimet e fundit do të merren gjatë ditës së sotme, me Piolin që po mendon edhe për balotazhin e sulmit mes Rebiçit dhe Zhirusë. Ky i fundit nuk ka formën optimale pasi vetëm në fundjavë u shërua nga COVID-i.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani rikthehet te fitorja, mposht Venezian dhe arrin Interin

Publikuar

-

Nga

Milani vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Serinë A. Kuqezinjtë mposhtën pastër 2-0 Venecian në San Siro duke mos e provuar ende shijen e humbjes në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Milani u pa dominante që në start të pjesës së dytë. Brahim Diaz kaloi kuqezinjtë në avantazh pas një superaksioni nga krahu i majtë i Teo Hernandez.



Ky i fundit u bë sërish protagonist në minutën e 82-të duke vulosur shifrat në 2-0 . Një fitore e pastër për Milanin që e shikon vetën në vendin e parë të Serisë A së bashku me Interin në kuotën e 13 pikëve.

FT| MILAN-VENECIA 2-0

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Vjen triumfi i parë në Serie A, Juventus fiton me vuajtje ndaj Spezias

Publikuar

-

Nga

Juventusi gjeti sot më në fund fitoren e parë në Serie A. Skuadra e Max Allegrit triumfoi ndaj Spezias në transfertë me shifrat 2-3 pas një ndeshje shumë të komplikuar për ta dhe plot spektakël.

Moise Kean shënoi për bardhezinjtë në minutën e 28-të, por Spezia u rikthye shpejt në lojë dhe përmbysi me Gyasi në minutën e 33-të dhe Antiste në të 49-ën.

Bardhezinjtë nuk u tronditën nga dy golat e pësuar, por reaguan shpejt dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke përmbysur dhe rikthyer avantazhin.



Chiesa shënoi në minutën e 66 dhe De Ligt në të 72-ën. Me këtë fitore Juve merr tre pikët e para dhe grumbullon 5 të tilla, duke u renditur në vendin e 12-të. ndeshja tjetër mes Salernitanës dhe Spezias u mbyll 2-2.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ “Gjakoset” Fiorentina-Inter, shufra hekuri dhe mjete piroteknike, tifozët e dy skuadrave përleshen në rrugë

Publikuar

-

Nga

Pas ndeshjes Fiorentina-Inter e cila përfundoi 1-3 tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur me njëri-tjetrin.Siç tregohet në një video të publikuar nga Football Italia, të dy grupet e tifozëve u përleshën dhe u goditën në mes të rrugës. Shufra, shkopinj dhe mjete piroteknike u përdorën në përleshje.Skena gjithashtu u filmua pjesërisht nga kamerat, tani ajo po shqyrtohet nga hetuesit.

Menjëherë pas përplasjeve, policia ndaloi dhe kontrolloi disa makina me 18 tifozë të Interit të cilët ishin pajisur me shkopinj hekuri, gome dhe druri. Nga 18 tifozët, të gjithë me origjinë nga Lombardia, 13 janë tashmë të njohur për policinë dhe nga këta 6 për krime të veçanta në fushën e sportit. Policia ka identifikuar gjithashtu 12 persona që banonin në zonën e Firences, pozicioni i tyre po shqyrtohet nga policia.

LEXO TE PLOTE